• Banner

Mos bjer ne dashuri me mua, Nicola Yoon
  • Mos bjer ne dashuri me mua, Nicola Yoon

Mos bjer në dashuri me mua, Nicola Yoon

Natasha: Unë jam një vajzë që beson te shkenca dhe faktet. Jo te risku. Dhe as te fati. Apo tek ëndrrat, që nuk mund të bëhen kurrë realitet. Tek e fundit nuk jam ajo lloj vajze, e cila takon një djalë të lezetshëm në një nga rrugët e mbushura me njerëz të qytetit të Nju Jorkut dhe bie në dashuri me të.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mos bjer në dashuri me mua
Origjinali: The sun is also a star
Gjinia: Roman
Autori: Nicola Yoon
Shqipëroi: Irena Dono
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2018
Fq. 356
Pesha: 0.462 kg.
ISBN: 978-9928-00-274-7

Mbi librin

Historia e një vajzë, një djali dhe universit.

Natasha: Unë jam një vajzë që beson te shkenca dhe faktet. Jo te risku. Dhe as te fati. Apo tek ëndrrat, që nuk mund të bëhen kurrë realitet. Tek e fundit nuk jam ajo lloj vajze, e cila takon një djalë të lezetshëm në një nga rrugët e mbushura me njerëz të qytetit të Nju Jorkut dhe bie në dashuri me të. Aq më tepër kur familja ime pas dymbëdhjetë orësh do të kthehet në Xhamajkë. Rënia në dashuri me të nuk mund të jetë historia ime.

Danieli: Unë kam qenë gjithnjë djali i mirë, studenti i mirë, që i ka përmbushur gjithnjë pritshmëritë e larta të prindërve. S'kam qenë kurrë poet. As ëndërrimtar. Por, kur e pashë atë, u harrova krejt. Diçka te Natasha më bëri të mendoja se fati kishte gatitur diçka përtej të zakonshmes për ne të dy.

Universi: Çdo moment në jetët tona na ka sjellë në këtë moment të vetëm. Një milion të ardhme shtrihen përpara nesh. Cila do të jetë e ardhmja e vërtetë?

Komente mbi librin

"Një libër që flet për shumë faktorë që ndikojnë në rënien në dashuri, ashtu siç na tregon edhe për aktin vetë. Dashamirësit e romanit të parë të Nicola Yoon-it "Ne jemi gjithçka" do të gjejnë shumë gjëra që do t'u pëlqejnë dhe do ta shohin se është padyshim një vazhdim edhe më i fuqishëm."

Entertainment Weekly

"I tejkalon kufijtë e një libri për të rinj si një histori njerëzore për rënien në dashuri dhe përpjekjet për të kërkuar të ardhmen."

Popsugar.com

"Një roman i gjallë, shpresëdhënës që eksploron identitetin, familjen, dashurinë për shkencën e dashurisë dhe shkencën në përgjithësi, lëndën e errët dhe lidhjen mes tyre. Ai shkëlqen."

Shelf awarness

"Prekës, që të mban pezull."

Publishers Weekly

"Lirik dhe gjithëpërfshirës, plot me shpresë, zemërcopëtues, tregon për fatin. . . dhe rrahjen universale të zemrës njerëzore."

Booklist

"I freskët dhe imponues."

The Horn Book

"Me një apel si ndaj cinikëve ashtu edhe romantikëve, ky eksplorim i thellë i jetës dhe i dashurisë ushqen realitetet e vrazhda me bukurinë e shpresës në një mënyrë që është thellësisht prekëse dhe e këndshme."

Kirkus

"Një histori dashurie që është inteligjente pa qenë cinike, prekëse, pa teprime dhe veleritje në të gjitha gjërat."

The Bulletin

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928002747
ean13
9789928002747
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Bota Shqiptare

Ne jemi gjithçka, Nicola Yoon

"Një eksperiencë leximi unike dhe e bukur. Arti i mrekullueshëm i të shkruarit gërshetohet me ilustrime origjinale, për të na rrëfyer një histori dashurie si asnjë tjetër. Nuk keni pasur rastin të lexoni ndonjëherë një libër si ky".

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R2P12

Botuesi: Bota Shqiptare

Net të stuhishme, Nicholas Sparks

Dhjetor 1988: në një ishull të vogël të Karolinës së Veriut ndeshen fatet e Polit dhe Adrienës, dy persona që mbledhin me vështirësi copëza nga ekzistenca e tyre e shkuar. Në atë vend të veçuar që do të përfshihej nga uragani dhe era e tërbuar, ata të dy afrohen shumë me njëri – tjetrin.

Çmimi 900 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Living

Një martesë e pazakontë, Carolyn Brown

Në qytezën e Kadillakut, e vetmja gjë më pikante se specat halapeno, janë thashethemet. Stela është një kokëkuqe çapkëne dhe e bukur, e cila nuk do të dijë se ç’thonë bota dhe nuk jeton për këtë, por e ëma e saj, Nensi, nuk mendon aspak kështu. Ajo jeton vetëm për ta parë vajzën e saj të vetme, të martuar, të lumtur dhe me një familje të bukur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000094

Botuesi: Botimet Dudaj

Përgjithmonë Xhulia, Sveva Casati Modignani

Ajo është një shkrimtare e afirmuar, ai një kirurg i famshëm. Ndjenja që i bashkon, është aq e madhe, saqë i bën të harrojnë të gjitha hidhërimet, por hija e një sëmundjeje të tmerrshme dhe një akuzë e padrejtë e mposhtin ëndrrën e tyre dhe çmimi për ta jetuar përsëri këtë ëndërr kalon përmes një beteje rraskapitëse

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P20

Botuesi: Fan Noli

Kundër rrymës, Danielle Steel

Shumë pak njerëz e mundin vështirësinë e madhe në një situatë të pamundur dhe dalin fitimtarë. Më zë tmerri kur shoh fëmijët e mi të lëndohen, në çdo moshë që kanë. Kësaj i trembem më shumë dhe shumica nga ne kështu ndihet.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Na ishte një verë, Tessa Bailey

Vetëm se Uestporti është qytet shumë i vogël dhe kudo që shkon, ajo ndesh Brendanin. Vajza elitare e mondane, e dhënë pas zbavitjes dhe peshkatari zevzek janë pole të kundërta, por mes tyre ekziston një tërheqje e pamohueshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P15

Botuesi: Fan Noli

Puthja, Danielle Steel

Me një fytyrë serioze, Izabela e ndali për një çast dhe mandej e puthi butësisht në buzë. "Dua të të them se pjesa më e bukur është ajo që kemi bërë deri tani. Kemi dashuruar njëri – tjetrin, kemi qëndruar bashkë, jemi mbështetur ndërsjelltazi... Unë dua gjithçka tënden, Bill. Çdo gjë tjetër që mund të vijë pas kësaj, mund të jetë një dhuratë shtesë, por...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Arka e Noes

Letra Milenës, Franz Kafka

Franz Kafka e takoi Milena Jesenskà-n në vitin 1920, kur ajo ishte duke përkthyer tregimet e tij të hershme në gjuhën çeke, dhe shumë shpejt marrëdhënia e tyre kaloi në një fazë më të ngushtë. Ndjenjat e Kafkës ndaj Milenës qenë aq të forta, saqë i rrëfeu asaj ditarët e tij dhe, duke vepruar kësisoj, i hapi asaj zemrën dhe i rrëfeu ndërgjegjjen e vet. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2998

Botuesi: Bota Shqiptare

Të besosh në mrekulli, Nicholas Sparks

Xheremi Marashi është një djalë i ri nga Nju Jorku; mjaft tërheqës, gjithmonë i veshur me të zeza, pjesë e elitës së gazetarëve. Një ekspert që duke u përpjekur të zbresë nga piedestali të mbinatyrshmen në artikujt që boton në Scientific American, sapo bëri shfaqjen e parë në TV kombëtar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Hakmarrja vishet me Prada, Lauren Weisberger

Këtu vazhdon historia e librit shumë të përfolur "Djalli vishet me Prada". Miranda Prestli kthehet sërish. Ka kaluar një dekadë që kur Endi Saksi braktisi punën për të cilën "një milion vajza do të vrisnin për ta pasur" punën me Miranda Prestlin te revista Runway – një ëndërr që u shndërrua në makth.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Amelia, Cathy Gohlke

Gjatë një vizite në Gjermani, Rakela Krameri merr një letër të mistershme nga një mikeshë e vjetër, me të cilën nuk fliste prej kohësh. E martuar me Gerhard Shlikun, një oficer i SS-ve, Kristina vë re se ngjarjet në Gjermani po marrin një drejtim të paparashikueshëm dhe është e tmerruar, sepse i shoqi e konsideron vajzën e tyre, Amelinë, një njollë turpi...

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)