Kritika, Ese 1940-1944, Arshi Pipa
  • Kritika, Ese 1940-1944, Arshi Pipa

Kritika, Ese 1940-1944, Arshi Pipa

SKU001055
Princi

Ka mbi dhjetë vjet që për veprën e Arshi Pipës spekulohet pa e njohur atë, duke u mbështëtur në paragjykime të krijuara në shtyp nga disa gazetarë apo edhe shkrimtarë të ngarkuar politikisht dhe me qëndrim apriori negativ ndaj autorit në fjalë.

500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kritika, Ese 1940-1944
Origjinali: Kritika, Ese 1940-1944
Gjinia: Ese
Autori: Arshi Pipa
Shtëpia botuese: Princi
Viti: 2006
Fq. 110
Pesha: 0.145 kg
ISBN: 978-99943-947-0-3

Koment nga Myftar Gjana

Ka mbi dhjetë vjet që për veprën e Arshi Pipës spekulohet pa e njohur atë, duke u mbështëtur në paragjykime të krijuara në shtyp nga disa gazetarë apo edhe shkrimtarë të ngarkuar politikisht dhe me qëndrim apriori negativ ndaj autorit në fjalë.

Kjo vjen jo vetëm për shkak të përpunuesve të ketij lloj opinioni apo për shkak të keqkuptimeve që kanë lindur nga deklarimet e vetë Prof. Pipës para dhe pas ardhjes në atdhe, por në shkallën më të madhe nga mosbotimi ende në shqip i veprës së tij, që përmbledh me mijëra faqe me poezi, përkthime, studime, kritikë, ese filozofike dhe letrare, politologji apo edhe libra të drejtpërdrejtë lidhur me stalinizmin shqiptar dhe politikën zyrtare të komunizmit shqiptar.

Një keqkuptim tjetër ka ngjarë edhe për shkak të qëndrimeve jokonformiste të Arshi Pipës për problemin e gjuhës letrare shqipe, për të cilin ai, jo në pozicionin e një gjuhëtari, por në atë të një studiuesi të letrave dhe të një intelektuali me format perëndimor mban qëndrimin e vet, që i duket i arsyeshëm dhe në përputhje me bindjet e veta shkencore filologjike.

Janë të pakët njerëzit ( përveç Camajt tashmë të vdekur, ndoshta ende s'ka tjetër) që e njohin veprën tërësore letrare dhe studimore të Arshi Pipës dhe veprimtarinë e tij akademike dhe mësimore, aq më pak idetë e tij politike të mirëfillta. Kjo për faktin e thjeshtë se pjesa më thelbësore e veprës së tij është shkruar dhe botuar kryesisht në gjuhët përëndimore më autoritative dhe përkatësisht: në anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht nga shtëpitë botuese akademike të universitetetve më të njohura amerikane, italiane dhe gjermane.

Përsa i përket pikëpamjeve të tij politike, ai e ka pohuar vetë se "jam më së shumti politolog sesa praktikues i politikës". Ideali i tij politik zë fill me atë që ka deklaruar në autobiografinë e tij në vargje, të shkruar në anglisht në vitin 1970-71: "jam betuar mbi gjakun e vëllait tim ( Muzaferit , të mbytur nga torturat në hetuesi nga komunistët në vitin 1946-shënimi im M.Gj.) për të luftuar stalinizmin jo më pak se fashizmin, deri në pikën e fundit të gjakut tim".

Pra, Arshi Pipa i mbeti besnik deri në fund pikëpamjes së tij të formuar nga idealizmi i Xhanbaptista Viko-s dhe i Bergson-it, i Spinozës dhe i filozofëve të mëdhenj që studioi në vitet e tij të rinisë. Nga ana tjetër, njerëzit nuk e njohin një burim zanafillor të këtij personaliteti të papërsëdytshëm në letrat shqipe, që shfaqet po të lexohet vepra e tij : njohja që kishte ai me idetë e majta të fillimit të shekullit të njëzetë. Ja disa fakte: në moshën 15 vjeç, kur ishte në gjimnaz lexon Marksin, ndërsa në Universitetin e Firences lexon Leninin dhe pikërisht veprën e tij "Materializmi dhe Empiriokriticizmi".

Pas diplomimit shkëlqyeshëm në filozofi, një vit para afatit normal të kryerjes së studimeve(nga katër në tre vjet) , ai kthen në atdhe dhe mbështet krahun antifashist në mënyrë të hapur, bashkë me vëllain e vet, Muzaferin, avokat dhe publicist, i cili për shkak të kësaj u internua disa vite në kampet e Prishtinës dhe Ventotenes. Ndërsa ishte profesor në gjimnazin e Tiranës, Arshi Pipa kundërshtoi hapur urdhërin e Ministrit të atëhershëm të Arsimit , Ernest Koliqi, për të futur italishten si gjuhë zyrtare në shkollat tona.

