• Banner

  • Ka mbaruar

Trilogjia Albanika, Jeronim De Rada, vol. 2, Arshi Pipa

Si më bëri për vete Milosao – ja e De Radës dhe si u dhashë me gjithë shpirt mbas saj është një histori që zë fill në vitet e shkollës së mesme. Asokohe, gjithë – gjithë prej kësaj poeme, mund të gjeje për të kënduar veç disa këngë të pakta të përmbledhura në antologjitë shkollore.

1 400 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Trilogjia Albanika, Jeronim De Rada, vëllimi i dytë (kopertinë e trashë)
Origjinali: Trilogia Albanica ll, Hieronymus De Rada
Gjinia: Studime albanologjike, kritika
Autori: Arshi Pipa
Shqipëroi: Abdurrahim Myftiu
Shtëpia botuese: Princi
Viti: 2013
Fq. 324
Pesha: 0.731 kg
ISBN: 978-9928-4090-7-2

Koment nga autori

Si më bëri për vete Milosao – ja e De Radës dhe si u dhashë me gjithë shpirt mbas saj është një histori që zë fill në vitet e shkollës së mesme. Asokohe, gjithë – gjithë prej kësaj poeme, mund të gjeje për të kënduar veç disa këngë të pakta të përmbledhura në antologjitë shkollore.

Kur e këndova të plotë, në përkthimin italisht të Vittorio Gualtieri – t, u mahnita. Më ra në dorë edhe antologjia e hartuar nga Mikele Markiano me përkthime të krijimtarisë poetike të De Radës, ku gjeta pjesë të përzgjedhura mirë nga poema "Milosao".

Ky libër ndahet në tri pjesë. Pjesa e parë, e mbështetur në dorëshkrime të botuara e të pabotuara, përvijon rrugën e poetit të ri nga vjershat e para në italishte deri te "poema popullore klasike", Milosao. Pjesa e dytë merr në shqyrtim gjuhën dhe metrikën e De Radës. Kjo e fundit është trajtuar si rast i veçantë i metrikës së poezisë gojore italo – shqiptare, e cila është objekt i një kreu më vete.

Në pjesën e tretë, krejt krijimtaria e De Radës, me gjithë shkrimet në italishte, bëhet objekt i një shqyrtimi stilistik në lidhje të ngushtë me ideologjinë e poetit. Ky studim e shpjegon poezinë e De Radës si një dukuri sinkretizmi kulturor dhe e përkufizon Milosaon, "lule hibride", si poemë kalabro – shqiptare riti ortodoks.

Kreu i bibliografisë përfshin një përshkrim të dorëshkrimeve të De Radës në katër pika ku gjenden: Biblioteca Civica, Kozencë; Biblioteca Nazionale, Firence; Biblioteka Mbretërore, Kopenhagë; Arkivi i Shtetit, Tiranë.

Detajet e librit
Princi

Referencat specifike

isbn
9789928409072
ean13
9789928409072
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001037

Botuesi: Princi

Stalinizmi shqiptar, Arshi Pipa

Në këtë vëllim janë mbledhur shkrimet politike të viteve 1958 - 1989, të cilat, gjithsesi, nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë harkun kohor të asaj periudhe. Katër artikujt e parë janë shkruar gjatë katër viteve të para të qëndrimit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001055

Botuesi: Princi

Kritika, Ese 1940-1944, Arshi Pipa

Ka mbi dhjetë vjet që për veprën e Arshi Pipës spekulohet pa e njohur atë, duke u mbështëtur në paragjykime të krijuara në shtyp nga disa gazetarë apo edhe shkrimtarë të ngarkuar politikisht dhe me qëndrim apriori negativ ndaj autorit në fjalë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001548

Botuesi: Princi

Për Migjenin, Arshi Pipa

"Për Migjenin" është një libër që përmbledh tri ese të autorit të shkruara në kohë të ndryshme: "Historia e dhimshme e nji shpirti të ri" (Revista "Kritika" 1944'), "Nderim për Migjenin" (Revista letrare, 1945) dhe "Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit".

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001639

Botuesi: Princi

Skice e nje konceptimi mbi jeten, Mbi gjeniun, Arshi Pipa

Arshi Pipa nuk ka reshtur komunikimin e tij serioz me lexuesin. Libri më i ri që botohet nga dorëshkrimet e mbetura prej tij, të cilën ai e quan thjesht "Skicë e një konceptimi mbi jetën", është, për shumë arsye, unik në historinë e letrave shqipe e madje i veçantë në krejt historinë moderne të mendimit universal.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2090

Botuesi: Princi

Montale dhe Dante, Arshi Pipa

Është studimi i parë në gjuhën angleze i këtij karakteri për veprën e Eugenio Montales, i cili është ndoshta poeti italian më i madhe i gjallë. Profesor Pipa e fokuson studimin e tij mbi influencën që ka pasur poezia e Dantes mbi veprën e Montales.

