• Banner

Caste, kolazhe metropoli, Lindita Arapi
  • Caste, kolazhe metropoli, Lindita Arapi

Çaste, kolazhe metropoli, Lindita Arapi

Dy të panjohur, të huaj me jetën e vet, pas një vërtitjeje vetmitare e shkëmbimeve flurore në përditshmërinë anonime urbane pikëpiqen, e për t'i shpëtuar tëhuajëzimit gërryes i dorëzohen ndjenjës më triviale e më të fuqishme. Kështu fluidja hedh rrënjë, çasti bëhet frymëgjatë dhe fragmented bashkohen.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Çaste, kolazhe metropoli
Gjinia: Roman
Autori: Lindita Arapi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2017
Fq. 212
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-99943-0-490-5

Mbi librin 

Dy të panjohur, të huaj me jetën e vet, pas një vërtitjeje vetmitare e shkëmbimeve flurore në përditshmërinë anonime urbane pikëpiqen, e për t'i shpëtuar tëhuajëzimit gërryes i dorëzohen ndjenjës më triviale e më të fuqishme. Kështu fluidja hedh rrënjë, çasti bëhet frymëgjatë dhe fragmented bashkohen.

Mbi autoren

Lindita Arapi, autore dhe gazetare e Deutsche Welles ka botuar disa libra në prozë e poezi. Romani i saj "Vajzat me çelës në qafë", (Ideart 2010) i botuar më vonë në gjermanisht, "Schlüsselmädchen" (Dittrich Verlag, 2013) gjeti jehonë në disa nga mediat e njohura gjermane.

Më parë ajo ka botuar edhe një libër poetik në gjermanisht "Am Meer, nachts" (Edition Thanhäuser) dhe librin studimor për imazhin e shqiptarëve, "Wie Albanien albanisch wurde – Rekonstruktion des Albanienbildes" (Tectum Verlag), 2006. Arapi është nderuar me disa çmime letrare si ai "Kult" 2011 për librin e vitit, dhe çmimin e Poetekës, "Nositi", 2008.

Poezi të saj janë përkthyer në disa gjuhë, anglisht, frëngjisht, në gjuhën kroate e malazeze. Lindita Arapi ka përkthyer autorë nga letërsia gjermane. Aktualisht ajo moderon një emision televiziv për Europën në Deutsche Welle. Miti i kalimtares në metropol, i Çastit të rrëshqitshëm kërkon jetëgjatësinë në romanin eksperimental "Çast" të Lindita Arapit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304905
ean13
9789994304905
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000138

Botuesi: Ideart

Shenjat e dores, Lindita Arapi

…përherë e papre ky zë, timbri i tij plot dritëhije dëgjohet gjithmonë në vargjet e poetes Lindita Arapi, një metrikë e heshtur dhe e fshehtë: (gjithmonë) vazhdueshëm në luhatje, vibrim, shkrirje njësh nga figura në figurë, mes Momentales dhe së Vazhdueshmes, lënie lamtumire dhe Rikthimi; Ludvig Hartinge

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Kurbani ballkanik, Luan Starova

Një ndërmarrje e këtillë romanore është vështirë të haset në letërsitë e tjera europiane... Luan Starova tregon superioritet me romanet e tij, sepse letërsia e tij bëhet europiane, para se të europianizohen institucionet e vendit të tij.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Mitrush Kuteli

Varri i fshehtë, Petraq Kolevica

Këtë roman, kushdo që mund ta fillojë, nuk do të mundë ta lëshojë nga dora pa e përfunduar, sepse shpesh e më shpesh do të tronditet, revoltohet dhe pa dyshim do të përlotet nga përshkrimet e gjalla të dramave të rënda që u shkakton diktatura gjakatare e asaj kohe, personazheve të vërteta të romanit.

Çmimi 650 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000857

Botuesi: OMSCA-1

Asgjete e vogla te Zotit, Gazmend Krasniqi

Gazmend Krasniqi ka lindur në Shkodër, ku ka studiuar fillimisht për pikturë, pastaj për letërsi, është autor i shumë librave me poezi e tregime, romaneve dhe drama, për të cilat është vlerësuar me çmime kombëtare dhe mbarëkombëtare. Gjithashtu, është autor librash me studime dhe përkthime.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Hotel Arbëria, Mehmet Kraja

Romani i Mehmet Krajës, Hotel Arbëria radhitet në radhën e romaneve me temë mbi fatin e njeriut. Kryepersonazhi Skënder Berisha, që në të njejtën kohë merrë rolin e personazhit ideografik (batës i idesë), paraqet fatin e njeriut tragjik, i cili kërkon zbulimin e zhdukjes së mistershme të prindit (Qazim Berisha).

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Anjeza nuk u zgjua, Preç Zogaj

Ajo e kishte futur thellë gojën e saj në të tijën, e kishte puthur prapë gjatë, ishte lumturuar dhe ai ia kishte kthyer me pikë e me presje. Kjo kishte qenë puthja, që nuk mësohej, që dihej, që jepej e merrej, që fillonte gjithnjë nga fillimi, një herë e parë e përjetshme

Çmimi 1 050 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001221

Botuesi: OMBRA GVG

Dashuri e harruar, Dhimitër Xhuvani

Eufemizmi ``profesioni më i vjetër në botë`` është mbules më cinike, më fyese dhe më e turpshme për pjesën më të viktimizuar dhe më të dhimbshmë të shoqërisë. Cilësimi i kohëve moderne ``mishi i bardhë``, i huazuar nga tregu i shumicës apo i pakicës nuk duket më i fisme. Në të gjithë kohët, shteti ka ndërtuar marrëdhënie vetëm armiqësore me këtë shtresë. 

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Teqeja e shterpave, Balil Gjini

Pezuli i ballkonit të shtëpisë së Lejlasë ishte mbushur plot me saksi me karafila të kuq, të cilët vareshin poshtë penxhereve të hekurta, dhe dukej sikur, pasi shndërroheshin në një lëng të kuq, merrnin sokaqet e rrugët, mbërrinin në shtretërit dhe kanapetë ku dergjeshin në vapë meshkujt me trupin e lakuriqtë.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Kadare, Vepra e plotë, vol. 5

Romani "Dimri i vetmisë së madhe" u shkrua më 1971, për t'u botuar një vit më pas. Ai duhej të ishte libri i dytë i triptikut "Koha e grindjes", një sagë bashkëkohore mbi tre acarimet e Shqipërisë komuniste me ish – aleatët e saj, komunistët jugosllavë, më pas me ata sovjetikë e së fundi me maoistët kinezë.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001682

Botuesi: OMSCA-1

Panteoni i nëndheshëm ose letërsia e dënuar, Visar Zhiti

Më erdhi natyrshëm të mendoj se fenomeni që trajton autori Visar Zhiti, një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të lexuar shqiptarë, i kalon kufijtë e një akti etiko-letrar, civilizues dhe emancipues për të tërë korpusin e letërsisë dhe të kulturës moderne shqiptare dhe hyn pa trokitur në një realitet tragjik.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gruaja që deshe, Ridvan Dibra

Kështu, të vjen keq, mbasi për ndoca orë, ndoshta edhe ditë, mespërmes një tisi të hollë prej qelqi rrezja dritnuese e këtij teksti ka kaluar krejt e qetë jo për të hyrë në sy, por në zemër e, njëkohshëm, edhe në mendje. Të gjitha elementet e tekstit qëndrojnë në balancë: një floknajë e lehtë dëbore të mbështillet si pelerinë e akullt, por, sapo fillon të...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)