• Banner

  • Ka mbaruar
Nata e Sofie Kondilit, Koco Kosta
  • Nata e Sofie Kondilit, Koco Kosta

Nata e Sofie Kondilit, Koco Kosta

Shikonte te vetja dhe as që bënte përpjekjen më të vogël që seksi i saj të mos shpërthente me aq vrull, po përkundër: kërkonte të jepej furishëm. Ajo e spërkaste mashkullin me vështrim epshor. Gjinjtë e mëdhenj ulërinin të etur për ndjenjë.

767 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Nata e Sofie Kondilit
Origjinali: Nata e Sofie Kondilit
Gjinia: Roman
Autori: Koço Kosta
Kategoria: Autore Shqiptarë
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2007
Fq: 560
Pesha: 0.621 kg.
ISBN: 978-99943-0-038-9

Fragment nga libri

Shikonte te vetja dhe as që bënte përpjekjen më të vogël që seksi i saj të mos shpërthente me aq vrull, po përkundër: kërkonte të jepej furishëm. Ajo e spërkaste mashkullin me vështrim epshor. Gjinjtë e mëdhenj ulërinin të etur për ndjenjë. Dhe vithet e plota të njomështa, të bukra e të ngjeshura njëherësh ulërinin, gjithashtu për ndjenjë. Edhe kofshët. Dhe buzët, dhe sytë ju mbushën me dritë sensuale. E tëra.

Epshi qe kthyer në tërbim. Zjarri i gjakut i hingëllinte. Qe marrosur tërë ajo natë dimri, me një kuje ... të bukur! Poshtë, nën kërthizën mishtore, i dolën gjymtyrë. Dhe shalët me bulurima tërë llaftarepsje! veçanërisht atje në krye përbrenda breçkave vogëlane, të holla me dantellë. Aq të brishta! Aq me shpirt! Dhe unë dëgjoj, tha ajo.

Dëgjoj mashkull. Në atë natë të fellë të mbushur me dëborë ndiente se gjithçka, ai trup po i shndërrohej në seks. Dhe se, pas një çike, do niste të shkallonte aq gëzueshëm! Qenë të dy në një errësirë të pastër, të ndershme. Dhe, në atë të groptë nate, ajo s'reshtëte për të nxjerrë nga strehimi ndjenja të veta ... Ishin bërë dy trupa të shtangtë, që s'e shihnin apo s'u bënte përshtypje se ishin llangosur në për lagien tërbimtare.

Dëgjonte fellë në shpirt dhe i pëlqeu shumë të ulte kapakët e gjatë të syve. Nderi krahun dhe lëshoi pëllëmbën mbi gjoksin leshtor të tij. Ajo u bë e tëra melodi. Gëzim vezullues. Engjëll. Verbëri. Ç'marrëzi! lexoi te vetja shpejtazi. Ç'marrëzi kaq ... tronditëse! Dhe ndërkohë, sa e freskët, sa afshëronjëse ajo ..., ajo bishë e bukur! Kur përballë: tjetër flakërimë: Ai! Ajo e përpinte ethshëm. Dhe aq ëmbëlisht! Femërisht! Dashurisht! Dhe tejet sinqerisht. Tejet e hijshme. Hyjnore!

Dhe ulur, fare qasur, pranë nuk ja hiqte atë vështrim femëror. Aq femëror! Dhe po ajo thirrje, po ajo luuutje e pafre e përvëluar. Po ato bubullima të guximshme që e zhbironin ngulshëm. Kudo: në fytyrë, te balli, te sytë, te goja. Te buzët mashkullore. Dhe ngrihej më e beftë, më e bukur; tjetërlloj! Sikur e bymente një asish lloj tërmeti! dhe e shfaqte më të buuukur. E Bukura! Ndërkohë që ai ishte bërë dhe po lartohej si tmerr drithëronjës i pashëm mashkulli. Do të kalëronte dot përmbi dobësinë njerëzore?!

Detajet e librit
SKU000412
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000428

Botuesi: Koha Ditore

Ditë të qeta në Klishi, Henri Miller

"Ditë të qeta në Klishi" është një nga romanet biografike të Millerit. Flet për jetën e tij si shkrimtar i varfër dhe i panjohur që kishte shkuar në Paris në fillim të viteve '30, duke lënë prapa një martesë në shkatërrim e sipër dhe një karrierë të palumtur.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001769

Botuesi: OMBRA GVG

69 variacione për një temë erotike, Edmond Tupja

Në këtë libër, siç e shpreh vetë titulli i tij, bëhet fjalë për një ngjarje të vetme, me të njëjtën temë, por të vështruar e të rrëfyer nga gjashtëdhjetë e nëntë personazhe të ndryshme. Ai mund të lexohet nga faqja e parë në të fundit, por edhe në mënyrë të çrregullt, sipas dëshirës së lexuesit madje ai mund të hapet si një fjalor.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: SARAS

