• Banner

  • Ka mbaruar

Fati është në yje, Nicholas Sparks

Dy çifte, dy histori dashurie, një rrëfim i shkëlqyer. Një rrugë e mbuluar nga bora, një makinë që humb kontrollin dhe përplaset. Në timon është i moshuari Ira, i cili tani bllokohet brenda, i plagosur dhe i vetëm mes ngricës. Dhimbja nuk e lë të lëvizë kurse qëndrimi zgjuar është një sforcim i pabesueshëm.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Fati është në yje
Origjinali: The longest Rid
Gjinia: Roman
Autori: Nicholas Sparks
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2015
Fq. 430
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-9928-00-097-2

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Dy çifte, dy histori dashurie, një rrëfim i shkëlqyer. Një rrugë e mbuluar nga bora, një makinë që humb kontrollin dhe përplaset. Në timon është i moshuari Ira, i cili tani bllokohet brenda, i plagosur dhe i vetëm mes ngricës. Dhimbja nuk e lë të lëvizë kurse qëndrimi zgjuar është një sforcim i pabesueshëm, të paktën deri kur para syve i merr formë një pamje, fillimisht e paqartë, pastaj përherë e më e ëmbël: pamja e gruas së tij të dashur Ruthit.

Ajo e nxit të rezistojë, e mban gjallë duke i treguar historitë që i kanë bashkuar për më shumë se pesëdhjetë vjet: çaste të bukura e të trishtuara, pasione dhe keqardhje, dashuri pa fund. Ai e di që Ruthi nuk mund të jetë aty, por kapet fort pas kujtimeve, emocioneve, fjalëve që shkëmbejnë bashkë.

Jo shumë larg kësaj rruge, jeta e Sofisë po ndryshon përgjithmonë. Universiteti, ish i dashuri tradhtar dhe i dhunshëm, festat dhe shoqet zhduken të gjitha natën me yje kur njeh Ljukun. Dashuria me të është e pashmangshme dhe përfytyrimi i një të ardhmeje ndryshe bëhet një ëndërr e mundur.

Një ëndërr që vetëm Ljuku mund ta bëjë reale. Vetëm nëse nuk e shkatërron e fshehta që mban brenda vetes. Ira dhe Ruthi. Sofia dhe Ljuku. Dy çifte që duket sikur nuk kanë asgjë të përbashkët, që i ndajnë vite dhe përvoja të ndryshme, por që i bashkon fati, në mënyrën më të papritur dhe emocionuese.

Duke na kujtuar se edhe vendimet më të vështira mund të jenë fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm, sepse ndjenjat dhe të fshehtat e njerëzve kalojnë nëpër udhë të pamundura që ndonjëherë kryqëzohen sipas përcaktimit të yjeve.

Mbi autorin

Nicholas Sparks u lind në Nebraska në vitin 1965 dhe ka studiuar në Universitetin Notre Dame. Ka shkruar romane të shumtë bestseller të përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë dhe është një nga romancierët më të adhuruar në botë me mbi 90 milion kopje librash të botuar.

Nga librat e tij janë realizuar filma të njohur si Mesazh në shishe, Një shëtitje e paharrueshme, I dashur Xhon, Kënga e fundit etj. Gjithmonë në majën e klasifikimeve ndërkombëtare, Nicholas Sparks ka treguar se është mjeshtër i pakundërshtueshëm i ndjenjave dhe librat e tij duhen e pëlqehen nga lexuesit e të gjithë botës. Jeton me të shoqen dhe pesë fëmijët në Karolinën e Veriut.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928000972
ean13
9789928000972
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2448

Botuesi: Bota Shqiptare

I dashur Xhon, Nicholas Sparks

Kur Savana Lin Kërtis hyri në jetën e tij, Xhon Tairi e ndjeu se ishte gati të kthente një faqe të re në jetën e tij. Ishte një rebel i inatosur kur u regjistrua në ushtri pasi kishte mbaruar kolegjin, sepse nuk dinte se çfarë të bënte tjetër.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2455

Botuesi: Bota Shqiptare

Ngadhënjimi i dashurisë, Nicholas Sparks

Njëzetenëntëvjeçarja Eli Nelson tashmë është gati të martohet me një avokat të pasur, por nuk mund të ndalë së menuari për djalin që vite më parë vodhi zemrën e saj. Kështu fillon historia e një dashurie të madhe që mund të kthejë një tragjedi në triumf, dhe mund edhe të ketë madje fuqinë për të krijuar një mrekulli... 

