Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik, Mimoza Karagjozi Kore
  • Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik, Mimoza Karagjozi Kore

Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik, Mimoza Karagjozi Kore

Botimet Dudaj

Monografia "Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik" hartuar nga Mimoza Karagjozi Kore, është një studim i thelluar për qytetin e Gjirokastrës. Mund të pohojmë se kjo monografi është rezultat i njohjes nga afër të veçorive etnogjuhësore të këtij qyteti nga ana e autores, e formimit gjuhësor të saj dhe e një pune kërkimore këmbëngulëse në biblioteka e arkiva.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik
Origjinali: Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik
Gjinia: Monografi, histori, kulturë
Autori: Mimoza Karagjozi Kore
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2014
Fq. 312
Pesha: 0.347 kg
ISBN: 978-99943-0-350-2

Koment nga Prof.dr. Seit Mansaku

Monografia "Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik" hartuar nga Mimoza Karagjozi Kore, është një studim i thelluar për qytetin e Gjirokastrës. Mund të pohojmë se kjo monografi është rezultat i njohjes nga afër të veçorive etnogjuhësore të këtij qyteti nga ana e autores, e formimit gjuhësor të saj dhe e një pune kërkimore këmbëngulëse në biblioteka e arkiva, për të zbuluar e parashtruar me dashuri dhe me realizëm veçori gjuhësore dhe etnologjike të vendlindjes së saj.

Të gjitha këto e bëjnë këtë punim me interes si për studiuesit ashtu edhe për një rreth më të gjerë lexuesish që dëshirojnë të njohin më mirë mjedisin etnogjuhësor e kulturor të këtij qyteti, i cili zë një pozicion gjeografik, historik gjuhësor e kulturor të veçantë në hapësirën shqiptare.

Mbi autoren

Mimoza Karagjozi Kore (1961) është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe, në Universitetin e Tiranës më 1986. Është pedagoge prej 25 vjetësh, fillimisht në Universitetin "Eqrem. Çabej" dhe prej 2004-s në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i gjuhës shqipe. Fusha kryesore e studimit të saj është historia e gjuhës shqipe.

Ka marrë gradën shkencore "Doktor i Shkencave" (2005) dhe "Profesor i asociuar" (2009). Është autore e monografisë "Parafjalët në "Mesharin" e Gjon Buzukut" (2005) dhe "Ushtrime për shqipen standarde" (2007) si dhe e shumë artikujve shkencorë të mbajtur në konfernca brenda e jashtë vendit apo të botuara në revista shkencore.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303502
ean13
9789994303502
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Albanohellenica, numri 4, 2011

Titulli: Albanohellenica, numri 4, 2011Origjinali: Albanohellenica, numri 4, 2011Gjinia: Studime filologjikeAutori: Të ndryshëmShtëpia botuese: Lidhja Filologjike Shqiptaro - GrekeViti: 2011Fq. 216Pesha: 0.448 kgISBN: 1108-846X
1 000 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Prejardhja e shqiptarëve, Shaban Demiraj

Lënda e etnosit përjeton në kohë dhe hapësirë një dinamikë zhvillimi, duke iu nënshtruar në vijimësi shndërrimit, i përftuar ky edhe në sajë të përballjes me komponente që e rrethojnë ose gjëllijnë brenda tij, duke ndarë së bashku atë hapësirë jetike kompakte të bashkësisë etnike në fjalë, që gëzojmë sot të drejtën ta quajmë "shqiptare".
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001946

Botuesi: Botart

Periudha hipotetike ne gjuhen shqipe, Maximilian Lambertz

"Në këtë punim shihet qartë se Lamberci kishte arritur që atëherë ta njihte shumë mirë shqipen. Kjo e ka lejuar të zbulojë e të vërë në dukje edhe vlerat e ngjyrimet stilistike të fjalive kushtore. Krahasimet me gjuhët romane, veçanërisht me rumanishten, si dhe me greqishten e vjetër e të renë i japin këtij punimi një vlerë
800 Lekë
More

Botuesi: Mitrush Kuteli

Kengë e britma nga Qyteti i Djegur, Mitrush Kuteli

Kënga s'ka kufire që ta ndalojnë. Ajo lindet diku edhe, në qoftë se përmban brenda saj ndonjë thërrime arti të vërtetë, shkon gojë pas goje, në krahët e erës... Këngët e kësaj përmbledhje nuk janë, pa fjalë, që të gjitha të lindura në Pogradec.
650 Lekë
More

Botuesi: Toena

Misteri i mjellmës, Fatos Kongoli

Rutina e përditshme e inspektorit në agjencinë ku e kanë rekrutuar, tepër larg kësaj ëndrre, trazohet befas një ditë kur një e panjohur enigmatike, të cilën ai e mbiquan Mjellma, i nis një zarf të madh ku kishte një numër zarfesh të tjera dhe në njërin prej tyre, një letër me fakte tronditëse.
900 Lekë
More

Referenca: 2374

Botuesi: Te tjere

Skrapari, visore dhe visare, Zylyftar Plaku

Në këtë libër paraqes krahinën e Skraparit dhe njerëzit e tij, natyrën, historinë, traditat, zakonet, karakterin, tiparet dhe temperamentin e këtij populli të formuar në këtë realitet. Qëllimi është tepër njerëzor dhe i thjeshtë: Të njihet krahina e Skraparit dhe njerëzit e saj.
500 Lekë
More

Botuesi: Toena

Në vazhdën e gjurmimeve, Gazmend Shpuza

Në këtë libër përfshihen punime, artikuj e kumtesa, recensione dhe shënime historiografike të pabotuara, të botuara pjesërisht apo dhe tërësisht më parë në organe të ndryshme shkencore dhe periodike.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Valët e detit, Spiro Risto Dine

Vepra është shumë e rrallë, botim i vitit 1908. Në të janë përmbledhje nga këngët folklorike që Spiro Dine ka grumbulluar. Lidhja e librit është e mirë (pavarësisht nga koha e gjatë e kaluar). Faqet e librit janë të zverdhura për shkak të kohës së kaluar.
7 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe