• Banner

Catia e gjarperinjve, Eqerem Canaj
  • Catia e gjarperinjve, Eqerem Canaj

Çatia e gjarpërinjve, Eqerem Canaj

Shtraku i vetëtimës: terrgjelbri i syrit, frymëprerë, i mërgatë, hapin ndal. Kërcëllimë menteshash ndryshkur; fshati i pelenave, vdekur qyshkur, mbase që motit të shtegtimit të kufirit tejcak. Veneroj. Përmbi portë, përkund këmbarit të mermertë, një trumcak dhe një gjarpër; i ngrirë zokthi, gati frikuar prej gjarprit të zi, i cili i pati dëftuar dhëmbët e helmit.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Çatia e gjarpërinjve
Origjinali: Çatia e gjarpërinjve
Gjinia: Roman
Autori: Eqerem Canaj
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 184
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-4254-6-1

Fragment nga libri

Shtraku i vetëtimës: terrgjelbri i syrit, frymëprerë, i mërgatë, hapin ndal. Kërcëllimë menteshash ndryshkur; fshati i pelenave, vdekur qyshkur, mbase që motit të shtegtimit të kufirit tejcak. Veneroj. Përmbi portë, përkund këmbarit të mermertë, një trumcak dhe një gjarpër; i ngrirë zokthi, gati frikuar prej gjarprit të zi, i cili i pati dëftuar dhëmbët e helmit...

Klitha, shpallur sakaq: nuk dihet, zogu, gjarpri, tmerria e gjendjes sime kah beftisë së çastit?! O Zot! Vërtet fshati ka dhënë shpirt, shtëpia ime, gjyshja, babai, mëma, komshiu kanë pushuar
së ekzistuari rrënjët e hardhive, biskajat mbetur kanë: litar gjaku telave të nikeluar?!

I afroj dorën gushëkuqit në dridhë e ai, si ta priste këtë ndihmesë rreziku, tulatet mes gishtërinjve të mi, pikon lot të ngrohtë; gjaku i shpirtit të shpresës së pyllit sjell jetë endacaku, e afroj në gji: dy gjallesa të mjera në natyrën e vdekur.

Ah! Edhe gjarpri me pulla të gjelbra në lëkurën nxi; vë re se si ai lëvrin, rrëqeth, kujon porsi ime gjyshe që motmoti qante me ligje të vdekurit e zemrës; në limerin e dhimbshëm, unë, kalamani, zgjas gishtërinjtë e hollë si fije kashte, i fshij pikëzimet e lotëve e ajo kthehet sërish në botën e të gjallëve, asisoj çajmë rrymimin ujor (jeta ujë është): ajo në dallgë, unë në cekëtinë. Gjarpri ngre krifë, m'u vërvit përqafë...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928425461
ean13
9789928425461
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000118

Botuesi: Ideart

Avangarde engjejsh, Agron Tufa

Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" 1994 – 1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX në UT.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001003

Botuesi: Te tjere

Thembra e Akcilit, Agron Tufa

Prozat e shkurtra të këtij libri kanë një dallim thelbësor nga krijimtaria ime artistike në poezi, prozë të gjatë apo ese. Diku më shumë, diku më pak, në këto proza të shkurtra ndërthuren elemente dhe të poezisë, dhe të prozës romanore, dhe të esesë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Mërkuna e zezë, Agron Tufa

Agron Tufa ikën nga simbolika e ndërtuar me lëndë empirike realiste dhe na tërheq bukur, thjesht, ëmbël, në një rrëfim ku përzihen ngjarje, ndodhi, peizazhe realiste, me përfytyrime të praktikave mitike, në një botë ku misteri dramatik përzihet me seksin, jeta dimërore e fshatit malor zhytet në një mjegull të paparë marrëdhëniesh magjie.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Tenxherja, Agron Tufa

Romani, në thelb, është një sagë e trishtë familjare. Nga njëra anë kemi përpjekjet e personazhit qendror, djaloshit të ri, Filipi B, për ta projektuar shpirtërisht veten te puna e rëndë, leximi dhe shkollimi - një arrati e dyfishtë nga realiteti dhe, nga ana tjetër - mekanizmi i vrazhdë e përjashtues i luftës së klasave.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2227

Botuesi: Te tjere

Lumi i Vdekur, Jakov Xoxa

Mos, mos, o bir, mos truaj dhe ti; kemi nusen në të dhëmburat e lindjes e s'është mirë... S'bën të na gjejë ajo orë me mallkim në buzë.s, aty qante, aty qeshte. Karvani dy qerresh i të zbuarve posa kishte lënë pas mullirin e beut, kodrën e Shkozës dhe kishte hyrë në Fier. Qerret ndaluan përpara urës së gurtë e të ngushtë të Gjanikës dhe po pritshin të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Prognozë e rezervuar, Ornela Agastra Mulla

