• Banner

Sherbetori i zoterise se pabese, Teuta Dhimarko Kasoruho
  • Sherbetori i zoterise se pabese, Teuta Dhimarko Kasoruho

Shërbëtori i zotërisë së pabesë, Teuta Dhimarko Kasoruho

Nga pylli vinte pa pushim era e lagësht e shiut ngatërruar me aromën e kërpudhave të sapoçelura. Era e barit i kujtoi frikërat e fëmijërisë që aso kohe nuk ua dinte kuptimin. Shtëpia tutje rrugës kish mbetur e shkretë. Dukej sikur e dinte që më parë se ai do të vinte dhe diç donte t'i thoshte, por s'kishte më as fjalë, as gojë.

600 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shërbëtori i "zotërisë" së pabesë
Origjinali: Shërbëtori i "zotërisë" së pabesë
Gjinia: Roman
Autori: Teuta Dhimarko Kasoruho
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2014
Fq. 136
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-99943-1-982-4

Fragment nga libri

...Nga pylli vinte pa pushim era e lagësht e shiut ngatërruar me aromën e kërpudhave të sapoçelura. Era e barit i kujtoi frikërat e fëmijërisë që aso kohe nuk ua dinte kuptimin. Shtëpia tutje rrugës kish mbetur e shkretë. Dukej sikur e dinte që më parë se ai do të vinte dhe diç donte t'i thoshte, por s'kishte më as fjalë, as gojë.

Pamja e saj i futi trishtimin. Gjithçka ishte fikur në të. Edhe dhimbja nuk dhembte më! Atë çast pa dashje, mendoi për kotësinë. Kotësinë e fëmijërisë kaluar në varfëri! Kotësinë e të qenët i nginjur!... E kishte ndarë mendjen të kërkonte në margjirjo dhe aty e gjeti vërtet kamaren me florinj. I kish fshehur Xhikja në murin ku varte magjen. Atje ku gatuante bukën.

Nga fshati iku me të perënduar që të mos haste njeri të njohur udhës. Por s'ecte dot në errësirë ashtu i ngarkuar. Vendosi të ndalej në kasollen e pyllit. Të merrte një sy gjumë e pastaj në të gdhirë të nisej prapë për udhë. Atje në minder... iu shfaq Vangjeli!

Mendja i thoshte se s'kish frikë nga fantazmat, por pamja e tij e trembi. Vangjeli kishte si gjithnjë atë çehren e sertë dhe nuk fliste. Kur bëri të çohej që ta shihte më mirë, atëherë ai i foli: "Po kërkon pasurinë? E? Edhe ti si unë!"..

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994319824
ean13
9789994319824
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000762

Botuesi: Onufri

Lule të gabuara, Elvira Dones

“Lule të gabuara” ngjizet nga shtatë tregime, që mund të mendohen edhe si shtatë ditë të një jave shekullore, shtatë ngjyra të një zie shekullore, shtatë nota të një kuje. Jo rastësisht, tregimet i lidh një urë e copëtuar,më saktë: copërat e një ure...

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2172

Botuesi: Botimet Dudaj

Lufte e vogel e perkore, Elvira Dones

Elvira Dones është autore e nëntë librave dhe e një sërë dokumentarësh televizivë. Romani "Luftë e vogël e përkorë" i vjen në dorë lexuesit shqipfolës në përkthimin nga gjuha italiane, "Piccola guerra perfetta". Elvira Dones jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës."Sepse luftërat ndiqen nga të tjera luftëra, e në fund harrohen".

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Hana, Elvira Dones

"E kështu, pra, zoti Doda, ju qenkeni poet." Pyet bashkudhëtari që për nëntë orë rresht të fluturimit me avion ka qenë ulur përbri Hanës. Radha e udhëtarëve që presin t'i kalojnë kontrollit të pasaportave në aeroportin ndërkombëtar të Washingtonit i shëmbëllen një gjarpri të lodhur.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Ditë e bardhë e fyer, Elvira Dones

Qau pa i hapur sytë, ngaqë nga hapja e tyre nuk do të kishte asnjë dobi. Ajo që do të shihte ishte në ngjyrën e bardhë që aq shumë kish pëlqyer ngaherë, dhe që tani e urreu papritur, përfundimisht. Ishte një vetmi e bardhë, një shurdhëri që nuk kishte anë, nuk kish fytyrë, nuk kish mëshirë.

Çmimi 750 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Nuk jam engjëll, Brunilda Zllami

Jetë grash të zakonshme, nga ato që hasim çdo ditë. Në karrierë apo shtëpiake, në metropol apo në zona rurale, të pavarura apo të dërrmuara nga pesha e zakoneve mesjetare, ato janë në kërkim të lumturisë, të asaj lumturie që ka formën e vet tejet personale.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Jeta e dyfishtë e një agjenti, Vili Minarolli

Nje liber per agjenturat e paskomunizmit! Bota komplekse e një agjenti sekret! Lufta e Dytë sapo ka përfunduar dhe komunizmi është instaluar me shpejtësi. Në kupolën e lartë qeverisëse kanë filluar vrasjet e para. Luan Gjika, protagonisti kryesor i romanit, e sheh veten në zgrip të jetes.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001739

Botuesi: Te tjere

Polina, Agim Hamiti

Polina, romani më i ri shkrimtarit Agim Hamiti, është himn i një dashurie subleme. Një dashuri e linduer në një ambjent, i cilipak apo aspak ka lidhje me ndjenjën e dashurisë: në një shtëpi publike... Fjordi është bir i një familje inelektuale shqiptare, e cila punon dhe jeton në Marsejë.

Çmimi 899 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

15 ditë prilli, Anisa Markarian

Në një cep të sallës, një vajzë flokëverdhë e ngritur në këmbë po i bënte shenjë me dorë. Ishte aq trupimët e gjymtyrëhollë, saqë ngjante e parritur. E thërrmueshme, madje. Me një lëkurë të tejdukshme si cipë veze, dy gjinj të porsashpërthyer e një qafë qumështore si kërcell barishtor.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kohë e djegur, Thanas Medi

Vlerësohet nga kritika si penë virtuoze, mjeshtër i kompozicionit, dialogut të koncentruar, gjuhës së larmishme dhe vizatimin me ngjyra origjinale të atmosferës letrare që karakterizon veprën e tij.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Njeriu me fat, Fatos Kongoli

Në këtë libër, Kongoli risjell një personazh të njohur të tij, inspektorin Sabit Kurti. Në prag të pensionit, ai ngarkohet me një detyrë të fundit, disi të veçantë, të shmangë vrasjen e paralajmëruar të një personin VIP. S'dihet kush do të jetë viktima, as vrasësi, as motivet e vrasjes.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Edith, Albatros Rexhaj

“Edith” është një prozë e thukët refleksive dhe poetike, kur rrëfimi ngërthehet me meditime filozofike për njohjen e vetes, të dashurisë dhe të botës përreth.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Bombë në Beograd, Albatros Rexhaj

Një armë e shkatërrimit në masë ka nisur rrugëtimin drejt Beogradit. Nëse bomba shpërthen, kjo do të shënojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore. "Bombë në Beograd" është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmime, plot aksion, ankth dhe intriga.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Im atë donte Adolfin, Mehmet Kraja

Në romanin "Im atë donte Adolfin", dhjetë vjetët e para pas Luftës së Dytë, pas kthesës së madhe historike shqiptare, kohë e fokusuar në rrëfimin romanor të Mehmet Krajës, artikulohen përmes një dioptrie të veçantë, ndryshe nga rrëfimi letrar i kësaj epoke në prozën tonë.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)