• Banner

Stina e stineve, Kasem Trebeshina
  • Stina e stineve, Kasem Trebeshina

Stina e stinëve, Kasëm Trebeshina

Duke tematizuar pa kurrfarë kufizimi çdo gjë dhe çdo problem me një qëndrim autentik e autonom, që shpërthen herë në një kritikë sublime e herë në një ironi olimpike, autori edhe në punë të procedimit e të strukturimit të fjalës artistike i shkel të gjitha normat, skemat e tabutë e estetikës dhe të etikës zyrtare.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Stina e stinëve
Gjinia: Roman
Autori: Kasëm Trebeshina
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2016
Fq. 102
Pesha: 0.143 kg.
ISBN: 978-9951-08-215-0

Komente mbi librin

""Stina e stinëve" është një rrëfim për fëmininë që rrëfehet në vetën e parë dhe që mëton ta përmbledhë jetën me të gjitha dukuritë e saj, saqë përfitohet bindja se kemi të bëjmë me një rrëfim të dendur, me një rrëfim që manifeston frymën jetësore me tragjikë, komikë, ironi dhe vitalitet. Ajo është shtresa aksiologjike e rrëfimit, e cila mëton ta afirmojë konceptin se fëminia është "stinë e kaltër" dhe e vetmja fazë e lumturisë njerëzore, është një përmasë krejtësisht tjetër."

Ramadan Musliu

"Jeta e Kasëm Trebeshinës është përplot me bëma, vuajtje dhe sfida të mëdha, luftëtar dhe i dënuar nga bashkëluftëtarët, shkrimtar dhe i braktisur nga kolegët, vetmitar kryelartë, që bën bujë duke i kthyer krahët asaj, me një vepër që është më shumë sesa një pasqyrë e jetës së tij, një sintezë që bashkon kohëra me gjakimin e bukur për të qenë pakohë, pra e gjitha kohërave."

Visar Zhiti

"Rrallëkush në letrat e sotme shqipe ka depërtuar aq thellë te brendësia dhe thelbësorja ekzistenciale e njeriut dhe e letërsisë sa Trebeshina; rrallëkush në letrat shqipe pas Koliqit nuk depërtoi te thellësitë e psikikës së njeriut sa Trebeshina, rrallëkush në letrat shqipe pas Camajt nuk depërtoi në thellësitë filozofike sa Trebeshina, rrallëkush në letrat shqipe pas Lasgushit e Zef Zorbës nuk shquhet nga një shije e përkryer estetike sa Trebeshina..."

Hans Joachim Lanksch

"Duke tematizuar pa kurrfarë kufizimi çdo gjë dhe çdo problem me një qëndrim autentik e autonom, që shpërthen herë në një kritikë sublime e herë në një ironi olimpike, autori edhe në punë të procedimit e të strukturimit të fjalës artistike i shkel të gjitha normat, skemat e tabutë e estetikës dhe të etikës zyrtare."

Sylejman Syla

Detajet e librit
Buzuku

Referencat specifike

isbn
9789951082150
ean13
9789951082150
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001308

Botuesi: Buzuku

Këngë për Kosovën, Kasëm Trebeshina

Poezia është dimension i veçantë në kompleksin artistik trebeshian dhe, pos si zhanër i veçantë, shdtrihet kudo: është jo vetëm pjesë përbërëse e teksteve të përkatësive të ndryshme, por edhe vetë lënda e shtrirë kudo... Është një amalgamë që shkrin njësitë më të vogla po dhe tërësitë artistike, duke i dhënë shpirt artit të tij.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001318

Botuesi: Buzuku

Tregtari i skeleteve, Kasëm Trebeshina

Tregtari i skeletëve ka si motiv esencial të rrëfimit rolin e intelektualit klasor. Asmut Rrakatja niset në misionin politik për të mbledhur skeletët, të cilët do të dëshmonin përmasën e fitores. Bredh nga despotati në despotat në kërkim të eshtrave, numri i saktë i të cilëve është i lëvizshëm.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Historia e atyre që s'janë, Kasëm Trebeshina

Homo dramatikusi i Kasëm Trebeshinës përjeton rënie në nivelet më të ulëta të nënshtrimit dhe të prostituimit fizik e shpirtëror, por edhe ngritje në nivelet më sublime të heroit me guxim mbinjerëzor kur e mund frikën nga vdekja, që ishte instrument efikas i terrorit në kohën e diktaturës.

