Kategoritë

Botuesit

Autorët

Atehere puthme, Roberto Emanuelli Shihe të plotë

Atehere puthme, Roberto Emanuelli

Dashurinë, atë të vërtetën, e ndien kur mbërrin. Të godet në zemër dhe kokë, dhe në atë pikë është tepër vonë: largësia, stuhitë e vogla e të mëdha, asgjë nga këto nuk mund ta ndalë. Dhe është e pamundur të harrosh.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$13.52

Me ulje çmimi!

-20%

$16.90

Titulli: Atëherë puthmë
Origjinali: E allora baciami
Gjinia: Roman
Autori: Roberto Emanuelli
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2018
Fq. 352
Pesha: 0.452 kg.
ISBN: 978-9928-00-278-5

Mbi librin

Dashurinë, atë të vërtetën, e ndien kur mbërrin. Të godet në zemër dhe kokë, dhe në atë pikë është tepër vonë: largësia, stuhitë e vogla e të mëdha, asgjë nga këto nuk mund ta ndalë. Dhe është e pamundur të harrosh.

E di mirë Leonardi, që e ka ndier t'i përvëlojë lëkurën dhe ende nuk arrin të çlirohet nga kujtimet. Kishte pasur plot gra pas ikjes së Anxhelës, por asnjëra s'mund të shpresojë t'ia zërë vendin.

Dashurinë, tani, Leonardi e kërkon në gjërat e thjeshta: në buzëqeshjet e kënaqura të klientëve kur iu ndreq makinat; në muzikën që dëgjon në Duetto-n e tij, model antik, apo në mbrëmjet me miqtë që i njeh prej një jete.

Pastaj është Laura, bija e tij shtatëmbëdhjetë vjeçe, përherë e më e bukur, por edhe tmerrësisht e largët. Ajo dashurinë e mëson në Internet, në fjalët e blogerëve që dinë t'ia sëmbojnë zemrën ashtu siç ai baba kaq i heshtur nuk mund ta bëjë kurrsesi. Mamaja, pa dyshim e ka një arsye që ka ikur, i thotë vetes. Po cila të jetë vallë? Dhe si ta zbulojë?

Përgjigjen do t'ia sjellë fati, në përfundim të një udhëtimi mbresëlënës, që asaj do t'i ngjallë guximin për të dashuruar, kurse Leonardit do t'i japë forcë për të filluar sërish. Sepse edhe gjesti më i vogël i dashurisë është një mrekulli, vetëm se ajo mrekulli duhet dëshiruar së bashku.