Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

PayPal

Studime dhe tekste letrare, Giussepe Valentini Shihe të plotë

Studime dhe tekste letrare, Giussepe Valentini

Giuseppe Valentini, me një dashuri të ethshme e gjithnjë në rritje, shoqëruar nga një ndërmarrje rigoroze kulturore, u nxit në njohjen e thellë të çdo manifestimi të jetës së popullit shqiptar, të gjuhës, të zakoneve etnike, të historisë politiko – sociale, me rezultate të tilla në çdo disiplinë sa të konsiderohet sot me të drejtë një mjeshtër i albanologjisë.

Info shtesë

2876

Disponueshëria: Ne gjendje

$14.09

Titulli: Studime dhe tekste letrare
Origjinali: Studime dhe tekste letrare
Gjinia: Studim letrar
Autori: At Giussepe Valentini
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2010
Fq. 504
Pesha: 0.63 kg
ISBN: 978-99956-57-46-8

Koment nga Giuseppe Gradilone

Giuseppe Valentini, me një dashuri të ethshme e gjithnjë në rritje, shoqëruar nga një ndërmarrje rigoroze kulturore, u nxit në njohjen e thellë të çdo manifestimi të jetës së popullit shqiptar, të gjuhës, të zakoneve etnike, të historisë politiko – sociale, me rezultate të tilla në çdo disiplinë sa të konsiderohet sot me të drejtë një mjeshtër i albanologjisë. Madje, prania e figurës së tij prej studiuesi në fushta të ndryshme të shkencave humane, e bën të kotë çfarëdolloj orvatjeje për ta klasifikuar produktin e tij në mënyrë përfundimtare.

Por pa dyshim përgatitja e spikatur dhe vepra prej historiani dhe etnografi, përbëjnë parakushtin e rëndësishëm të formimit të një metode personale në kritikën letrare shqiptare. Trajtimi i prurjeve të traditave kulturore dhe historike, nga më të moçmet në kohë deri te më të hershmet, në literaturën shqiptare, e cila në këtë mënyrë zhvillon gjithnjë e më shumë përvoja, motive dhe rryma që e kushtëzojnë qoftë në lindje ashtu edhe në zhvillimin e saj: ja, çfarë është në thelb metoda valentiniane.

Falë kësaj natyre të veçantë metodologjike mund të pohojmë pa grimë dyshimi se studimet e tij konstituojnë një hyrje të mrekullueshme në njohjen e problematikës së letërsisë shqiptare dhe të autorëve të saj, duke përbërë një kontribut të spikatur në historiografinë kritike shqiptare...