• Banner

Shenja te munguara ne letrat shqipe, Korab Hoxha

Duke e perifrazuar titullin e këtij libri, do të thosha se dhe vetë ky është një libër i munguar prej kohësh, që rreh të shqyrtojë e të vlerësojë prurjet e përvojës sonë më të mirë përkthimore përsa i përket poezisë ruse.

1 000 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shenja të munguara në letrat shqipe
Origjinali: Shenja të munguara në letrat shqipe
Gjinia: Kritikë letrare
Autori: Korab Hoxha
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2012
Fq. 304
Pesha: 0.341 kg
ISBN: 978-9928-109-35-4

Koment mbi librin

Duke e perifrazuar titullin e këtij libri, do të thosha se dhe vetë ky është një libër i munguar prej kohësh, që rreh të shqyrtojë e të vlerësojë prurjet e përvojës sonë më të mirë përkthimore përsa i përket poezisë ruse. Ajo që të bie në sy dukshëm është analiza moderne e strukturës poetike, çka sjell për pasojë dhe shkeljen e disa tabuve deri më tani krejt të paprekura.

Dhe kjo, padyshim, përbën një risi në fushën e përkthimit artistik. Përsa i përket mënyrës së shtjellimit, do të vija në dukje ndërthurjen e përjetimeve poetike me përfundimet shkencore që vijnë pas qëmtimesh të shumta modelesh përkthimorë e që grupohen rreth një metafore të gjetur, që autori e quan dukuria e hënës, prej së cilës, deri vonë, ne kishim njohur vetëm anën e ndritshme. Mendoj se, paskëtaj, hëna e poezisë ruse shpërfaqet e plotë në shenjat shqipe.

Prof. Dr. Ilia Lëngu Mbi autorin Korab Hoxha ka kryer studimet për Gjuhë – Letërsi, Universiteti i Tiranës. Ka shërbyer fillimisht për disa vjet si mësues, pastaj si gazetar i artit dhe kulturës në "Radio Tirana". Ndërkohë boton cikle poetike, ese, përkthime dhe artikuj kritikë në shtypin e përditshëm.

Në vitin 1994 ndjek studimet pasuniversitare në Institutin Letrar "Maksim Gorki", ndërsa në vitin 1995 ndjek leksione mbi letërsinë moderne dhe postmoderne në Universitetin e Sankt – Petërburgut. Aktualisht, është pedagog i letërsisë ruse pranë katedrës së gjuhëve sllave dhe ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, ku ka mbrojtur gradën "doktor" me studimin "Një vështrim krahasues mbi përkthimet poetike nga rusishtja në shqip në ndërkohët 1960 – 1990". Ky punim, i pasuruar dhe i zgjeruar më tej, u shndërrua në librin "Shenja të munguara në letrat shqipe", i cili tashmë, po i paraqitet një lexuesi më të gjerë.

Detajet e librit
Naimi
2470
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Pesë leksione mbi letërsinë, Bashkim Shehu

Duke ballafaquar vazhdimisht mendimin, racionalen me letërsinë, Bashkim Shehu nuk gjykon, ai shmang pronësinë e ideve dhe ndihet i lirë “të udhëtojë” me idetë e të tjerëve, duke iu bërë herë pas here modifikime të lehta ideve të shprehura nga dikush tjetër.

Çmimi 750 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001963

Botuesi: Botart

Shqyrtime letrare, Hamit Xhaferi

Në këtë vepër, autori ka parqitur analizat e tij letrare rreth disa prej autorëve shqiptarë, si: Gjergj Fishta, Faik Konica, Ali Asllani, Ernest Koliqi, Arshi Pipa, Petro Marko, Ali Podrimja, Fatos Kongoli, Martin Camaj dhe Rexhep Qosja.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

At Zef Pllumi, mes shkrimit dhe historisë

"Sjellja ndaj padër Zef Pllumit ka zbuluar fytyrën e dyshimtë të medias shqiptare", Fahri Balliu"At Zef Pllumi, mishërimi i vlerave tradicionale të shqiptarëve", Prof. Odile Daniel"Misionari i rebeluar: At Zef Pllumi", Prof. Dr. Sabri Hamiti"Të humbësh për të fituar", At Gazmend Tinaj

Çmimi 490 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2290

Botuesi: Naimi

Himni kombetar i shqiptareve, Valbona Karakaci

Një libër që zbardh historinë e plotë të himnit kombëtar. Është bërë një shekull dhe janë shpalosur shumë variante nga studiues dhe historianë të ndryshëm në dekada të ndryshme duke dhënë secili variantin e tij, por në fund të fundit vetëm një mbijetoi gjatë kësaj periudhe kohore "Rreth flamurit të përbashkuar".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Albas

Kritika letrare në Shejzat, Ymer Ciraku, Elona Plaku

Argumenti i këtij libri e ka të dorës së parë synimin për të dëshmuar se kritika letrare shqiptare tashmë e ka siguruar profilin e saj në rrugën përmbi një shekullore. Por mbi të gjitha nuk kanë munguar e nuk mungojnë të lëshohen ende rezerva apo refuzime për një mision tek e fundit të pakryer dot prej saj.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Rreth dosjes Bilal Xhaferi, Aida Tuci

Për herë të parë, me këtë libër, gazetarja Aida Tuci arrin të shpjegojë shterueshëm se çfarë ka ndodhur atë pasdite prilli të vitit 1968, në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve gjatë diskutimit të romanit "Dasma". Nëpërmjet dëshmive nga bashkëkohësit, dokumenteve arkivore, si dhe një bisede me Ismail Kadarenë, lexuesit i zbulohen të panjohurat e kësaj enigme.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000135

Botuesi: Ideart

Proza e Kutelit, Behar Gjoka

Mitrush Kuteli sot ka vendin në letërsinë shqiptare, sigurisht jo në atë vend që ia caktuen historiografët në vëllimet e kritikës e të periodizimit të letërsisë sonë. Diçka e tillë arsyetohet me faktin sepse Kuteli na paraqet si letrar një njeri kulture si vetje fort komplekse. 

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)