Funerali i hijes, Odise Kote
  • Funerali i hijes, Odise Kote

Funerali i hijes, Odise Kote

Toena

Romani "Funerali i hijes" i Odise Kotes e merr temën nga ndryshimet social-politike në Shqipëri në fund të viteve '40 të shekullit të kaluar duke e vendosur subjektin në qytetin e Gjirokastrës. Rreth një ngjarjeje të vetme - zhdukjes së një personi -vërtitet një botë e madhe dhe e pasur në zhbirime psikologjike, në kolorit lokal, ku jeta e panjohur dhe e papritur që po vjen.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Funerali i hijes
Gjinia: Roman
Autori: Odise Kote
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2017
Fq. 304
Pesha: 0.321 kg.
ISBN: 978-9928-235-24-4

Fragment nga libri

Në këtë qytet, njeriu, para se të jetë qytetar i lirë, i pavarur, është fillimisht gjyqtar. Ose më saktë është gjyqtar, po aq sa është dhe i gjykuar. Çdokush gjykohet e gjykon tjetrin. Për gjithçka. Sapo lind fëmija gjykon e gjykohet nga prindi, motra, vëllai, gjitoni. Gjykimi, shpesh edhe hapsana janë e zakonshmja më e natyrshme në këtë qytet. Atyre as iu reziston dhe as iu ikën dot.

Ja përse dukej absurd fakti që ndërsa gjithë ditën ngatërroheshin në biseda për ligjet e gjithë botës, thellë në muzg a mesnatë, fshehtas, në vetmi e sekret të plotë, jepnin urdhra të prerë për dënim me hapsanë. Njëri që gaboi dhe e quajti hapsanën vetëgjyqësi, prapambetje, u dëbua menjëherë nga "Klubi i Gjuetarëve".

Se dënimet në hapsanë nuk jepeshin kot së koti. Kurrsesi. Kishin një rrënjë. Një shkak. Turpërim i fisit, sjellje e padenjë në rrugë, dashuri e ndaluar, vjedhje e stolive të familjes, e unazës familjare me gurë smeraldi, fshehje e tapisë, be e rreme, vjedhje lekësh në pazar, zënia me forcë e një të miture, vjedhja e karficës së florinjtë, thyerje e ligjit të shtetit...

Komente mbi librin

"Romani "Funerali i hijes" i Odise Kotes e merr temën nga ndryshimet social-politike në Shqipëri në fund të viteve '40 të shekullit të kaluar duke e vendosur subjektin në qytetin e Gjirokastrës. Rreth një ngjarjeje të vetme - zhdukjes së një personi -vërtitet një botë e madhe dhe e pasur në zhbirime psikologjike, në kolorit lokal, ku jeta e panjohur dhe e papritur që po vjen, po shemb të gjitha pikat e mëparshme të referencës.

Bota e vjetër po vdes, duke mos e pasur të lehtë; ajo endet si fantazmë nëpër qytet dhe, e kërleshur me të renë, krijojnë së bashku një atmosferë surealiste, ku i gjalli me të vdekurin janë një qenie e vetme. Të rinj, të vjetër, gra, burra, sakatë, të marrë e të mençur janë pjesë e këtij karuseli, ku të gjithë kërkojnë kuptimin e ekzistencës."

Diana Çuli, shkrimtare

"Romani "Funerali i hijes" është një tjetër rrëfenjë e shkruar në gur, që i shtohet letrave shqipe. Qyteti gri duket se është një sepete e madhe, e cila ndryn brenda vetes materie letrare të dorës së parë, ngjarje, personazhe dhe gjuhë të veçantë. Një "ishull" fantazmagorik i kësaj bote, ku lexuesi mund të fshihet në fëmijërinë e vet, pavarësisht moshës, kohës dhe regjimeve."

Ilirian Zhupa, poet

"Me zhdukjen e beftë të bankierit Petro dhe (ri)fanitjen e tij "pas vdekjes", dy skena në skajet e kundërta të trajektores narrative të romanit, Odise Kote evokon, me vitalitet gjuhësor të admirueshëm, prirjen e njohur të prozës moderniste për modelimin e karaktereve tragjike në situata absurde.

Roman solid, por me një strukturë narrative fluide për të sjellë zhdërvjelltas karaktere dhe situata nga qyteti i hareve dhe mahive, nga një qytet ku "çështjet e marrëzisë" janë preokupim i përditshëm, ku disa dekada para Twitter-it, "mediat sociale" i shkruanin statuset në çarçafët matrimonialë, ku çmendja është shpesh profesion, mënyrë jetese, ndërsa grotesku, një grunt retorik që prek këdo, pa dallim moshe a vesku."

