Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Qyteti plak, Saimir Muzhaka
  • Qyteti plak, Saimir Muzhaka

Qyteti plak, Saimir Muzhaka

Onufri

Ngjarjet zhvillohen në qytetin e Beratit, një qytet të cilin jemi mësuar ta shohim nëpër kartolina e ta vlerësojmë si një nga më të bukurit në Shqipëri, të fortë e të palëkundur. Megjithatë, ky roman shkon përtej sipërfaqësores, ai na fut në brendësi të qytetit i cili është i mbushur plot pasiguri dhe frikë.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Qyteti plak
Gjinia: Roman
Autori: Saimir Muzhaka
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2017
Fq. 167
Pesha: 0.257 kg.
ISBN: 978-9928-226-82-2

Mbi librin

"Qyteti plak" nga Saimir Muzhaka u shpall fitues në konkursin e organizuar nga Ministria e Kulturës, në mbështetje të krijmtarisë letrare për vitin 2017. Edhe pse lexuesit janë skeptikë për të lexuar romane nga autorë të rinj shqiptar, ky nuk duhet të jetë "fati" i këtij libri. Ai meriton të lexohet dhe të vlerësohet për atë ç'ka mbart mes rreshtave të tij.

Ngjarjet zhvillohen në qytetin e Beratit, një qytet të cilin jemi mësuar ta shohim nëpër kartolina e ta vlerësojmë si një nga më të bukurit në Shqipëri, të fortë e të palëkundur. Megjithatë, ky roman shkon përtej sipërfaqësores, ai na fut në brendësi të qytetit i cili është i mbushur plot pasiguri dhe frikë, duke na paraqitur kështu një tablo të plotë të realitetit ku banorët e Beratit (dhe jo vetëm) jetojnë.

Një tërmet i rënë vite më parë qëndron si një fantazmë që vazhdon të trazojë vendasit dhe të ardhmen e tyre. Tre të rinj ndërrojnë jetë në të njëjtën ditë për shkaqe të pashpjegueshme. Të jetë një mallkim, një paralajmërim për një tjetër tërmet apo përtej të gjithave ka një arsye logjike, shkencore?

Geraldi është një i ri, i cili pas studimeve në Tiranë, kthehet në vendlindje dhe dashur pa dashur e gjen veten pjesë të një grupi hetimor mbi shkaqet e ndodhive në qytet. Ai do të intervistojë familjet e tre të vdekurve e do të mundohet të shpjegojë çfarë ka ndodhur me ta. Por a mund të shpjegohet vdekja, a mund të mendojmë si ajo e të kuptojmë se cilin zgjedh të marë me vete?

"Qyteti plak" më solli ndërmend një tjetër roman, fitues i Çmimit Pulitzer 1928, "Ura e Mbretit Shën Luigj" nga Thornton Wilder, por kësaj herë misteri dhe enigma vendoset në një realitet shqiptar. Ndaj, elementët origjinalë të këtij romani janë pikërisht elementët e vendit tonë, janë fjalët e një qyteti të vogël ku nuk mund të jetosh i qetë, janë fqinjët e gjithëdijshëm, janë të rinjtë plot ëndrra për kryeqytetin dhe të moshuarit, dyshues për të. Në një botë të tillë do të përplasen edhe personazhet e këtij romani dhe secili prej tyre do ju përcjellë ndjesi të forta e do ju bëjnë t'i mbani gjatë në mendje.

Në këtë qytet plak, zgjohen çdo ditë nëna me zemër të rënduar e të lënduar, në kërkim të më të mirës për fëmijët e tyre, të rinj plot ëndrra e shpresë e të moshuar që na japin mësime për jetën. Në përplasjen mes dashurisë dhe interesit, jetës dhe vdekjes, ngjarjet në roman do të rrokullisen drejt njerit kah. Cilit prej tyre? Fundi i librit është akoma më i bukur, më i mistershëm dhe me siguri, ashtu si unë, do t'i ktheheni për ta lexuar dy herë.

Saimir Muzhaka është një zë i ri në letërsisë shqipe, por premtues dhe këtë e dëshmon romani i tij i parë. Stili dhe teknika e tij narrative sjellim natyrshëm një realitet paradoksal të periferive në Shqipëri, të cilin të gjithë e njohim por pak dinë ta sjellin kaq bukur përmes rreshtave të një libri.

Fragment nga "Qyteti plak"

- Ku jemi?
Kjo është pyetja pa përgjigje. Ku jemi? Me pak fjalë, çfarë duam ne këtu? A jemi në vendin e duhur? A merr njeriu aq sa meriton? Apo, jep më pak nga ç'i takon? Vlen të qajë, të qeshë, të shajë? Ka shumë pyetje, por burimi është veç një: ku jemi? Ja që shkenca del pavlerë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226822
ean13
9789928226822
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Arkipelagu spiritus, Zija Cela

Identiteti i prozës moderne shqiptare do të ishte i gjymtuar pa prozën e Zija Çelës, sidomos romanet e tij të mrekullueshme për jetën e vdekjen. Një mënyrë të këtillë të rrëfimit dhe të zhvillimit të situatave mbi parimet e lëvizjeve të brendshme koncentrike, gjithsesi do të mund ta ndërtonte vetëm një mjeshtër i sprovuar i artit të romanit, çfarë është...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2086

Botuesi: Princi

Saga e nji dite, Lisandri Kola

Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.
400 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Pas mesnate, Brunilda Zllami