Çmimi 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Ciklopi, Brajan Sukaj

Dhe vetëm në një botë të tillë, ku gjithçka është e mundur, djali i saj, kur të rritej, do të ishte i lirë të dilte e të bënte ç’të donte, pa u parë me sy të llahtarisur sikur të ishte një bishë e egër. Por jo në këtë botë. 

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Piramida e shpirtrave, Virgjil Muçi

Gëzimi bëri një tjetër pauzë dhe ngriti kokën sikur donte t'iu bënte me dije atyre që qenë grumbulluar e mbanin vesh se teksti i kartolinës kishte mbaruar. Por sytë e zmadhuar më shumë nga mosbesimi sesa nga habia e asaj që po iu dëgjonin veshët, dukej sikur thoshin: Kaq shpejt?!

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001668

Botuesi: Toena

Jonila, Njazi Bahiti

Një sistem i ngritur mbi dogma dhe i mbajtur në këmbë nga dogmatikët, i urdhëron të rinjtë të ikin nga ndjenja më e bukur në botë, dashuria, të ikin nga arkitipi i jetës, vazhdimësisë dhe përjetësisë së brezave.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritëro

Njeriu me top, Dritëro Agolli

Një nga romanet më të lexuara të shkrimtarit Dritëro Agolli, Njeriu me top përshkruan përballjen e traditës zakonore shqiptare të hakmarrjes me botën e armëve moderne të Luftës së Dytë Botërore dhe trazirave e dilemave të njerëzve që përjetuan këto kohë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Ditët e lakuriqëve të natës, Namik Dokle

“Ditët e lakuriqëve të natës”, krahas dy romaneve të mëparshme, plotëson triptikun romanor të Namik Dokles, shënjon vlerë të letrave shqipe. Gjashtë ditët e kohës letrare, vijnë përmes digresionit, japin shkërmoqjen e ëndrrave. Në fshatin e dashurisë së shprehur me lule, ka rënë tërbimi. 

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001454

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Skënderbeu, Sabri Godo

Një roman historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo. Një roman ndryshe nga të tjerët, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptar.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000134

Botuesi: Onufri

Porfida, ballo ne Versailles, Mira Meksi

Në vigjilje të fundmijëvjeçarit që lamë pas, Shqipëria totalitare, e kruspullosur në vetvete, i përngjan një çmendine; ndërkohë që çmendina e vërtetë, e cila mban të ngujuar elementët më të rrezikshëm për ideologjinë sunduese, shndërrohet në paradhomën që përgatit rininë për botën e lirë nëpërmjet një balloje dhe në vazhdën e një parfumi.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritëro

Arka e Djallit, Dritëro Agolli

Epiqendra e veprimit të romanit "Arka e Djallit" është fshati provincial i Qershizës. Lexuesi do të shpejtonte të pyeste: E ç'mund të presësh nga përshkrimi i jetës së një fshati të humbur? Vetëm ca histori të parëndësishme, trashanike e banale? Se, ç'mund të ndodhë aty më shumë se kaq? Por s'është kështu.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001534

Botuesi: Te tjere

Ditari i një emigranti, Thoma Duka

Kur ra regjimi komunist dhe fitoi demokracia dhe unë si gjithë të tjerët emigrova,"ashtu si shtegëtojnë dallandyshet për në vendet e ngrohta dhe rikthen përsëri kur ngrohet koha". Kështu mendova edhe unë, por sot vazhdoj të jetoj akoma emigrant në Greqi.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000661

Botuesi: Onufri

Kush e solli Doruntinën, Ismail Kadare

Konstandini është figura e të vetmit disident në galerinë e personazheve kadareane. Ai nuk është aspak kundërshtar politik i shpallur, por i përket botës së fantazmave dhe ashtu si shajnitë e të atit të Hamletit, ai rikthehet për të trazuar shpirtin e të gjallëve.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Histori e shkurtër e rrëmujës, Loer Kume

Histori e shkurtër e rrëmujës është një pikturë e madhe sferike e vështirë për t'u përfshirë në një vështrim të vetëm. Nisur në 2008-n, romani filloi të zhvillohej diktuar nga personazhet dhe udhët e tyre të ngatërruara, nga të cilat munda të shkëputem vetëm në gusht të 2017-s, e të shkruaj fjalën FUND.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)