• Banner

  • Ka mbaruar
Frosina e Janines, Mira Meksi
  • Frosina e Janines, Mira Meksi

Frosina e Janines, Mira Meksi

Zonjën Frosinë e mbyllën në një sëndyk venecian të larë në argjend dhe pak përpara se të zbardhte e hodhën në ujërat pis të liqenit. Pas saj, diku më larg, shprazën në liqen gjithë mllefin e Ali Pashait, vezirit të Janinës, duke mbytur, lidhur këmbë e duar edhe gjashtëmbëdhjetë gra të tjera që lebetiteshin duke thirrur zot e qiell.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Frosina e Janinës (kopertinë e trashë)
Origjinali: Frosina e Janinës
Gjinia: Roman
Autori: Mira Meksi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 184
Pesha: 0.431 kg.
ISBN: 978-99956-87-89-2

Fragment nga libri

Paul Despier – i gjeti një letër të tij të shkurtër e pa komente, ku jepej kallëzimi i një murgu të arratisur nga Janina: "Zonjën Frosinë e mbyllën në një sëndyk venecian të larë në argjend dhe pak përpara se të zbardhte e hodhën në ujërat pis të liqenit. Pas saj, diku më larg, shprazën në liqen gjithë mllefin e Ali Pashait, vezirit të Janinës, duke mbytur, lidhur këmbë e duar edhe gjashtëmbëdhjetë gra të tjera që lebetiteshin duke thirrur zot e qiell.

Ndërsa ajo hyri pa zë në varrin e larë në argjend, duke duruar përunjazi kurorën e turpit mbi kokë: i shëmbëllente një hijeje, fytyra i qe tretur dhe zbardhëritur si shkumës, flokët i qenë bërë të tejdukshëm, duart i mbante të lidhura në një lutje të përjetshme, vetëm buzët e përvëluara si të paskëshin mbledhur gjithë dashurinë e botës. Sytë i kishin marrë një dritë të veçantë shprese, e cila nuk i përkiste dritës së kësaj bote..."

Detajet e librit
SKU000717

Të dhënat

Autori
Mira Meksi
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000121

Botuesi: Ideart

Fantazma me sy njeriu, Mira Meksi

Në guvën e lagësht të një eremite të vjetër ishin mbledhur fantazmat. Fantazmadhja mori një grusht drite dhe e hodhi në një magje guri. Pastaj hodhi edhe një tjetër, edhe një tjetër… Përzjeu dritën me dritë dhe zuri të ngjeshte brumin dritë. Brumi nuk lidhej dhe nuk i bindej Fantazmadhes.

Çmimi 288 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000134

Botuesi: Onufri

Porfida, ballo ne Versailles, Mira Meksi

Në vigjilje të fundmijëvjeçarit që lamë pas, Shqipëria totalitare, e kruspullosur në vetvete, i përngjan një çmendine; ndërkohë që çmendina e vërtetë, e cila mban të ngujuar elementët më të rrezikshëm për ideologjinë sunduese, shndërrohet në paradhomën që përgatit rininë për botën e lirë nëpërmjet një balloje dhe në vazhdën e një parfumi.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000894

Botuesi: Onufri

E kuqja e demave, Mira Meksi

Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit "Luftëtarë kundër harresës së Ikonës" kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Pa zemër në kraharor, Mira Meksi

Një piktore tridhjetëvjeçare, e tradhtuar nga një dashuri e madhe që i shkrumbohet përpara syve, vendos ta varrosë atë brenda një varkëhiri prej letre, në një gropë në fund të kopshtit të saj. Së bashku me hirin e dashurisë, vajza varros edhe besimin tek ajo ndjenjë, së cilës i pat kushtuar jetën.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vrasje në Venecia, Mira Meksi

Një krim i llahtarrshëm ndodh në Venecia një mesnatë fundnëntori. Pranë urës së Turkeshëzave, Fantino varkëtarit i gdhendet në retinë me saktësi pamja e tmerrit: imazhi i një djaloshi të pashëm mbi urë, i cili nxjerr nga pelerina e zezë kokën e prerë të një gruaje të re shumë të bukur, që çurkon gjak.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Flutura mes gjinjve, Mira Meksi

Shkrimi i Mira Meksit është një nga shembujt e shkëlqyer të investigimit letrar, të tejkalimit të rrëfimit tradicional dhe të krijimit të një tregimi të ri në letërsinë shqipe ku gërshetohen elemente të esesë, realizmit magjik dhe tregimit neofantastik.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Hakmarrja e Kazanovës, Mira Meksi

