Të pafajshmit, Paola Calvetti
  • Te pafajshmit, Paola Calvetti
  • Të pafajshmit, Paola Calvetti

Të pafajshmit, Paola Calvetti

Living

Jakobi dhe Dasha, dy zëra të humbur në partiturën e jetës, ngjiten në skenë për të luajtur "Koncertin dysh për violinë dhe violonçel" të Brahmsit, i cili, faqe pas faqeje, shndërrohet në sfondin ku ata ripërjetojnë hapat e historisë së tyre të dashurisë. Por jo gjithmonë dashuria është shpëtimtare, aq më pak kur brenda saj pulsojnë pa pushim plagë të vjetra.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të pafajshmit
Origjinali: Gli innocenti
Gjinia: Roman
Autori: Paola Calvetti
Shqipëroi: Romina Kasharaj
Shtëpia botuese: Living
Viti: 2017
Fq. 140
Pesha: 0.222 kg.
ISBN: 978-9928-21-62-7-4

Mbi librin

Jakobi dhe Dasha, dy zëra të humbur në partiturën e jetës, ngjiten në skenë për të luajtur "Koncertin dysh për violinë dhe violonçel" të Brahmsit, i cili, faqe pas faqeje, shndërrohet në sfondin ku ata ripërjetojnë hapat e historisë së tyre të dashurisë. Por jo gjithmonë dashuria është shpëtimtare, aq më pak kur brenda saj pulsojnë pa pushim plagë të vjetra.

Pas një mungese të gjatë, Jakobi kthehet në Firence, në Institutin e të Pafajshmëve, jetimoren ku u rrit, pasi u braktis nga një nënë e mbetur në hije, zbulimi i identitetit të së cilës, me kalimin e viteve, iu kthyen në fiksim e nuk e linte të jetonte.

Dasha ka lindur në një qytet të vogël në Shqipëri. Falë një babai të devotshëm dhe largpamës, ajo ndoqi Liceun e Tiranës, ku u njoh me violinçelin, i cili do të bëhej shoku i saj i vetëm.

Pas rënies së regjimit, ajo largohet me anije nga Porti i Durrësit, bashkë me instrumentin e saj, dhe zbarkon në Brindisi më 7 mars 1991, bashkë me mijëra refugjatë. Megjithëse iu desh të shkëpuste lidhjet me vendin e saj, muzika bëri mrekullinë: e mbrojti shpirtin e saj delikat e të fortë nga dhembja.

Gjatë koncertit të Brahmsit do të ndodhë diçka e paparashikueshme. Muzika kthehet në jehonë të dashurisë dhe të një zbulimi tronditës që pasohet nga një qetësi magjiplotë, si ajo që mbetet edhe në zemrën e lexuesit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928216274
ean13
9789928216274
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Mashtrim dashurie, Elena Armas

Loja e dashurisë nuk ka qenë kurrë më e bukur.Një dasmë në SpanjëDjali më i padurueshëm,Tri ditë për të bindur familjen,Që je vërtet e dashuruar
1 400 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Femrave u pëlqen e kuqja, Daniela Farnese

Ambra është njëzet e nëntë vjeçe, ka pasion librat dhe kuzhinën dhe një karrierë të shkëlqyer në Nju Jork. Një telefonatë e papritur do ta detyrojë të braktisë Amerikën për t'u kthyer në vendlindjen e saj, në Itali.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Shpresa dhe gënjeshtra, Marian Keyes

Ana Uollsh pëson një aksident të rëndë automobilistik dhe një mëngjes gdhihet në divanin e sallonit të shtëpisë së prindërve në Dublin. Ç'u bë puna e saj si agjente e marrëdhënieve me publikun në Nju-Jork? Ku është burri i saj i dashur, Aidani, të cilit ajo i dërgon e-mail-e që mbeten pa përgjigje?
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Luksi, Anna Godbersen

Vajza të bukura me fustane të bukur që festojnë deri në agim. Djem të parezistueshëm me buzëqeshje dinake dhe qëllime të rrezikshme. Gënjeshtra të bardha, sekrete të errët dhe situata skandaloze. Ky ishte Manhatani, 1899.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000085