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: K1R2P7

Botuesi: Bota Shqiptare

Zgjedhja, Nicholas Sparks

Gjatë viteve, Nicholas Sparks ka ngazëlluar lexuesit me historitë e tij të bukura dhe prekëse. Ai i rikthehet talentit të tij të pakrahasueshëm me një romancë të re për dashurinë e gjetur dhe të humbur dhe vendimeve të cilat ne shpresojmë të mos i marrim kurrë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P2

Botuesi: Bota Shqiptare

Hajmalia, Nicholas Sparks

A ekzistojnë me të vërtetë hajmalitë? Ish – ushtari Logan Tibolt mendon se ka gjetur një. Duke mbajtur gjithmonë ne mendje kujtimet e shokëve që humbi në Irak, Logani e di që është me shumë fat që arriti të kthehet në shtëpi. Ai beson se një fotografi që mbante gjithnjë me vete, fotoja e një gruaje të buzëqeshur që nuk e ka takuar asnjëherë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P12

Botuesi: Bota Shqiptare

Net të stuhishme, Nicholas Sparks

Dhjetor 1988: në një ishull të vogël të Karolinës së Veriut ndeshen fatet e Polit dhe Adrienës, dy persona që mbledhin me vështirësi copëza nga ekzistenca e tyre e shkuar. Në atë vend të veçuar që do të përfshihej nga uragani dhe era e tërbuar, ata të dy afrohen shumë me njëri – tjetrin.

Çmimi 900 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: K1R2P9

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e parë, Nicholas Sparks

Uillsoni është i sigurtë për një gjë: dashuria për gruan e tij vetëm është thelluar dhe rritur gjatë viteve. Tani, duke përdorur si udhërrëfyes kujtimet e mrekullueshme të dashurisë 50 vjeçare të të afërmve të tij, Uillsoni po përpiqet të gjejë rrugën për t'u kthyer në zemrën e gruas që adhuron.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2525

Botuesi: Bota Shqiptare

Kënga e Fundit, Nicholas Sparks

Veronika Miller, që të gjithë e thërrasin Roni, është 17 vjeçe, jeton në Nju Jork, frekuenton klubet më trendi të qytetit dhe është e bindur se është një vajzë e pavarur. Deri në çastin kur gjendet për të kaluar verën në Uilmington, në Karolinën e Veriut, me të atin Stivin, ish – mësues pianoje dhe koncertist, i cili e ka braktisur familjen tashmë prej...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2998

Botuesi: Bota Shqiptare

Të besosh në mrekulli, Nicholas Sparks

Xheremi Marashi është një djalë i ri nga Nju Jorku; mjaft tërheqës, gjithmonë i veshur me të zeza, pjesë e elitës së gazetarëve. Një ekspert që duke u përpjekur të zbresë nga piedestali të mbinatyrshmen në artikujt që boton në Scientific American, sapo bëri shfaqjen e parë në TV kombëtar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P8

Botuesi: Bota Shqiptare

Magjia e dashurisë, Nicholas Sparks

Por kur dukej se jeta po i sillte vetëm gëzime, një e-mail misterioz, me përmbajtje shqetësuese do të shkaktojë një varg ngjarjesh që do të ndryshojnë rrjedhën e martesës së këtij çifti. Sa mirë e njohim ne atë që dashurojmë? Si të reagojmë ndaj dyshimeve të paevitueshme, frikërave që kanë lidhje me fëmijërinë, që na ngrenë pengesa që ndonjëherë na zënë...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P6

Botuesi: Bota Shqiptare

Një e fshehtë në zemër, Nicholas Sparks

Që kur e shoqja, Misi, vdiq, e shtypur nga një pirat i rrugës, jeta e Mailes Rajanit u duk se mori fund. Megjithatë, Mailesi e di se duhet të shkojë përpara dhe të mësojë të jetojë pa dashurinë e madhe, që e ka shoqëruar që nga kohët e liceut: duhet ta bëjë edhe për të birin, Xhonasin e vogël.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Jetë plot dashuri, Nicholas Sparks

Një djalë i ri, Donson, i lindur në një familje të fortësh me mbiemrin Koul, duket se është i destinuar që në fillim që të ecë në rrugën e jetës së të parëve të tij në qytezën Oriental. Por ja që gjaku i së ëmës (dhe pse e braktisi që foshnje) kishte më shumë ndikim se ai atëror.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Shpresa dhe gënjeshtra, Marian Keyes

Ana Uollsh pëson një aksident të rëndë automobilistik dhe një mëngjes gdhihet në divanin e sallonit të shtëpisë së prindërve në Dublin. Ç'u bë puna e saj si agjente e marrëdhënieve me publikun në Nju-Jork? Ku është burri i saj i dashur, Aidani, të cilit ajo i dërgon e-mail-e që mbeten pa përgjigje?