Aq stoik ishte Arshi Pipa në principet e veta liberale dhe antiideologjike, qoftë antifashiste, qoftë antistaliniste, saqë edhe pas arratisjes nga Shqipëria në vitin 1957, fill pasi del nga burgu i gjatë politik, bashkë me motrën e tij Fehime Pipën në fillim në Bosnjë dhe më pas në Itali, refuzoi ftesën e Ernest Koliqit për të bashkëpunuar me të në Revistën "Shenjzat". Po ashtu, duke pasur një formim të plotë akademik dhe liberal perëndimor, shkroi në anglisht veprën "Paradigma Gramschi- politika dhe letërsia", duke e ditur mirë se Gramshi ishte themelues i PK Italiane dhe vetë Pipa e pat pësuar me vite të tëra burgu nga komunizmi(stalinizmi) shqiptar.

Mungesa e anësisë së tij politike shfaqet edhe më gjërë në studimin e tij brilant për romanin "Kronikë në gur " të Ismail Kadaresë dhe në studimet kritike që nga viti 1944 e këtej për personalitete më të shquara të Panteonit shqiptar të letrave, si për De Radën ( vepër e plotë në anglisht, 300 faqe), Zef Seremben, Fan Nolin, Konicën, studimet kritiko-estetike për Migjenin, Fishtën dhe Martin Camajn. Në rrafshin e letërsisë dhe të kulturës europiane studimet e tij rrokin një hark të madh: studim për filozofinë e filozofit nobelist Bergson, për Xh. Viko-n, Danten dhe Montalen (nobelist , 1975 ), Manxonin, Moravia-n, T. Kampanelën , Xh.Xhojsin etj.

Përveç kësaj, arkivit të Pipës i përkasin dhjetëra artikuj studimorë dhe publicistikë të botuar në anglisht për Kosovën, qytetërimet, realitetet politike ballkanike, europiane dhe më gjërë. Nga ana tjetër formimi i tij i veçantë akademik dhe humanist bëri që ai te jepte leksione si profesor katedre për mëse 27 vjet në universitetet më të njohura në SHBA, si në Xhorxh Taun, Berkley, Columbia dhe Minessota, duke arritur deri ne gradën e shefit të Katedrës së letërsisë frënge dhe italiane në këto universitete.

Prestigji i tij në rrethet universitare dhe akademike amerikane dëshmohet edhe me qënien si anëtar në shoqata të tilla si: Shoqata Amerikane e Estetikës, Shoqata Filozofike Amerikane, Shoqata Ndërkombëtare për Studimin e Gjuhës dhe Letërsisë Italiane etj. Botimi i veprës së Arshi Pipës në shqip ka pasur një fat të pazakontë, ose më mirë të themi ka qenë i një lloji fatkeq. Diagrama e këtij botimi ka njohur shkëputje të mëdha në kohë.

Pas botimit të vëllimit poetik "Lundërtarë" (1944), pason mungesa e gjatë dhe botimet e mëpasme: "Libri i burgut", poezi (1959) në SHBA, "Rusha", poemë, (1966), "Meridiana", poezi (1969) dhe më tej do të rifillonte ribotimi i veprës së tij në Shqipërinë e postdiktaturës. "Libri i burgut" , poezi (Botim i SH.B. Eurorilindja, Tiranë, 1994) dhe "Rusha" (botim i SH.B. Eurorilindja, Tiranë 1995). Do të vijojë më pas botimi i veprës së plotë poetike të Arshi Pipës (pa poezinë e përkthyer të shkruar nga autori në gjuhë të huaja) me titullin "Poezi", botim i SH:B: Dukagjini , Pejë ,1998, përgatitur me një parathënje të studiuesit kosovar Rexhep Ismajli.

Në Shqipëri, dhe nga entet botuese private shqiptare vepra e Prof. Arshi Pipës nisi të botohej në vitin 1999 me librin kritik "Subversion drejt konformizmit" nga Shtëpia Botuese Phoenix. Botimi në vitin 2000 i katër veprave seriale të Arshi Pipës nga Shtëpia Botuese Phoenix dhe me sponsorizimin e motrave të Arshi Pipës ishte një nismë pozitive, por që paraqet sipas njohjes time ende të paplotë, vetëm aisbergun ende të pabotuar në shqip deri më sot.

