Hakmarrja vishet me Prada, Lauren Weisberger
  • Hakmarrja vishet me Prada, Lauren Weisberger

Hakmarrja vishet me Prada, Lauren Weisberger

Botimet Dudaj

Këtu vazhdon historia e librit shumë të përfolur "Djalli vishet me Prada". Miranda Prestli kthehet sërish. Ka kaluar një dekadë që kur Endi Saksi braktisi punën për të cilën "një milion vajza do të vrisnin për ta pasur" punën me Miranda Prestlin te revista Runway – një ëndërr që u shndërrua në makth.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Hakmarrja vishet me Prada, Rikthimi i djallit
Origjinali: Revenge Wears Prada
Gjinia: Roman
Autori: Lauren Weisberger
Shqipëroi: Edlira Keta
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2015
Fq. 404
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-99943-0-363-2

Mbi librin

Këtu vazhdon historia e librit shumë të përfolur "Djalli vishet me Prada". Miranda Prestli kthehet sërish. Ka kaluar një dekadë që kur Endi Saksi braktisi punën për të cilën "një milion vajza do të vrisnin për ta pasur" punën me Miranda Prestlin te revista Runway – një ëndërr që u shndërrua në makth.

Endi dhe Emilia, asistentja tjetër, kanë bashkuar forcat dhe kanë themeluar një revistë nusesh, e cila shënon sukses dhe josh shumë të reja. Endi shkruan dhe kujdeset për brendinë. Emilia merret me festat dhe reklamimin si një gjë që di ta bëjë fort mirë.

Ndërkohë Endi ka takuar dashurinë e jetës së saj, Maks Harrisonin, pasardhës i një familjeje të njohur në botën e medies: me besim në vete, i suksesshëm dhe tejet i pashëm. Dasma e tyre mbulon të gjitha faqet e medieve sociale, ndërsa miqtë dhe familja bashkohen për të festuar me çiftin e shkëlqyer. Endi është në qiell të shtatë, por karma është një gjë e poshtër.

Mëngjesin e dasmës, Endit i rikthehet e shkuara, ndërsa zbulon një letër sekrete me të dhëna kompromentuese... dhe gjithçka kthehet në makth. Ajo kupton se asgjë – as burri i saj apo karriera e shtrenjtë – nuk është ashtu siç duket. Nuk do t'i kishte shkuar kurrë nëpër mend se rruga e saj do të kryqëzohej sërish me atë të "Djallit", dora vetë.

Mbi autoren

Lauren Weisberger është shkrimtarja bestseller e gazetës "New York Times" për librin "Djalli vishet me 'Prada'", që u botua në dyzet gjuhë dhe u përshtat në një film të suksesshëm ku luanin Meryl Streep dhe Anne Hathaway. Po ashtu, edhe tre romanet e tjera të Weisberger ishin të gjithë bestseller. E diplomuar në Universitetin e Kornellit, autorja jeton në Nju-Jork me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303632
ean13
9789994303632
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Miqësi e ngushtë, Danielle Steel

Unë e di se të kam shkaktuar shumë dhembje, por unë kam bërë atë që kam quajtur të drejtë. Dhe tani nuk më vjen keq për asgjë. I tillë jam. Një pjesë të vetes, pjesën më të madhe, ia dhashë luftës me te keqen – por, ama, diçka ka mbetur. Dhe, ndoshta, ajo që ka mbetur, mund të jetojë më tej.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Living

Motra tjetër, Kristin Hannah

Megani dhe Klera ritakohen pas më shumë se dy dekadash. Në një kohë kur mendojnë se jeta e tyre ka ndryshuar kaq shumë, dy motrat do të përpiqen të jenë çka nuk kanë qenë kurrë që pas vegjëlisë: një familje e vërtetë.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Thashethemet, Anna Godbersen

Në qytet përhapen thashethemet për vdekjen e papritur të yllit më të shquar të shoqërisë së lartë në Nju Jork, Elizabeta Holandit dhe të gjithë i kanë sytë te të afërmit dhe miqtë e së ndjerë.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2982

Botuesi: Te tjere

Kurth i pangrehur, Catherine Cookson

Ana Emerson i kishte kushtuar jetën djalit të saj dhe midis tyre ishte krijuar një lidhje që asgjë nuk do të mund ta thyente apo ta shkëpuste ndoshta as vetë Xhon Emerson, bashkëshorti i Anës dhe babai i Laurit. Kur Lauri fejohet, Ana e kupton që situata bëhet e vështirë për t'u pranuar.
700 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Zhgënjimi i qytetit të madh, Jennifer Worth

Pse iu futa kësaj rruge vallë? Duhet të kem qënë e marrë! Kishte plot gjëra të tjera që mund të kisha bërë: modele, stjuardesë avioni ose kamariere në anije. Koka më ziente nga një mori gjërash, që të gjitha mbi punë të shkëlqyera e të paguara më së miri.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Easy, Tammara Webber