Botuesi: Botimet Dudaj

Dëgjoje zërin tim, Susanna Tamaro

Susanna Tamaro kthehet sërish me të gjithë stilin e saj, kjo shkrimtare e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për disa rrëfime interesante vetjake. Pak ditë pas daljes në qarkullim, ky roman i ri i saj u bë një bestseller.
750 Lekë
More

Referenca: K1R2P32

Botuesi: Dituria

Nata e martesës, Sophie Kinsella

"Nata e martesës" është historia e jashtëzakonshme e dy motrave, krejt të ndryshme në karakter dhe veprime: Loti, motra më e vogël, plot shpresë e ëndrra dhe marrëzisht e dashuruar pas të dashurit të saj; Flisi, motra e madhe, një nënë e sapo divorcuar që punon në një agjenci udhëtimesh.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2P36

Botuesi: Dituria

Udhëtimi i çuditshëm i një sendi të humbur, Salvatore Basile

Deti është i trazuar dhe në plazh valëviten flamujt. Mikeli i vogël ka vrapuar shumë për t'u kthyer shpejt nga shkolla, por kur hap derën e shtëpisë së tij, në stacionin e vogël të Miniera di Mares, gjen të ëmën me një valixhe të hapur. Në duar ajo mban ditarin e Mikelit, një fletore e kuqe me kopertinë të njollosur.
850 Lekë
More

Shtëpia e ditëve të gëzuara, Danielle Steel

Për të dhe për trashëgimtarët ndërton një pallat princor, i cili shndërrohet në një përmendore të shpresave të humbura dhe ëndrrave të thyera e ku brez pas brezi do të shtrohet shpesh pyetja, nëse lumturia mund të blihet vërtet me para.
1 600 Lekë
More

Botuesi: Toena

Çdo ditë nga dhjetë minuta, Chiara Gamberale

"Çdo ditë nga dhjetë minuta" është historia e një gruaje të re 36-vjeçare e cila besonte se kishte gjithçka kishte ëndërruar në jetën e saj. Por, jo gjithçka që besojmë përputhet me realitetin që jetojmë.
800 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Kthimi, Nicholas Sparks

Ndërsa kujdeset për kosheret e bletëve të gjyshit të dashur dhe përgatitet të ndjekë për herë të dytë shkollën e mjekësisë, Trevorit nuk i ka shkuar në mendje të bjerë në dashuri me një vendase... E megjithatë, qysh në takimin e parë, ndien për zëvendëssherifen Natali Masterson një tërheqje që e ka të pamundur ta shmangë. Por edhe pse duket se Natalia i...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dritan Tirana

Dashuri, Ana Huang

Dashuria mes tyre nuk duhej të kishte ngjarë kurrë… po kur ajo lind, nxjerr në dritë sekrete që mund t’i shkatërrojnë të dy… dhe gjithçka që kanë të shtrenjtë.
1 400 Lekë
More

Ditari i Suzanës për Nikolasin, James Patterson

Keti Uilkinson, më në fund, ka gjetur burrin e përsosur, por papritmas ai zhduket një ditë duke lënë pas vetëm një ditar të shkruar nga një nënë e re, Suzana, për të birin e saj, Nikolasin. Në të, ajo zbulon romancën mes saj dhe babait të fëmijës, shpresat e saj për martesë dhe gëzimin e pakrahasueshëm kur u bë nënë. Ndërsa Keti lexon, kupton se burri që...
700 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Dituria

Tre metra mbi qiell, Federico Moccia

Një histori e bukur dashurie. Një mikrokozmos me jetë të rinjsh që kërkojnë të ecin "tre metra mbi qiell". Vajzat veshin Onyx apo çdo lloj tendence të re, flasin për Avant, për Marsan dhe për modën e minutave të fundit. Ato presin të takojnë djaloshin e jetës së tyre. Djemtë bredhin me motor dhe sfidohen në prova force fizike, në shpejtësi, në rrezik.
600 Lekë
More