Sytë e Sofisë, Nasi Lera
  • Sytë e Sofisë, Nasi Lera
  • Sytë e Sofisë, Nasi Lera

Sytë e Sofisë, Nasi Lera

Toena

E tillë është historia e mësueses Sofi e gjendur e vetme, vejushë në këtë qytet të harruar e të mbuluar nga bora. E tillë është historia e Andreas kthyer nga Parisi në një realitet të cilin duket se e kishte harruar. Tronditëse janë verbimi i qenit, vrasja e tij; rrëmbimi i vezëve të zogjve të lejlekut dhe zëvendësimi me vezë të ziera.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Sytë e Sofisë
Origjinali: Sytë e Sofisë
Gjinia: Roman
Autori: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2011
Fq. 385
Pesha: 0.301 kg
ISBN: 978-99943-1-739-4

Mbi librin

Figurat stilistike, rrëfimi që të lë gjithmonë në pritje të diçkaje tronditëse, imtësia e zgjedhjes së fjalëve, dialogët e kursyer, personazhe për të cilët dimë aq pak së jashtmi, por aq shumë për brendinë e tyre. Metaforat domethënëse si ajo e qenit të verbër; e shenjtes Sofi që i kanë nxjerrë sytë; e dëborës që duket sikur bie për të mbuluar çdo gjurmë e çdo fjalë, e rrugëtojnë mendjen e lexuesit në labirinte nga të cilat duket se duhet të gjejnë çelësin për të dalë. Në qoftë se do të duhej një fjalë për ta përshkruar këtë roman do të ishte: tronditës.

E tillë është historia e mësueses Sofi e gjendur e vetme, vejushë në këtë qytet të harruar e të mbuluar nga bora. E tillë është historia e Andreas kthyer nga Parisi në një realitet të cilin duket se e kishte harruar. Tronditëse janë verbimi i qenit, vrasja e tij; rrëmbimi i vezëve të zogjve të lejlekut dhe zëvendësimi me vezë të ziera, derisa ai vdiq aty i mbuluar nga bora; reagimi i banorëve përpara vrasjes së një vajze të re etj. Në një qytet të vogël ngërthehet e gjithë jeta e shqiptarëve.

Romani rrëfen për një qytet të Shqipërisë i paidentifikuar, ose i identifikuar me emrin qyteti H. Që në fillim autori na prezanton me dy personazhe që i lidh pashmangshmërisht vetmia e tyre: burri dhe qeni. Janë vitet e tranzicionit ku papritur personazhi kryesor e gjen veten në vendlindjen e harruar: H, në shtëpinë ku prindërit e tij kanë kaluar të lumtur jetën e tyre dhe ku ai duket se është i arratisur prej Parisit prej një kërcënimi misterioz. Rrugët e kryqëzojnë me Sofinë, mësuesen e bukur të qytetit të vogël e cila mbart dhimbjen e humbjes së të shoqit. Ky qytet i vogël, i heshtur e monoton fsheh mistere të cilat autori i zbulon dalëngadalë.

Fragment nga libri

Drithërima që ndjeu pak më parë u përsërit më e fuqishme. Dhe ata nuk po ia ndanin vështrimin njëri-tjetrit dhe, për një çast, humbën në thellësinë e tyre. Dhe ai ishte një çast kur çdo lëvizje ngrinte në një pikë të vetme. Lulet e bardha të kumbullave të egra ishin të vetmet që lëkundeshin jashtëkohe në hapësirë. Dhe, papritmas, Sofisë iu duk sikur dëgjoi një fëshfërimë të druajtur në qelqet e dritareve.

Ajo e njihte atë fëshfërimë që fëmijë, por nuk guxonte të kthente kokën, sepse nuk donte që fëshfërima të ishte vetëm brenda saj. Por nuk i bëri dot ballë tundimit dhe ktheu kokën dhe vështroi nga dritarja. Pastaj u çua me vrull dhe eci drejt saj. Disa flokë të rrallë dëbore rrëshqitën mbi qelq. Dhe kishte filluar dëbora e parë.
- Po bie dëborë! - tha Sofia dhe u kthye nga Andrea.

Edhe ai u çua me zhurmë nga karrigia dhe u hodh drejt dritares. Dëbora binte mes fashës që hidhte drita, e rrallë, e lehtë, e frikësuar.
- Dëbora e parë që po shoh këtu, - dëgjoi Andrean.