"Easy. Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë..." është një roman romantik për të rinj dhe trajton një temë të ndjeshme e bashkëkohore, atë të dhunës kundër grave.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2P29

Botuesi: Dituria

E fiksuar pas dyqaneve, Sophie Kinsella

Beki është një gazetare që jep këshilla për kursime dhe investime të sigurta në një gazetë të njohur londineze. Është e këndshme, plot fantazi dhe e vendosur. Por ka një pasion të shfrenuar: dyqanet!
800 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Një dashuri, Dino Buzzati

Ishte një prej ditëve të shumta gri të Milanos, porse pa shi, me atë qiell të pakuptueshëm ku s’merrej vesh në ishin re ato aty a vetëm mjegull, përtej së cilës ndoshta fshihej dielli. Apo thjesht blozë që dilte nga oxhakët, nga shfryrëset e kaldajave me naftë, nga tymtarët e rafinerive Koloradi, nga kamionët zhauritës, nga pusetat, nga pirgjet me...
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2P35

Botuesi: Pegi

PS, të dua, Cecilia Ahern

Shumë njerëz ecin në jetë duke kërkuar dhe nuk e gjejnë kurrë shpirtin e tyre binjak. Ti dhe unë e arritëm, por për një periudhë të shkurtër. Kjo është e trishtueshme, por kjo është jeta. Fëmijëri e ëmbël: ata mund t'ia plotësonin fjalitë njëri – tjetrit edhe kur grindeshin, edhe kur qeshnin.
700 Lekë
More

Botuesi: Dritan Tirana

Dashuri, Ana Huang

Dashuria mes tyre nuk duhej të kishte ngjarë kurrë… po kur ajo lind, nxjerr në dritë sekrete që mund t’i shkatërrojnë të dy… dhe gjithçka që kanë të shtrenjtë.
1 400 Lekë
More

Referenca: K1R2P12

Botuesi: Bota Shqiptare

Net të stuhishme, Nicholas Sparks

Dhjetor 1988: në një ishull të vogël të Karolinës së Veriut ndeshen fatet e Polit dhe Adrienës, dy persona që mbledhin me vështirësi copëza nga ekzistenca e tyre e shkuar. Në atë vend të veçuar që do të përfshihej nga uragani dhe era e tërbuar, ata të dy afrohen shumë me njëri – tjetrin.
900 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: UEGEN

Gjiri i argjendtë, Jojo Moyes

Romani aq i lexuar "Gjiri i argjendtë" është nga librat më të mirë të autores britanike Jojo Moyes , pasi ato ngrenë probleme të mëdha të shoqërore, e vë gishtin në plagë dhe rrëfimi i saj i dallgëzuar dhe me ritëm të lartë të shtyn të mbash qëndrimin e duhur, të jep si të thuash një leksion të mirë. 
1 200 Lekë
More

Referenca: K1R2P6

Botuesi: Bota Shqiptare

Një e fshehtë në zemër, Nicholas Sparks

Që kur e shoqja, Misi, vdiq, e shtypur nga një pirat i rrugës, jeta e Mailes Rajanit u duk se mori fund. Megjithatë, Mailesi e di se duhet të shkojë përpara dhe të mësojë të jetojë pa dashurinë e madhe, që e ka shoqëruar që nga kohët e liceut: duhet ta bëjë edhe për të birin, Xhonasin e vogël.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000092

Botuesi: Botimet Dudaj

Një grua e denjë, Sveva Casati Modignani

Në një fshat të vogël të Sicilisë, një murgeshë enigmatike i jep një intervistë të bujshme një gazetari të guximshëm. Ajo quhet Nensi Pertinaçe dhe përpara se të zhdukej në mënyrë të beftë, pa lënë gjurmë
950 Lekë
More

Botuesi: Toena

Ajo dhe ai, Marc Levy

Ajo fshihet në Monmartrë. Ai jeton në Mare. Ajo është shumë e suksesshme. Ai jo tamam. Ajo, madje, është një yll kinemaje. Por ai nuk e di. Ajo ndihet vetëm. Edhe ai. Ai e bën për të qeshur. Ajo bën shumë gafa.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001364

Botuesi: Botimet Dudaj

Djallit i pëlqen e ëmbël, Lauren Weisberger

Bet Robinson, një njëzeteshtatëvjeçare nga Nju-Jorku, ish-nëpunëse banke që ëndërron të gjejë princin e kaltër, nuk arrin ta besojë kur merret në punë nga agjencia më e famshme e marrëdhënieve publike në Manhatan, me detyrën që të organizojë festat më të jashtëzakonshme.
900 Lekë
More