Por sado që përpiqemi për t’u përshtatur nuk mundemi, sepse karakteret që kemi fshehur janë ato të lindurat, që nuk fshihen me gomë thjesht se një moment vendosëm ashtu. Ato janë pjesët që na dalin në ëndrra, që na bëjnë të palumtur, edhe kur mendojmë se kemi gjithçka.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Bijat e gjeneralit, Mimoza Hysa

Dy zgjedhje të vështira që përgatisin një tragjedi. Një roman psikologjik turbullues, i shkruar në vetë të dytë, si kërkim ngulmues i fajtorit tek tjetri, krejt i ngjashëm me veten.
900 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Ferma e dijes, Gjerak Karaiskaj

Hapësirat tekstologjike të këtij romani, të përveçëm si frymë dhe shprehësi, por mbi të gjitha unik për sendërtimin e realitetit letrar, bazuar në konkreten e përditshmërisë, që në këtë rast e tejkalon imagjinaren, ndërlidhen po kaq ngushtësisht edhe nga fati i vetë protagonistëve.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Qelia e lirisë, Kaon Serjani

Si mund të jetë rrjedha e jetës dhe bota e brendshme e një vajze 20-vjeçare teksa përballet me një vdekje të papritur, një dashuri të pamundur dhe një betejë për të fituar lirinë? E rritur në Tiranë në një familje intelektuale nga Kosova, larg ankthit dhe kujtimeve të luftës, me një shpirt të lirë, Shqipja gjen pak rrënjë që e mbajnë lidhur me të shkuarën.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000655

Botuesi: Onufri

Hija, Ismail Kadare

Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes europiane, personazhi kryesor, një kineast pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që kthehet nga qyteti-dritë i Parisit, atij i duhet të japë llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit.
700 Lekë
More

Referenca: 2227

Botuesi: Te tjere

Lumi i Vdekur, Jakov Xoxa

Mos, mos, o bir, mos truaj dhe ti; kemi nusen në të dhëmburat e lindjes e s'është mirë... S'bën të na gjejë ajo orë me mallkim në buzë.s, aty qante, aty qeshte. Karvani dy qerresh i të zbuarve posa kishte lënë pas mullirin e beut, kodrën e Shkozës dhe kishte hyrë në Fier. Qerret ndaluan përpara urës së gurtë e të ngushtë të Gjanikës dhe po pritshin të...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Njeriu me fat, Fatos Kongoli

Në këtë libër, Kongoli risjell një personazh të njohur të tij, inspektorin Sabit Kurti. Në prag të pensionit, ai ngarkohet me një detyrë të fundit, disi të veçantë, të shmangë vrasjen e paralajmëruar të një personin VIP. S'dihet kush do të jetë viktima, as vrasësi, as motivet e vrasjes.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000412

Botuesi: Botimet Dudaj

Nata e Sofie Kondilit, Koco Kosta

Shikonte te vetja dhe as që bënte përpjekjen më të vogël që seksi i saj të mos shpërthente me aq vrull, po përkundër: kërkonte të jepej furishëm. Ajo e spërkaste mashkullin me vështrim epshor. Gjinjtë e mëdhenj ulërinin të etur për ndjenjë.
767 Lekë
More

Botuesi: Toena

Një sagë e vogël, Besnik Mustafaj

Ky libër, më shumë se një roman, është një përrallë e hidhur, me raste të përsëritura burlesku. Burgu, një institucion i paturpshëm i pushtetit totalitar, është konstantja e pakthyeshme në historinë e një vendi që mund të quhej Shqipëri, por shumë mirë mund të quhej edhe Serbi, Maqedoni ose Kosovë - emri nuk përmendet.
700 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Pasanikë të varfër, Grigor Banushi

 Dy heronjtë e romanit janë shembull i vullnetit dhe këmbënguljes, i besimit dhe i dashurisë së ndërsjellë. Ata janë të bindur se vetëm duke u mbështetur fort në dashurinë e tyre, do të arrijnë të realizojnë ëndrrat dhe shpresat e tyre disavjeçare.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Mjegullat e Tiranës, Ismail Kadare

Për një kohë të gjatë, askush nuk e dinte ekzistencën e një romani të panjohur të Ismail Kadaresë. Dukej sikur ai vetë e kishte harruar romanin e tij të parë "Mjegullat e Tiranës", shkruar gjatë kohës kur ishte student në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1957-1958.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2249

Botuesi: Te tjere

Shqiptaret nuk e njohin grine, Vera Isaku

Vera Isaku lindi në mars te vitit 1955. Mbaroi Universitetin e Tiranës, dega Filologji 1979. Është ndër gazetarët themelues të gazetës "Rilindja Demokratike". Ka botuar me qindra artikuj në shtypin vendas dhe të huaj. Disa nga veprat e saj janë: "Fate tullace", "Qëllime të mira", "Asgjë përgjithmonë" etj.
500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Fugu, ArB eLo

Është në traditën e linjës sonë që të përzgjedhurve t’u tregohet në një moshë të caktuar, kur janë pjekur kushtet dhe kur e kërkojnë vetë, diçka më shumë nga e vërteta. Edhe unë jam sqaruar, këtu ai kishte bërë një pauzë kuptimplotë, kishte rrudhur sytë e kishte buzeqeshur pak, sikur të priste një mirëkuptim të vetëkuptueshëm nga bashkëbiseduesi, - nga...
1 500 Lekë
More