• Banner

  • Ka mbaruar
Tradita gojore si etnotekst, Shaban Sinani
  • Tradita gojore si etnotekst, Shaban Sinani

Tradita gojore si etnotekst, Shaban Sinani

Krahasimet përgjithësisht provokojnë, cënojnë, përafrojnë e po aq mos barazojnë. Por krahasimeve dhe metodës krahasuese, megjithëse moda mund t’u ketë shkuar, mundësitë nuk u kanë shterruar. Në filozofinë e botës së sotme është “të shohësh veten tek tjetri”.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Tradita gojore si etnotekst, studime për etno - folkloristikën krahasimtare
Origjinali: Tradita gojore si etnotekst, studime për etno - folkloristikën krahasimtare
Gjinia: Studim
Autori: Shaban Sinani
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2012
Fq. 372
Pesha: 0.467 kg
ISBN: 978-9928-109-22-4

Në vend të hyrjes

Disa vjet më parë, kur studiuesja e letërsisë Dhurata Shehri, drejtore e departamentit të letërsisë shqipe ne Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, më bëri ftesën për të mbajtur një kurs leksionesh për folkloristikë të krahasuar në shkollën e masterit, m'u desh t'I bëja vetes shumë pyetje. Si do të ishte më e vlerësueshme?

Një syllabus për bazat teorike, rëndësinë, qëllimin, metodat dhe funksionet e folkloristikës krahasimtare? Apo një lëndë që u mundëson studentëve e lexuesve njohjen e traditës gojore shqiptare përmes krahasimeve me tradita të tjera? Krahasimet përgjithësisht provokojnë, cënojnë, përafrojnë e po aq mos barazojnë. Por krahasimeve dhe metodës krahasuese, megjithëse moda mund t'u ketë shkuar, mundësitë nuk u kanë shterruar.

Në filozofinë e botës së sotme është "të shohësh veten tek tjetri". Kjo filozofi është themeli I eurokulturës dhe eurocentrizmit. Duket si një shpikje e botës së sotme dhe si një parim I krijuar për të përligjur dukuritë e mondializmit të shijeve të njerëzimit të shekullit të 20-të, por dukuria është zanafillëse, po aq zanafillëse sa edhe antagonizmi me tjetrin.

Grekët e lashtësisë antike përdornin opozicionin "ne dhe barbarët", në kuptimin "ne dhe ata që nuk flasin si ne"; por në të njëjtën kohë dhe opozicionin the tër: ne dhe simpatia/ empatia ndaj tjetrit. Pikërisht empatia është bërë në kohën e sotme qëllimi jashtëshkencor i kërkimeve antropologjike, që realizohet në procesin e zbulimit të vetës mes pasqyrave të të tjerëve.

Pikërisht kjo e bën krahasimin po aq të rëndësishëm sa dhe dikur, një shekull më parë, kur sundonin shkencat shoqërore në Europë e në botë, më një dallim thelbësor: dikur komparativizmi kishte për qëllim të theksonte ndryshimin, kurse sot po aq edhe përafrimin.

Detajet e librit
Naimi
SKU001973

Të dhënat

Autori
Shaban Sinani
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001959

Botuesi: Naimi

Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani

Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2585

Botuesi: Naimi

Kodiket e Shqiperise ne Kujtesen e Botes, Shaban Sinani

Monografia "Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" pasuron dijet tona për vlerat e trashëgimisë kulturore të krishtërimit të hershëm dhe për periudhën e gjatë e të vështirë që vijon. Monografia e analizon në mënyrë të gjithanshme këtë pasuri pak të njohur, madje dhe për vetë studiuesit e interesuar.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2617

Botuesi: Naimi

Hebrenjte ne Shqiperi, Shaban Sinani

Në Shqipëri nuk u miratuan kurrë ligje antihebraike dhe nuk ka pasur kampe përqendrimi për hebrenjtë. Shqipëria dhe shqiptarët shpëtuan jo 200 hebrenj vendës, por afro 15 – fishin e tyre, të ardhur nga Europa Qendrore dhe Ballkani.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2740

Botuesi: Naimi

Etnos ne Epos, Shaban Sinani

Koha e formimit të etnosit shqiptar është koha e formimit të eposit shqiptar, "gojëdhënës kombëtare", përkojnë jo rastësisht në një kalendar krahasimtar. Studimi ka për qëllim të identifikojë këtë kushtëzim dhe të argumentojë ndikimin e formimit të vetëdijes etnike parashqiptare në krijimin e eposit legjendar shqiptar.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2885