Vepra seriale përmban 4 libra.Libri i parë përmban vëllimin me poezi " Lundërtarë ", botuar në vitin 1944 dhe ribotuar tashmë, me poezi te rinisë së hershme të poetit ( në vitin 1940 ) dhe vëllimin " Libri i dashunisë dhe i fatit " me poezi të viteve të mëvonëshme, i pabotuar më parë. Libri i dytë me titull "Autobiography" përmban poezi të shkruara nga autori në gjuhët italisht, anglisht, gjermanisht dhe frengjisht për një periudhë të gjatë kohe, nga vitet e gjimnazit (1936-38) deri në vitin 1988, me ndërprerje të gjata kohore.

Libri i tretë me titull "Lyrika Latine" përmban përkthimin e 10 poetëve më të shquar latinë, i shoqëruar brenda tekstit me një studim të thellë për poezinë latine dhe i pajisur me shënime të shumta. Libri i katërt me titull "Lyrika evropiane moderne" përmban përkthime poetike nga italishtja, anglishtja, gjermanishtja, rusishtja, rumanishtja dhe frëngjishtja të poetëve më të shquar europianë që nga Dante e Shekspiri, Gëte e Holderlin-i e deri tek Bodleri, Verleni e Rembo-ja.

Në përfundim... Libri që i paraqitet lexuesit përmbledh esse-të dhe shkrimet kritike të Arshi Pipës, të botuara në revistat letrare të kohës nga viti 1941-1944, kryesisht në Revistën e përmuajshme "Kritika", ku Prof. Arshiu ishte themelues, kryeredaktor dhe kontribuesi kryesor i saj, revistë që për fat të keq u botua vetëm katër numra radhazi. Shkrimet e tjera janë botuar tek Revista "Shkëndija" dhe revista "Fryma"; kjo e fundit u themelua dhe drejtohej nga Dr. Muzafer Pipa,vëllai i Prof. Arshiut dhe më vonë martir i lirisë (vdekur nga torturat çnjerëzore në burgun e diktaturës komuniste në vitin 1947).

Për deshifrimin e pseudonimeve të Prof. Arshi Pipës jam këshilluar që në gjallje me të ndjerin Uran Kalakulla dhe me monografinë e shkruar prej tij për Arshi Pipën, të cilin e falënderoj para lexuesve. Falënderoj gjithashtu edhe motrat e Prof. Arshi Pipës, Fehime Pipën dhe Nedret Kalakullën për nxitjen dhe materialet e vëna në dispozicion nga arkivi bibliografik familjar, që bënë të mundur daljen në dritë të këtij libri. Libri shoqërohet me një autobiografi jetës së Prof Arshi Pipës, të përgatitur nga autori para se t'i shkonte shpirti në parajsën e të diturve të mëdhenj.

Kjo autobiografi, së bashku me një bibliografi të plotë, të hartuar nga vetë Prof Arshiu, i jepet për herë të parë, autentike, lexuesit shqiptar në mënyrë që përmes saj ai të njihet me veprën e thellë dhe të paskaj të shkruar dhe të botuar në gjuhët më të mëdha perëndimore(anglisht, frëngjisht dhe italisht), dhe të panjohur ende nga lexuesi shqiptar, si edhe me veprën e shkruar dhe të pabotuar ende, por që qëndron e arkivuar dhe në pritje për brezin e ardhshëm dhe të kulturuar shqiptar, e ruajtur me kujdes në bibliotekën familjare të Nedret Kalakullës dhe në bibliotekën-dhuratë të Muzeut Etnografik të Shkodrës.

Me dëshirën e mirë që lexuesi të njihet me talentin dhe mprehtësinë e lindur kritike, filozofike dhe estetike të Arshi Pipës, po botojmë pikërisht fillimet e studimeve kritike të tij, që i botoi në një moshë shumë të re, nga njëzet e një deri në njëzet e katër vjeç. Duke dashur dhe pasur bindjen se sudiuesit e letërsisë dhe kritikët letrarë, studentët dhe lexuesit e pajisur me një shije moderne kritike do t'i shijojnë në vazhdimësi veprat estetike dhe filozofike të Arshi Pipës, shpresoj se Shtëpia Botuese "Princi" do të jetë mikpritëse e përkorë dhe e nderuar për të pasur në botimet vijuese të saj të gjitha veprat e pabotuara në shqip të Prof. Arshi Pipës.