Gëzim Basha, pedagog i letërsisë dhe i shkrimit kreativ, SHBA

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9799928235244
ean13
9799928235244
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Stina e hijeve, Virion Graçi

Sa të dalë dielli bota do të mbushet sërish me hije: mijëra, miliona, miliarda hije. Mes miliona hijeve të mjera si unë, unë do të marr sërish rrugën e kthimit në kërkim të udhëtarëve të tjerë, si zakonisht për pesë pare, për bukën e përditshme.
600 Lekë
More

Botuesi: Onufri

E zeza dhe e kuqja, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, tani si një ndër mjeshtërit e shquar të krijimtarisë narrative – zhanrit romanor, me lehtësi ia nënshtron poetikës së vet gjithë laramaninë proceduese narrative, tërë ngarkesën historike, përçudnimin kohor, perspektivat përshkruese, pra, tërë korpusin stilor tregimtar që, sipas parimit poetik, i bluan natyrshëm në mullirin e vet, duke...
1 500 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Nata, Preç Zogaj

I plagosur në shpirt nga divorci dhe i mbetur vetëm, Natani gjen strehë vetëm te puna. Deri kur, në jetën e tij shfaqet Garet Gudrishi, që ka një talent të veçantë: i dallon njerëzit që janë duke vdekur. Për Natanin, ka ardhur koha të kuptojë pse u rikthye në jetë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Odin Mondvalsen, Kasëm Trebeshina

Odin Mondvalsen e Kasëm Trebeshinës është vepër unikale e letërsisë shqipe, e cila në mënyrë lapidare arrin ta shpjegojë artistikisht dukurinë e totalitarizmit komunist. Trebeshina ndërton një rrëfim që e nyjëton idenë e shprishjes shpirtërore të individëve dhe të kolektivitetit...
700 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Histori e shkurtër e rrëmujës, Loer Kume

Histori e shkurtër e rrëmujës është një pikturë e madhe sferike e vështirë për t'u përfshirë në një vështrim të vetëm. Nisur në 2008-n, romani filloi të zhvillohej diktuar nga personazhet dhe udhët e tyre të ngatërruara, nga të cilat munda të shkëputem vetëm në gusht të 2017-s, e të shkruaj fjalën FUND.
800 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj

Romani “Zogjtë e qyqes” trajton me vlera të spikatura letrare artistike, urrejtjen në mes të serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta, dashurinë e pa realizuar që e intrigon lexuesin, ndërsa pasuron letrat shqipe.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Bombë në Beograd, Albatros Rexhaj

Një armë e shkatërrimit në masë ka nisur rrugëtimin drejt Beogradit. Nëse bomba shpërthen, kjo do të shënojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore. "Bombë në Beograd" është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmime, plot aksion, ankth dhe intriga.
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Dashuri e huaj, Elvira Dones

Elvira Dones është një nga autorët shqiptarë më të shquar që shkruajnë sot. Befasuese, e shkëlqyer dhe e patrembur nga asnjë lloj tabuje, ajo i përket letërsisë shqiptare po aq sa asaj europian.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Apokalipsi sipas Shën Tiranës, Zija Çela

Plotmëria, ngjarjet, intensiteti emocional, karakteret, çdo gjë është në ngjitje në "Apokalipsin sipas Shën Tiranës", aq sa paralajmërojnë një shpërthim, i cili edhe vjen. Mirëpo Zija Çela ndjek në finale një ecje të kundërt me traditën letrare, nuk është autori që na çon te vepra, është vepra që na çon tek autori.
900 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Jeta e dyfishtë e një agjenti, Vili Minarolli

Nje liber per agjenturat e paskomunizmit! Bota komplekse e një agjenti sekret! Lufta e Dytë sapo ka përfunduar dhe komunizmi është instaluar me shpejtësi. Në kupolën e lartë qeverisëse kanë filluar vrasjet e para. Luan Gjika, protagonisti kryesor i romanit, e sheh veten në zgrip të jetes.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Netët e Parisit, Stavri Pone

Një roman tjetër i ri i këtij autori. Një djalë i ri, emigrant në Francë, që përballon vuajtje të jashtëzakonshme për mbijetesë. Njohja e tij me një adoleshente franceze i shton një përmasë të re romanit, ku spikat karakteri i tij i rrallë që mposht egoizmin dhe dashurinë për hir të formimit të tij si njeri i virtytshëm.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000657

Botuesi: Onufri

Viti i mbrapshtë, Ismail Kadare

Ngjarjet e romanit "Viti i mbrapshtë" ndodhin në vitin 1914. Në këtë vit Shqipëria fiton pavarësinë. Kështu vendosën Gjemania, Anglia, Austro-Hungaria, Franca, Italia dhe Rusia. Secili prej këtyre shteteve përpiqet ta tërheqë pas vetes kombin e ri.
500 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Kandidati, Ben Blushi

Kandidati është botimi i fundit i shkrimtarit Ben Blushi. Ky roman merr përsipër të tregojë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Njëri nga kandidatët për bashkinë e Basenit vdes papritur pas hapjes së fushatës zgjedhore dhe megjithatë fiton.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Darka e Berlinit, Bahri Myftari

Studiues të ndryshëm, kryesisht të tregimit, i kanë përqasur tregimet e Bahri Myftarit me ato të Markezit, përqasje që na duket e drejtë. Ky pohim buron më tepër prej poetikës së tregimeve të tij. Por jemi të mendimit se një përqasje më e motivuar mund t'u bëhet tregimeve të Myftarit me tregimet e Krostarit dhe Karpentierit.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Ora e Zooparkut, Zija Çela

Me këtë roman të Zija Çelës proza jonë arrin të bëhet prozë e gjithëpërfshirjes artistike, e transformimeve të mëdha narrative dhe e bashkëkohësimit subjektor, e qëndrueshmërisë artistike dhe depërtimeve të reja në fushën e ideve, në fushën e shprehjes artistike dhe të kultivimit të gjuhës.
700 Lekë
More