• Banner

Një verë pa burra, Siri Hustvedt
  • Një verë pa burra, Siri Hustvedt

Një verë pa burra, Siri Hustvedt

Gra të përbuzura. Unë vajtova, ulërita dhe përplasa grushtet pas murit. Unë e tremba atë. Ai dëshironte paqe, ta linin rehat të vazhdonte rrugën e tij me neuroshkencëtaren e edukuar të ëndrrave të tij, një grua me të cilën ai nuk kishte as të shkuar, as dhimbje të mbartura, as konflikte.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një verë pa burra
Origjinali: The summer without men
Gjinia: Roman
Autori: Siri Hustvedt
Shqipëroi: Engjëllushe Shqarri
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2013
Fq. 210
Pesha: 0.22 kg
ISBN: 978-9928-162-62-5

Fragment nga libri

Banaliteti i kësaj historie - fakti që ajo përsëritet çdo ditë deri në pështirosje nga burra që papritur ose dalëngadalë zbulojnë se ajo që është, nuk ka pse të jetë, dhe që pastaj hidhen në veprim për t'u çliruar nga gratë, të cilave po u ikën mosha, por që janë kujdesur për ta dhe për fëmijët e tyre për vite të tëra – nuk e mbyt dot dhimbjen, xhelozinë dhe poshtërimin që i pushton personat që lihen pas.

Gra të përbuzura. Unë vajtova, ulërita dhe përplasa grushtet pas murit. Unë e tremba atë. Ai dëshironte paqe, ta linin rehat të vazhdonte rrugën e tij me neuroshkencëtaren e edukuar të ëndrrave të tij, një grua me të cilën ai nuk kishte as të shkuar, as dhimbje të mbartura, as konflikte. E megjithatë, ai tha pauzë, jo stop, për ta mbajtur të hapur rrëfenjën në rast se ndërronte mendje. Një çast i pamëshirshëm shprese.

Komente mbi librin

"Një meditim hipnotizues dhe i fuqishëm mbi martesën, ndryshimet midis sekseve, plakjes dhe kuptimit të të qenit femër."

BookPage

"Një verë pa burra është gazmor dhe lodrues, megjithëse merret me subjekte si jeta dhe vdekja... Midis kënaqësive të këtij romani gjejmë edhe analizën gjinore... si edhe personazhin e Mias, e cila duket e ndershme, mendjemprehtë dhe e ndjeshme."

The New York Times

"Kjo histori prekëse e një përçarjeje martesore trajton me shumë humor një subjekt të dhimbshëm."

The Guardian

"Një roman i ri elegant, një meditim i zgjuar dhe habitshmërisht gazmor mbi dashurinë, miqësinë dhe politikat e seksit..."

The Miami Herald

Mbi autoren

Siri Hustvedt (19 shkurt 1955) është një shkrimtare dhe eseiste amerikane. Ajo është autore e një libri me poezi, e pesë romaneve dhe e dy librave me eseistikë. Romanet e saj janë përkthyer në 29 gjuhë të botës.

Detajet e librit
K1R1

Referencat specifike

isbn
9789928162625
ean13
9789928162625
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Përshtypjet (0)