Një ekspeditë historianësh të lashtësisë përndjekin misterin më të madh të jetës së Kazanovës, princit venecian të joshjes dhe njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj të Rilindjes Europiane. Zbulimi i tij trondit jo vetëm biografët e Kazanovës, por mbarë njerëzimin. Një tragjedi e padëgjuar pason...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Diktatori në kryq, Mira Meksi

Një albanolog gjerman zbulon rrënjët pagane të Kishës njëmijë e pesëqind vjeçare të Hylindëses në Labovën e Kryqit, ato të gjuhës shqipe, si edhe misterin e lashtë të një “Graali të Shenjtë” për Krishterimin që ndodhet në Kishën e Kryqit.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kishim një ëndërr, Nasi Lera

Asti, një regjisor që nuk mundi të vinte në skenë gërshetimin e Çehovit me Beketin, përjeton tragjikomedinë çehoviane-beketiane, të vënë në skenë në realitetin e përditshëm nga politikanët dhe politika shqiptare.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Vendi diku midis, Enkelejd Lamaj

Nën magjinë e tyre Sidriti dhe Ana e gjejnë veten në një aventurë urbane, mes fëmijësh të humbur, aksidentesh të dyshimta e fantazmash të një shoqërie të trembur, kriminele e të korruptuar…

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2981

Trimnika, nr. 1, Inida Gjata Zhaku

"Trimnika" është një roman me seri. Një botim i përmuajshëm që trajton realitetin e një personi publik në Shqipëri. Flet për padrejtësitë , shpifjet, ndjenjën e hakmarrjes që rritet si kancer tek TRIMNIKA. Libri ka karakter satirik dhe përbëhet gjithashtu nga karikaturat e personazheve dhe ngjarjeve.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Teqeja e shterpave, Balil Gjini

Pezuli i ballkonit të shtëpisë së Lejlasë ishte mbushur plot me saksi me karafila të kuq, të cilët vareshin poshtë penxhereve të hekurta, dhe dukej sikur, pasi shndërroheshin në një lëng të kuq, merrnin sokaqet e rrugët, mbërrinin në shtretërit dhe kanapetë ku dergjeshin në vapë meshkujt me trupin e lakuriqtë.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Orgji në famullinë e at Ludovikut, Leonard Veizi

Një roman ku ndërthuret trileri me psikologjinë, jeta moderne dhe e provincës, engjëjt dhe djajtë. "Orgji në famullinë e at Ludovikut" është një vepër e shtrirë në plan universal. Si edhe më parë, letërsia e Veizit del nga kufijtë e së zakonshmes, duke synuar hapësira dhe mundësi të reja.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Fytyra e Simurgut, Gazmend Krasniqi

Është rrugë shumë e gjatë dhe e mundimshme, sepse duhet të kalojnë shtatë lugina. Këto lugina, të fundosura poshtë maleve, të errëta e të thella, janë shprehje e dyshimeve dhe hipokrizisë, e krenarisë njerëzore dhe mashtrimit, prandaj secili zog vepron në natyrën e llojit dhe udhëtimi përparon shumë ngadalë.

Çmimi 560 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

E katërta, Balil Gjini

Shenja e hatasë që do të pllakoste qytetin tonë ishte dhënë qysh më parë, ishte dhënë qysh kur një tufë korbash i lanë sprethet e shkëmbinjve e të honeve dhe filluan të vejevinin mbi akrepat e sahatit të qytetit tonë, duke kruar sqepat në ta, duke u cpërfëndur gjithë sevda zie me njëri – tjetrin dhe, ç'është më e keqja, duke i ngarkuar ata me glasa të...

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001454

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Skënderbeu, Sabri Godo

Një roman historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo. Një roman ndryshe nga të tjerët, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptar.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Yjet nuk vishen kështu, Elvira Dones

"Yjet nuk vishen kështu" rrëfen jetën e grave dhe burrave të përhumbur pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe ëndrrat e thërrmuara në trotuaret e Europës nga një e keqe që askush nuk mendonte se e kishte përbrenda.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mjalti, Mari N'anette

Folisa, vajza e çiltër dhe e etur për dije ëshë e destinuar të lindë në një fshat të vogël e të veçuar nga pjesa tjetër e btoës. Në këtë vend mes pyjesh të dendur, ligësia e njerëzve është më e madhe se vetë numri i banorëve.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Netët e Parisit, Stavri Pone

Një roman tjetër i ri i këtij autori. Një djalë i ri, emigrant në Francë, që përballon vuajtje të jashtëzakonshme për mbijetesë. Njohja e tij me një adoleshente franceze i shton një përmasë të re romanit, ku spikat karakteri i tij i rrallë që mposht egoizmin dhe dashurinë për hir të formimit të tij si njeri i virtytshëm.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)