Çmimi 790 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Letërsia shqipe, perspektiva shoqërore,vol. 3, Arshi Pipa

Ky libër është një vazhdim i eseve mbi letërsinë dhe folklorin shqiptar, disa prej të cilave të botuara plotësisht apo pjesërisht. Ndërsa gjenden disa vepra mbi historinë e letërsinë shqipe, mungon edhe një vepër mbi faktorët sociologjikë. Një vepër e tillë është më e nevojshme meqë letërsia shqipe është kryesisht një produkt (zhvillim) i folklorit, një...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Vargu folklorik, ndërtimi dhe gjinitë, vol. 1, Arshi Pipa

Kjo sprovë ia detyron qenien e vet një shmangieje nga puna ime mbi De Radën. Ndërsa po rropatesha me metrikën e Milosaos, krejt papritur u ndjeva se kisha ngecur. Kushdo mund ta shohë se metri i Milosaos përgjithësisht është i njëjti me tetërrokëshin trokaik që haset në pjesën më të madhe të poezisë gojore shqipe, si në toskërisht, ashtu edhe në gegnisht.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Cabej

Shumësi i singularizuar, Eqrem Çabej

Në këtë studim, duke marrë shkas nga fjala vise, autori trajton një sasi këso fjalësh. Ato janë shumëse pjesërisht të ruajtura, pjesërisht të singularizuara. Me këtë mënyrë vështrimi disa fjalë, forma e të cilave gjer tani nuk ka qenë dhe aq e qartë, bëhen më të kuptueshme nga kjo anë, dhe kjo ka rëndësi edhe për etimologjinë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Kodikët kronografikë të Shqipërisë, Shaban Sinani

Prof. dr. Shaban Sinani, përkundër vështirësive të panumërta, ka kryer një punë vigane, prej scrib-i, duke shmangur natyrshëm konceptin materialist të hulumtimit të historisë dhe të kulturës, me një stil të kthjellët, që nuk mund të keqkuptohet e as të lerë vend për mëdyshje.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Valët e detit, Spiro Risto Dine

Vepra është shumë e rrallë, botim i vitit 1908. Në të janë përmbledhje nga këngët folklorike që Spiro Dine ka grumbulluar. Lidhja e librit është e mirë (pavarësisht nga koha e gjatë e kaluar). Faqet e librit janë të zverdhura për shkak të kohës së kaluar.

Çmimi 7 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Dukuri të shqipes bashkëkohore, Ledi Shamku - Shkreli

“Dukuri të shqipes bashkëkohore” është një përmbledhje aktesh mbajtur në Takimin Shkencor që Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, me iniciativë të Rrethit Gjuhësor të Tiranës, organizoi me gjuhëtarin e njohur, prof. Tullio de Mauro në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në dt. 5 – 8 tetor 2005.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Letërsia shqipe, perspektiva shoqërore,vol. 3, Arshi Pipa

Ky libër është një vazhdim i eseve mbi letërsinë dhe folklorin shqiptar, disa prej të cilave të botuara plotësisht apo pjesërisht. Ndërsa gjenden disa vepra mbi historinë e letërsinë shqipe, mungon edhe një vepër mbi faktorët sociologjikë. Një vepër e tillë është më e nevojshme meqë letërsia shqipe është kryesisht një produkt (zhvillim) i folklorit, një...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2676

Botuesi: Migjeni

Fjalor i Arkeologjise, Ardit Miti, Eglantina Serjani

Qytete antike si Butrinti, Apolonia, Antigonea etj, monumente madhështore, si amfiteatri i Durrësit, varret e mbretërve ilirë të Selcës, kalatë e Beratit, Shkodrës etj, një bust si ai i "Hyjneshës së Butrintit" ose çdo objekt i prodhuar dhe i përdorur nga shoqëria njerëzore në të kaluarën, identifikojnë shpesh në arkeologjinë duke e përkufizuar si shkenca...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000294

Botuesi: Cabej

Fjalor i gjuhes shqipe, 1954

Botimi anastatik i Fjalorit të Gjuhës Shqipe të vitit 1954 përkon me 50-vjetorin e daljes në dritë të tij. Në të vërtetë 50-vjet janë shumë pak për të ndërmarrë një botim anastatik të një vepre; por vlerat e këtij Fjalori, pre e letargjisë disadhjetëvjetshe, e bëjnë të domosdoshëm rizgjimin e plotë të tij.

Çmimi 1 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000296

Botuesi: Cabej

Gjurmime filologjike, Matteo Mandala

Autori i është përmbajtur metodës së analizës (ekdotike) duke marrë në shqyrtim periudhën historike, përkatësinë siçiliane të autorëve, rrethanën përse veprat e tyre kanë mbetur të gjitha në dorëshkrim si dhe faktin që ato vepra dokumentojnë njërën prej fazave më të begata e më të dobishme të historisë së albanologjisë, atë të origjinës.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)