 Pasioni i saj është letërsia dhe muzika. Pas vëllimit të parë me poezi “Malli nuk ka gjumë”, ajo vjen kësaj here, për lexuesin shqiptar, me një roman. Autorja shpreson që gjithësecili të gjejë në rreshtat e tij, një copëz nga vetja...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000872

Botuesi: Onufri

Muzgu i perëndive të stepës, Ismail Kadare

Në një atmosferë të denjë për "Vdekje në Venetik", ndërkohë që një epidemi përhapet nëpër rrugë, një furtunë e egër shpifjesh shpërthen kundër Boris Pasternakut, i cili në faqet e "Muzgut", shfaqet si një hero pozitiv, sa kohë që vepra e poetit rus denonconte stalinizmin.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2080

Botuesi: Princi

Litari dhe lamtumira, Virion Graci

Romani "Litari dhe lamtumira" i shkrimtarit Virion Graçi jep dëshmi të fuqishme të jetës shqiptare nëpërmjet fatit të heroit kryesor, Fitimit. Fitimi, përjashtuar nga universiteti në fund të viteve '80 për arsye politike, është shtrënguar ta ndërtojë jetën në fshatin e tij të varfër mes dhunës shtetërore, intrigave meskine dhe pasioneve shkatërrimtare.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Duke shpresuar për një ditë të mirë, Arion Hysenbegas

Romani "Duke shpresuar për një ditë të mirë" tregon çiltërsisht, me thjeshtësinë e të vërtetës jetën e një të riu të ndershëm, me botë të pasur shpirtërore dhe përgatitje të lartë, i cili kërkon të bëhet dikush (dhe, me të drejtë, meriton të lihet, madje të mbështetet për të ndjekur rrugën drejt synimit të vet), por e Keqja rreket ta pengojë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Funerali i hijes, Odise Kote

Romani "Funerali i hijes" i Odise Kotes e merr temën nga ndryshimet social-politike në Shqipëri në fund të viteve '40 të shekullit të kaluar duke e vendosur subjektin në qytetin e Gjirokastrës. Rreth një ngjarjeje të vetme - zhdukjes së një personi -vërtitet një botë e madhe dhe e pasur në zhbirime psikologjike, në kolorit lokal, ku jeta e panjohur dhe e...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Një roman në dosjet e policisë, Gazmend Krasniqi

Sot, kur shikohet se përdorimi i arsyes ishte menduar për kohë më të thjeshta (kompleksiteti i kohës sonë, me këtë përmbytje të pafund informacioni, nuk e kishte sulmuar ende arsyen individuale), të vërtetat e paprovuara, të krijuara nga interesa të ndryshëm, vazhdojnë të shpërthejnë dhe të grumbullohen gjithandej, për të thënë se askush nuk është i...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000022

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuri apo urrejtje, Brunilda Zllami

Enea nuk dinte më ç'të mendonte, madje i dukej se nuk e ndjente më veten atu. Ishte mes dy kohëve, duke u endur herë tek njëra dhe herë tek tjetra, por tani e ndjente se duhet të zgjidhte të tashmen. E shkuara ishte tepër larg për t'u rikthyer.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Tirana Times

Gropas 67, Teodor Laco

Shkrimtari Teodor Laço i është rikthyer vitit 1967 për të shkruar romanin e ri titulluar "Gropas '67". Ngjarjet në roman zhvendosen në një fshat të humbur, që autori e quan thjesht Gropas. Aty është kampi i të internuarve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2160

Botuesi: UET Press

Shqiperia (ebook me CD), Ben Blushi

Shqipëria është romani më i fundit i Ben Blushit, i cili ashtu si edhe romani "Të jetosh në ishull", ka ngjallur jo pak reagime. Kjo për karakterin provokues që ka krijimtaria e Blushit, i cili cek tema të mëdha si identiteti, feja, Zoti, pranimi i të ndryshmit, njeriu i ri, diktatura... Shqipëria është një variant shqiptar i miteve

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2621

Botuesi: Botimet Dudaj

Shenime nga Shkolla e Partise, Daut Gumeni

Satira e mprehtë dhe elegante, thellësia, pasuria e ideve, bukuria e parashtrimit dhe e shtjellimit të tyre, qartësia e gjykimeve etike, politike e filozofike, origjinaliteti i rrëfimeve, gjuha brilante aq e begatë, mendoj se e bëjnë veprën të veçantë e një ndër më të arrirat e letërsisë së sotme shqipe.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)