Kategoritë

Botuesit

Autorët

Afresk kritik, Erion Kristo Shihe të plotë

Afresk kritik, Erion Kristo

Në horizontin e përvojave estetike, aftësia për të marrë përgjegjësi personale, duhet të shfaqet si cilësia parësore e kritikës. Kritiku duhet të mësojë të mos fshihet pas gishtit dhe të shfaqë publikisht një guxim që nuk ka pse të mos nisë fillimisht nga pohimi i vlerave.

Info shtesë

SKU000141

Disponueshëria: Ne gjendje

$5.63

Me ulje çmimi!

-20%

$7.04

Titulli: Afresk kritik
Origjinali: Afresk kritik
Gjinia: Kritikë letrare
Autori: Erion Kristo
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2006
Fq. 160
Pesha: 0.197 kg
ISBN: 978-99943-868-2-4

Mbi librin

Në horizontin e përvojave estetike, aftësia për të marrë përgjegjësi personale, duhet të shfaqet si cilësia parësore e kritikës. Kritiku duhet të mësojë të mos fshihet pas gishtit dhe të shfaqë publikisht një guxim që nuk ka pse të mos nisë fillimisht nga pohimi i vlerave.

Duhet të mësojmë të thurim një kritikë konstruktive, pa e mohuar të drejtën për të dalluar ndonjë gabim. Nëse tejçimi i dijes mungon, edhe dija do të rezultojë në mungesë, e aq më tepër nëse bëhet fjalë për një dije që e formëson njeriun si identitet.

Letërsia e një kombi, arti, kultura e tij, janë ato që i formojnë shpirtërisht individët, dashur pa dashur, ashtu sikundër vepron klima tek trupi njerëzor. Edhe dija për letërsinë, pra, përpjekja për të ndarë atë që nuk vlen nga ajo që është e çmuar, luan një rol aktiv në këtë gjakim.