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K1R2P35

Botuesi: Pegi

PS, të dua, Cecilia Ahern

Shumë njerëz ecin në jetë duke kërkuar dhe nuk e gjejnë kurrë shpirtin e tyre binjak. Ti dhe unë e arritëm, por për një periudhë të shkurtër. Kjo është e trishtueshme, por kjo është jeta. Fëmijëri e ëmbël: ata mund t'ia plotësonin fjalitë njëri – tjetrit edhe kur grindeshin, edhe kur qeshnin.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001989

Botuesi: Botimet Dudaj

Ai që nuk dinte të dashuronte, Harold Robbins

"Ai që nuk dinte të dashuronte" është frymëzuar nga jeta e multimilionerit Howard Hughes. Xhonas Kordi, një cinik me shpirt të trazuar, që trashëgon një perandori financiare, kërkon dashurinë e vërtetë. Tri janë gratë e fatit të tij: Rina, një vejushë marramendëse; Xheni, një aktore e rastësishme, që ishte e paracaktuar për filma jetëpakë, si dhe Monika.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Kapiten Koreli, Louis De Bernieres

Të përfshirë nga kjo valë janë Pelagia, një bukuroshe vendase, dhe dy mëtuesit e saj: Mandrasi, një peshkatar kavalier, i cili kthehet në një gueril të pamëshirshëm, dhe Koreli, kapiteni sharmant, i apasionuar pas artit. I pasur me elemente besnikërie, po aq sa edhe tradhtie, dhe me ngjarje të zhvilluara në një vend ku realiteti bëhet njësh me fantazinë,...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2982

Botuesi: Te tjere

Kurth i pangrehur, Catherine Cookson

Ana Emerson i kishte kushtuar jetën djalit të saj dhe midis tyre ishte krijuar një lidhje që asgjë nuk do të mund ta thyente apo ta shkëpuste ndoshta as vetë Xhon Emerson, bashkëshorti i Anës dhe babai i Laurit. Kur Lauri fejohet, Ana e kupton që situata bëhet e vështirë për t'u pranuar.

Çmimi 700 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Botimet Dudaj

Pallati Soljano, Sveva Casati Modignani

Është mbrëmje maji, kur në pallatin Soljano - ndërtesa e shtatëqindtës e dinastisë së koralarëve të Kullës së Grekut - bie telefoni. E gjithë familja është mbledhur në tryezë për të ngrënë drekën: Ursula, e shoqja e Eduardit; të pesë fëmijët e tyre; Margarita, e vjehrra; dhe dy bijat e saj. Të gjithë janë në pritje që Eduardi të kthehet.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Derisa dashuria të na ndajë, Anna Premoli

Rasti i parë me të cilin do t’i duhet të përballet duket vërtet i rëndomtë: një arrestim për drejtim automjeti në gjendje të dehur nga një vajzë e shoqërisë së lartë. Por ajo që duket e thjeshtë, mund të ndërlikohet papritur e papandehur, nëse për shembull avokati mbrojtës i vajzës është pikërisht ajo, Amalia Bergeri, që Rajëni ka dhjetë vjet pa e parë... 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Një ditë e përkryer për t’u dashuruar, Anna Premoli

Kajla se lë propozimin të bjerë në tokë dhe, pasi braktis Nju Jorkun e saj të dashur, përpiqet të përfshihet në jetën e Heber Springsit. Përballja e parë lë për të dëshiruar: këpucet e saj me takë dymbëdhjetëshe, mundësisht blu elektrike, s’para i honepsin hapësirat e pluhurosura të jugut të Amerikës. Temperamenti i saj i rrëmbyer s'i shkon aspak për fije...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Mëkatet e nënës, Danielle Steel

Çdo grua bën zgjedhje. Dhe askush nuk ka bërë zgjedhje më të vështira se Olivia Grejsoni. Gruaja tepër e suksesshme afariste ka munguar gjatë shumicës së vegjëlisë së fëmijëve të saj, ndërkohë që ngrinte një perandori legjendare furnizimi pajisjesh shtëpiake.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P32

Botuesi: Dituria

Nata e martesës, Sophie Kinsella

"Nata e martesës" është historia e jashtëzakonshme e dy motrave, krejt të ndryshme në karakter dhe veprime: Loti, motra më e vogël, plot shpresë e ëndrra dhe marrëzisht e dashuruar pas të dashurit të saj; Flisi, motra e madhe, një nënë e sapo divorcuar që punon në një agjenci udhëtimesh.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K1R2P6

Botuesi: Bota Shqiptare

Një e fshehtë në zemër, Nicholas Sparks

Që kur e shoqja, Misi, vdiq, e shtypur nga një pirat i rrugës, jeta e Mailes Rajanit u duk se mori fund. Megjithatë, Mailesi e di se duhet të shkojë përpara dhe të mësojë të jetojë pa dashurinë e madhe, që e ka shoqëruar që nga kohët e liceut: duhet ta bëjë edhe për të birin, Xhonasin e vogël.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)