Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Profeti nga Praga, Musa Ramadani Shihe të plotë

Profeti nga Praga, Musa Ramadani

41 vite pas vdekjes, 82 vite nga lindja, në Pragë shfaqet një njeri truphollak e fytyrëthatim, me rroba të zeza e këmishë të bardhë. Nuk është turist, as emigrant. Është vetë Franz Kafka që rikthehet në qytetin e tij, pas vdekjes që i shoi para kohe vullkanin letrar.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$8.87

Me ulje çmimi!

-30%

$12.68

Titulli: Profeti nga Praga
Gjinia: Roman
Autori: Musa Ramadani
Shtëpia botuese: Mapo Editions
Viti: 2017
Fq. 202
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-9928-213-09-9

Mbi librin

41 vite pas vdekjes, 82 vite nga lindja, në Pragë shfaqet një njeri truphollak e fytyrëthatim, me rroba të zeza e këmishë të bardhë. Nuk është turist, as emigrant. Është vetë Franz Kafka që rikthehet në qytetin e tij, pas vdekjes që i shoi para kohe vullkanin letrar.

"Profeti nga Praga" titullohet romani i Musa Ramadanit, shkrimtarit nga Kosova, fitues i Çmimit letrar "Kadare" për vitin 2017, i botuar rishtaz në Tiranë. Në fakt, më shumë se roman është një mozaik tregimesh që kanë lidhje të fortë me njëri-tjetrin, por po ashtu mund të lexohen edhe veçmas.

I ndërtuar si simbiozë e fakteve të dokumentuara dhe imagjinatës së Ramadanit, Kafka këtë herë na vjen ndryshe. Është pikërisht mosmbajtja e amanetit për djegien e veprave, ajo që e kthen shkrimtarin në botën e të gjallëve, për të parë ndikimin që pati në letërsinë e shekullit XX, të cilin me siguri as që do ta kishte imagjinuar.

Kafka takohet me Max Brodin, mikun e tij të ngushtë, që jo vetëm nuk ia dogji veprat, duke mos i plotësuar dëshirën e fundit, por edhe mori përsipër t'i sistemonte, t'i redaktonte dhe t'i botonte, duke i bërë një shërbim të pashoq letërsisë moderne. Por Franzi nuk është i kënaqur nga kjo gjë, nuk është i kënaqur që romanin pa kopertinë, Max Brodi e botoi me titullin "Procesi".