Detajet e librit
Princi
SKU001055

Referencat specifike

isbn
9789994394703
ean13
9789994394703
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000850

Botuesi: Onufri

Dantja i pashmangshëm, Ismail Kadare

Dante Aligieri nuk ishte lidhur vetëm me tmerrnajën tonë. "Komedia hyjnore" e tij ishte, me sa dukej, e vetmja në botë, që rrezatonte po aq fuqishëm edhe zinë edhe dritën.
500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

At Zef Pllumi, mes shkrimit dhe historisë

"Sjellja ndaj padër Zef Pllumit ka zbuluar fytyrën e dyshimtë të medias shqiptare", Fahri Balliu"At Zef Pllumi, mishërimi i vlerave tradicionale të shqiptarëve", Prof. Odile Daniel"Misionari i rebeluar: At Zef Pllumi", Prof. Dr. Sabri Hamiti"Të humbësh për të fituar", At Gazmend Tinaj
490 Lekë
More

Referenca: SKU001663

Botuesi: Skanderbeg Books

Letersia shqipe: nje histori e shkurter, Robert Elsie

Në nivel ndërkombëtar, tema e letërsisë shqipe ende mbetet përgjithësisht e patrajtuar. Kjo lënie pas dore vjen kryesisht nga mungesa e specialistëve ndërkombëtarë me njohuri të shëndosha të gjuhës letrare shqipe dhe jo për shkak të ndonjë mungese të vetë krijimtarisë letrare.
900 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Kadare në gjuhët e botës, Bashkim Kuçuku

Në vitet 2000, 2005, 2015 kanë marrë përparësi botimet dhe ribotimet në anglisht, përkatësisht, në Britaninë e Madhe, Angli e Skoci, në SHBA, Kanada, Australi, ku kanë dalë mbi 70 tituj, më shumë se gjysma, apo, më shumë se në 35 vitet e kaluara. Kjo ka qenë stina anglo – amerikane e veprës së Ismail Kadaresë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Albas

Kritika letrare në Shejzat, Ymer Ciraku, Elona Plaku

Argumenti i këtij libri e ka të dorës së parë synimin për të dëshmuar se kritika letrare shqiptare tashmë e ka siguruar profilin e saj në rrugën përmbi një shekullore. Por mbi të gjitha nuk kanë munguar e nuk mungojnë të lëshohen ende rezerva apo refuzime për një mision tek e fundit të pakryer dot prej saj.
500 Lekë
More

Referenca: 2942

Botuesi: Onufri

Korbi korbit nuk ia nxjerr syte, Mihal Luarasi

Todi Lubonja, me këtë libër, mbetet një nga aparatçikët e lartë të dënuar nga partia e tyre, të cilët më amnezi apo pa amnezi, mbajnë mend gjithçka ka ndodhur pas rënies së tyre nga "fiku" dhe asgjë nga koha kur ishin në majë të tij dhe i hanin kokrrat.
900 Lekë
More

Referenca: 2290

Botuesi: Naimi

Himni kombetar i shqiptareve, Valbona Karakaci

Një libër që zbardh historinë e plotë të himnit kombëtar. Është bërë një shekull dhe janë shpalosur shumë variante nga studiues dhe historianë të ndryshëm në dekada të ndryshme duke dhënë secili variantin e tij, por në fund të fundit vetëm një mbijetoi gjatë kësaj periudhe kohore "Rreth flamurit të përbashkuar".
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Poema arbëreshe, Zef Skiro di Maxho

Që në dhjetëvjetëshin e parë të krijimtarisë së vet, Zef Skiro Di Maxho, do të shkruajë krahas poezisë lirike (përmbledhjet "Sunata" dhe "Më parë se të ngriset") dhe poema epike të natyrës tregimtare. Në qoftë se me të parën, ai këndon në unison me poetët arbëreshë të kohës së tij, me të dytën vijon traditën epike të De Radës e të Darës, veçanërisht atë...
2 000 Lekë
More

Referenca: SKU001555

Botuesi: Princi

Vepra letrare e Martin Camajt, Anton Nikë Berisha

Vepra letrare e Martin Camajt hyn në rrethin më të ngushtë të krijimeve më artistike të letërsisë sonë. Ajo është fryt i një imagjinate të pasur dhe i një pune krijuese e të bërë me përkushtim, krijuar në vazhdimësi në një periudhë mbi dyzetvjeçare në kushte e në rrethana të veçanta dhe në vende të ndryshme.
600 Lekë
More

Referenca: 2470

Botuesi: Naimi

Shenja te munguara ne letrat shqipe, Korab Hoxha

Duke e perifrazuar titullin e këtij libri, do të thosha se dhe vetë ky është një libër i munguar prej kohësh, që rreh të shqyrtojë e të vlerësojë prurjet e përvojës sonë më të mirë përkthimore përsa i përket poezisë ruse.
1 000 Lekë
More