Gropas 67, Teodor Laco
  • Gropas 67, Teodor Laco

Gropas 67, Teodor Laco

Tirana Times

Shkrimtari Teodor Laço i është rikthyer vitit 1967 për të shkruar romanin e ri titulluar "Gropas '67". Ngjarjet në roman zhvendosen në një fshat të humbur, që autori e quan thjesht Gropas. Aty është kampi i të internuarve.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gropas '67
Origjinali: Gropas '67
Gjinia: Roman
Autori: Teodor Laço
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2014
Fq. 238
Pesha: 0.309 kg.
ISBN: 978-9928-4038-2

Mbi librin

Shkrimtari Teodor Laço i është rikthyer vitit 1967 për të shkruar romanin e ri titulluar "Gropas '67". Ngjarjet në roman zhvendosen në një fshat të humbur, që autori e quan thjesht Gropas. Aty është kampi i të internuarve. Në këtë vend, një ultësirë si bythë kazani, rrethuar me brinjë kodrinash dhe duna që e ndanin nga deti, rastësia apo fati, i gjeti nën të njëjtën strehë edhe tre njerëz të dëbuar nga kryeqyteti; Zigur Trushin, agjentin e fshehtë të Sigurimit të Shtetit me pseudonimin "Hija", inxhinierin Vllas Vishnja dhe poetin Miron Konjari. Galeria e personazheve në romanin e Teodor Laços është e gjerë, por rreth këtyre tre njerëzve ndërthuren jetë dhe realitete shqiptare që gjallojnë si të vërtetë.

Fragment nga libri

Si mund të jetë bota ime kjo skutë ku më detyrojnë t'i shtyj ditët? Në këtë jetë, ku të gjithë jemi udhëtarë, kam dashur të ec drejt një ëndrre. Këtu s'mund të bëj dot asgjë, përveçse të largohem nga ëndrra. Ta le të vdesë, ta varros. A nuk i varrosi kështu miku im i paharruar?

Në këtë Gropë bien edhe kujtimet. Drita e tyre po humbet, po shuhet, po ndyhet nga balta. Ja, kjo vërtet është e çuditshme. E pakuptueshme. A nuk i thërresim kujtimet e bukura të së shkuarës për të larguar zymtësinë dhe trishtimin e së sotmes?

Këtu në Gropas, edhe kjo pritje e dëshiruar e kujtimeve është nxirë prej përditësisë, prej asaj që je i detyruar të bësh, të thuash, të durosh, të pranosh dhe prej pritjes të së nesërmes që do të jetë njëlloj. Ishte një përçartje kllapie.

Detajet e librit
Tirana Times

Referencat specifike

isbn
978992840382
ean13
978992840382
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Netët e Parisit, Stavri Pone

Një roman tjetër i ri i këtij autori. Një djalë i ri, emigrant në Francë, që përballon vuajtje të jashtëzakonshme për mbijetesë. Njohja e tij me një adoleshente franceze i shton një përmasë të re romanit, ku spikat karakteri i tij i rrallë që mposht egoizmin dhe dashurinë për hir të formimit të tij si njeri i virtytshëm.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Jeta e dyfishtë e një agjenti, Vili Minarolli

Nje liber per agjenturat e paskomunizmit! Bota komplekse e një agjenti sekret! Lufta e Dytë sapo ka përfunduar dhe komunizmi është instaluar me shpejtësi. Në kupolën e lartë qeverisëse kanë filluar vrasjet e para. Luan Gjika, protagonisti kryesor i romanit, e sheh veten në zgrip të jetes.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Armiku i popullit pa emër, Idlir Azizaj

Një aktivist politik shqiptar arrestohet nga policia e Prishtinës, që e hedh mandej në tokën asnjanëse mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pa pasaportë, pa identitet zyrtar, pa mundur të lëvizë, i riu shqiptar detyrohet të endet në këtë no man's land mes dy vendeve.
600 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Hana, Elvira Dones

"E kështu, pra, zoti Doda, ju qenkeni poet." Pyet bashkudhëtari që për nëntë orë rresht të fluturimit me avion ka qenë ulur përbri Hanës. Radha e udhëtarëve që presin t'i kalojnë kontrollit të pasaportave në aeroportin ndërkombëtar të Washingtonit i shëmbëllen një gjarpri të lodhur.
800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Loja e vjetër, Besart Kadia

Krimi është prezent në jetën tonë në forma të ndryshme e të gjitha zbulohen në "Lojën e Vjetër". Shqiptarët e të gjitha klasave shoqërore janë detyruar të luajnë, si gjatë komunizmit ashtu dhe në periudhën kaotike të tranzicionit. Loja mbetet e njëjtë: "Loja e Vjetër" për pushtet.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Melusina, Balil Gjini

Në rreth dyqind faqe, me një stil të ngjeshur e lakonik, është mëtuar të rrëfehet se letërsia s'është vetëm rrëfim i një historie, por edhe histori e një rrëfimi. Melusina dhe e motra e saj Jehona kanë mbërritur në një qytet të paemër dhe nga një kohë e paemër.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000783