Ndajfoljet peremerore ne gjuhen shqipe, Shaban Sinani

Ky punim mbetet edhe sot më i ploti dhe më i miri për këtë kategori fjalësh. Ai është një kontribut me vlerë në morfo – leksikologjinë shqipe. Punimi është shkruar në vitin 1983, por po të nisesh nga niveli, raporti atëherë dhe sot thuajse fshihet krejt.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Naimi

Pyetje në albanologji, Shaban Sinani

Në këtë libër janë paraqitur studime mbi veprat e Aleks Budës, Angelo de Gubernatis, Demetrio Camarda – s, Dom Nikollë Kaçorrit, Dora D'Istrias, Hasan Cekës, Jeronim de Radës, Lef Nosit, Mahir Domit, Margaret Hasluck, Matteo Mandala – s, Maximilian Lambertz, Milan Sufflay – it, Qemal Haxhihasanit, Shaban Demirajt, Shehretit të Delvinës, Tahir Dizdarit,...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2914

Botuesi: Te tjere

Endrrat e ngrira te Enver Kushit, Resmi Osmani

Ëndrrat janë pjesë strukturore e prozave të Enver Kushit. Këtë ia lejon, për të mos thënë ia kërkon, stili dhe forma e prozës që shkruan. Shkrimtari i përdor ëndrrat jo vetëm si pjesë e trillimit artistik dhe pleksjen e tyre me ngjarje fantazmagorike, sureale, por edhe si pasqyrë e shfaqjes së gjendjeve të caktuara shpirtërore.

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Vargu folklorik, ndërtimi dhe gjinitë, vol. 1, Arshi Pipa

Kjo sprovë ia detyron qenien e vet një shmangieje nga puna ime mbi De Radën. Ndërsa po rropatesha me metrikën e Milosaos, krejt papritur u ndjeva se kisha ngecur. Kushdo mund ta shohë se metri i Milosaos përgjithësisht është i njëjti me tetërrokëshin trokaik që haset në pjesën më të madhe të poezisë gojore shqipe, si në toskërisht, ashtu edhe në gegnisht.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2246

Botuesi: Argeta LMG

Eminesku i injoruar, Lasgush Poradeci

Monografia për Emineskun me të cilën poeti Lasgush Poradeci mbrojti doktoraturën e vet në Universitetin e Gracit, na çudit të gjithëve me përmasat e shtrirjes, me thellësinë e gjykimit e të analizave, me njohjen e thellë të letërsisë rumune e europiane, me aftësinë për të vënë në dukje lidhjet e Emineskut me kulturën e folklorin rumun e me poezinë e...

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001095

Botuesi: Onufri

Unaza në kthetra, Ismail Kadare

Ai i është dashur letërsia botës? Ndoshta nuk do të kishim të drejtë ta bënim këtë pyetje, që të kujton animatorët e dobët të TV-së, kur përpiqen të gjallërojnë një bisedë shterpë, sikur pyetja të mos ishte bërë, ndërkaq, mijëra vjet më parë. Dihet që ka pasur dy lobe të kundërt: pro dhe kundër letërsisë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2876

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste letrare, Giussepe Valentini

Giuseppe Valentini, me një dashuri të ethshme e gjithnjë në rritje, shoqëruar nga një ndërmarrje rigoroze kulturore, u nxit në njohjen e thellë të çdo manifestimi të jetës së popullit shqiptar, të gjuhës, të zakoneve etnike, të historisë politiko – sociale, me rezultate të tilla në çdo disiplinë sa të konsiderohet sot me të drejtë një mjeshtër i...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001959

Botuesi: Naimi

Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani

Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2237

Botuesi: SARAS

Publikja Shqiptare, ese

Janë plot 12 ese kritike, të shkruara nga 12 personalitete të kulturës dhe të mendimit shqiptar, të cilët duke marrë në shqyrtim elementet filozofike, politike, nacionaliste e gjuhësore, na sjellin në vëmendje çështjen kombëtare. Çështja shqiptare dhe shqiptarët 100 vjet pas shpalljes së Pavarësisë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)