Shpërngulja e të vdekurve, Kim Mehmeti

Kim Mehmeti, herë përmes ironisë dhe herë përmes autoironisë vendos që historitë e gjyshes dhe Fatushes t'i lidhë me të mundurën dhe të pamundurën, duke vendosur ashtu, karshi hapave të njeriut, përpjekjes së tij për mbijetesë, pikërisht të shkuarën.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Krushqit janë të ngrirë, Ismail Kadare

Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mbi varkën e Karontit, Dine Dine

Përveç "Mbi varkën e Karontit" ka shkruar dhe botuar në shtypin e përditshëm dhe në atë periodik, në Amerikë e Shqipëri, esse, kritikë letrare, atikuj publicistikë, reportazhe, tregime, novela, si dhe përkthime nga autorë të ndryshëm nga gjuha angleze.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fenix

Pritja, Rudolf Marku

Pas kësaj ajo e mbylli telefonin. Për një çast desha ta marr në telefon përsëri… T’i thosha se ajo do të jetonte gjatë. T’i thosha se ishte herët të mendonte për vdekjen! Por përnjëherë e kuptova artificialitetin e këtyre fjalëve. E dija se ishte hera e fundit që e dëgjoja zërin e saj. Edhe ajo vetë e kishte ditur këtë. Kjo ishte arsyeja që kishte folur,...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Infiniti Blu, Mimoza Hafizi

Romani u jep përgjigje pyetjeve rreth pafundësisë dhe përjetësisë. A është e pafundme Bota? Apo është thjesht një strukturë gjigante që diku përfundon? E si mbaron? Sa larg kemi mundur ta shohim me instrumentet tona?

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dueli, Agron Tufa

Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Aromat e vjeshtës, Grigor Banushi

Në qendër të tij është figura e një gazetari e shkrimtari, i cili shpesh ndodhet në situata të vështira e të gabuara, dhe rrezikon të bëhet pré e intrigave, thashethemeve dhe qëllimeve dashakeqe të njerëzve të ulët e cmirëzinj. Një vend të rëndësishëm në këtë roman zë dashuria dhe heroi përveç shumë udhëkryqeve e dilemave e sheh veten edhe midis dy...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Duartrokitësit, Bashkim Hoxha

 Mos vallë njëmendësisht jemi degdisur kaq keq në honet e marrëzisë, saqë i duartrokasim secilit mashtrim që na serviret?” Përpos rrëfimit për Klajdin, që është boshti i këtij romani, edhe rrëfimi për Jonën është rrëqethës. Fati i tyre është fat i të rinjve të sotëm në Tiranë, Prishtinë, Tetovë e qytete të tjera shqiptare. Mund ta them se Bashkim Hoxha...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2990

Botuesi: Te tjere

Banoret e shpelles, Sulejman Mato

Sulejman Mato na befason; shkruan një roman, jo aq për vetveten se sa për të tjerët. I është dashur një jetë e tërë për këtë gjë, është një ëndërr e bërë realitet më në fund, me një vetëdije dhe kërkesa estetike, një sukses!

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fishta

Extra time, Durim Taçi

 Një dalje jashtë kohës universale për të banuar kohën tënde shtesë, e cila matet me orën e emocioneve që të ka lënë ty jeta. Këtu e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja shkrihen bashkë e ti nis të rrëfesh një kohë të përjetshme. Bëhesh vëzhgues i një realiteti të vëzhguar e ajo që ti dëshmon është një vijimësi e dëshirës dhe vendimit tënd të lirë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Terma humanitarë si fjala bombardim, Arlinda Guma

Ai kërkon të shkruajë një artikull për gazetën “The New York Times”, menjëherë pas përfundimit të misionit dhe kthimit në qytetin e tij të lindjes; “një qytet mesdhetar që duket sikur jeton i gjithi në një tablo të Monet-së.” Por, ku ta dijë se edhe atje, në qytetin e tij të lindjes, e pret “një tablo e bombarduar”...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001193

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Mjegull, Teodor Laço

Në krijimtarinë e tij kritika ka veçuar vërtetësinë dhe prirjen për zhbirime psikologjike të botës së njeriut të mirë e altruist, vizatimin e karaktereve me penelata të holla, lirizmin që nuk mungon as kur subjekti shtjellohet në situata konfliktesh, përshkrimin poetik të natyrës. Metafora e tij më shprehëse duket se kërkohet te bardhësia e borës dhe...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Epika e yjeve të mëngjesit, Rudi Erebara

Ky është një roman mbi imoralitetin e diktaturës dhe diktatorëve të saj. Diktaturat janë të ndryshme, por grada e mizorisë zakonisht është justifikuar në arsyetimin se dhunën e kanë ushtruar disa njerëz me ushtri ndaj një populli tjetër.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)