Botuesi: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
700 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Mëkati i Justinës, Luan Rama

Atëherë ajo duhet të digjet si një “shtrigë”, siç kishte ndodhur në Salem të Amerikës. Kulla e familjes që sapo ka krijuar duhet të rrënohet...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Erik Botime

Dashuri në kohë Koronavirusi, Ambra Hysa

Ky libër, përcjell mesazhe të bukura shprese dhe besimi se ”Do t’ia dalim!”; vë në epiqendër Dashurinë, si çelësi i mirëkuptimit dhe i paqes; si gjeneratori i transformimit pozitiv të mendësisë dhe jetës së individit dhe shoqërisë.
600 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Vajzat e '90, Anila Janka

Dyert e ambasadave të huaja, të vendeve të ndryshme, u shpërthyen nga dhjetëra njerëz të revoltuar që donin t'i largoheshin regjimit të egër diktatorial. Rrugët, të vetmet dëshmitare të sinqerta të kësaj ngjarjeje, për herë të parë ngelën të shkreta; u boshatisen nga të rinjtë. Sistemi, tashmë i kalbur, po fillonte të thërrmohej si ajo rrënoja që nuk ka...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001668

Botuesi: Toena

Jonila, Njazi Bahiti

Një sistem i ngritur mbi dogma dhe i mbajtur në këmbë nga dogmatikët, i urdhëron të rinjtë të ikin nga ndjenja më e bukur në botë, dashuria, të ikin nga arkitipi i jetës, vazhdimësisë dhe përjetësisë së brezave.
600 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Pushteti, Blendi Fevziu

Blendi Fevziu është gazetari më i famshëm shqiptar i tranzicionit dhe autori më i shitur shqiptar me biografinë e Enver Hoxhës. Si i tillë, autori është mjaft i pushtetshëm, pra ai e njeh mjaft mirë enigmën e pushtetit, por pa qenë i detyruar si ata që i kanë thënë "Po" pushtetit, - ai nuk ka qenë i detyruar të pësojë deformimet e pushtetit.
950 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Matilda, Brunilda Zllami

Matildës i rrëshqiti një lot që la një pullë të madhe në jastëk. E ëma nuk dinte si sillej ai me të. Si e lidhte me rripin e pantallonave, pastaj e rrihte. Në fund i thoshte të mos fliste, se përndryshe do e çonte në burg bashkë me të ëmën.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000499

Botuesi: OMSCA-1

Ferri i çarë, Burgologji, Visar Zhiti

“U gëzova për mençurinë tënde fisnike, u gëzova edhe më shumë për faktin që njeriu shqiptar është i aftë për një mençuri të tillë. Dhumë zymti vjen nga Shqipëria, shumë dëshpërim e disa herë shumë egërsi. Ndaj për oguret e mirë kemi të drejtë të gëzohemi.” Ismail Kadare
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001193

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Mjegull, Teodor Laço

Në krijimtarinë e tij kritika ka veçuar vërtetësinë dhe prirjen për zhbirime psikologjike të botës së njeriut të mirë e altruist, vizatimin e karaktereve me penelata të holla, lirizmin që nuk mungon as kur subjekti shtjellohet në situata konfliktesh, përshkrimin poetik të natyrës. Metafora e tij më shprehëse duket se kërkohet te bardhësia e borës dhe...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU002032

Botuesi: OMSCA-1

Rrugët e ferrit, Visar Zhiti

"Prangat në duart e Zhitit nuk janë vetëm prangat e tij, por të njeriut përgjithësisht... Autori na përkujton se "liria më shumë eshtë gjendje shpirti, sesa trupi". Zëri i tij sjell dhembjen e Shqipërisë, të një kohë të dhimbshme. Në thjeshtësinë e tij, Visar Zhiti është kompleks, i thellë, shumështresor, plot shpirt."
1 200 Lekë
More

Referenca: 2460

Botuesi: Tirana Times

Bashkejetese me kohen, Teodor Laco

Rrugëtimi ynë tashmë prej dy dekadash drejt shtetit të drejtë për të gjithë, drejt çdo vlere që nënkuptohet kur shqiptojmë fjalën e madhe "demokraci", ka qenë i lodhshëm, më i lodhshëm sesa për të tjerët si ne që e hapën epokën e demokracisë pas përmbysjes së diktaturave. Shkaqet duhen kërkuar brenda vetes.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Statusi i qenit, Teodor Laço

Nga shumë përcaktime që mund të më vijnë në mendje, duke medituar për rolin e humorit në moralin e shoqërisë dhe të individit, do të parapëlqeja t'i quaja një trokitje në portën e katarsit. Sigurisht për atë shoqëri dhe individ që është i vetëdijshëm dhe e pranon domosdoshmërinë dhe dobinë e katarsit.
700 Lekë
More