Zëri i tij i përkëdheli flokët. Dhe, pa e kuptuar, Sofia mbështeti shpinën pas gjoksit të Andreas. Ai e rrethoi me krahët e tij dhe e shtrëngoi fort. Pastaj e ktheu nga vetja dhe Sofia mbylli sytë para se ai ta puthte. Dëbora e parë ngatërrohej në sytë e saj të mbyllur me petalet e bardha të kumbullave të egra.

Mbi autorin

Nasi Lera u lind në Korçë, ku mbaroi shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, në degën gjuhë-letërsi shqipe. Ai tërhoqi vëmendjen e lexuesve dhe të kritikës që në tregimet e para për nivelin e tyre të lartë artistik. Veprat e tij u vlerësuan menjëherë me çmime në konkurset kombëtare si dhe me "Çmimin e Republikës".

Disa prej tregimeve të Nasi Lerës u përkthyen në bullgarisht, rusisht, hebraisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, anglisht. Ai ka botuar këto vëllime me tregime: "Bora e fundit", "Era e pishave", "Nisemi, djema", "Ditë nga ky shekull", "Sytë e dashurisë", "Treni ecte drejt dëborës", "Duaje emrin tënd", "Ulërima e heshtur", si dhe romanet: "Gjaku i prillit", "Të jetosh kohën", "Orët e qytetit të vogël", "Balada e vetvetes", "Nata e premierës", "Ngjallja e diktatorit", "Ana Zh.", "Njeri pa stinë". Romani "Sytë e Sofisë" është romani i tij i nëntë.

Një vend të madh në krijimtarinë e shkrimtarit zënë përkthimet e autorëve nobelistë si E. Heminguej, A. Kamy, J. Saramago, G. G. Marquez, A. Zhid, Le Clezio, M. V. Llosa, J. Kavabata, Kenzaburo Oe, si dhe të autorëve të mëdhenj si M. Kundera, M. Duras, M. Turnie, Akutagava, S. de Bovuar, M. Gallo, D. Merezhkovski etj.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994317394
ean13
9789994317394
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Sarah, Alfred Peza

Alfred Peza, prej 23 vjetësh është prezent me publicistikën e tij si gazetar, redaktor, kryeredaktor, drejtor i gazetave, revistave dhe televizioneve, analist dhe drejtues emisionesh të debatit politik. Fitues i shumë çmimeve kombëtare të gazetarisë dhe vlerësimeve ndërkombëtare. Autor i librit ‘’Ditari I 23 qershorit’’ (2013) është edhe në përfundim të...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000784

Botuesi: Almeira

Nata e Ustikës, Petro Marko

Romanet "Hasta la vista ", "Një emër në katër rrugë " dhe "Nata e Ustikës", janë romanet më autobiografikë në letërsinë tonë. Pas personazhit kryesor të secilit roman (Gori, Gjikë Bua, Andrea) lexuesi fare lehtë do ta identifikojë vetë autorin.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Matilda, Brunilda Zllami

Matildës i rrëshqiti një lot që la një pullë të madhe në jastëk. E ëma nuk dinte si sillej ai me të. Si e lidhte me rripin e pantallonave, pastaj e rrihte. Në fund i thoshte të mos fliste, se përndryshe do e çonte në burg bashkë me të ëmën.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001344

Botuesi: Naimi

Shpirt i trazuar gruaje, Sokrat Habilaj

Ky roman është një ndërmarrje e guximshme për të evidentuar dhe zbërthyer botën e brendshme të personazheve, përthyerjen, transformimin, degradimin deri në përdhosje të personalitetit që ata pësojnë shpesh. Ata nuk njohin asnjë masë në udhën që i shtynë etja e tyre për pushtet, duke u zgërlaqur në baltën e shoqërisë.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Stinë pandemie, Fatos Kongoli

Zëdhënësi i policisë i përligji veprimet e kryera, duke përmendur se përdorimi i gazit lotsjellës- kështu tha ai dhe jo i lëndëve helmuese luftarake – ishte një praktikë e njohur edhe në vendet më të zhvilluara të BE-së, thënë ndryshe Bashkimi Europian. Tek dëgjoja zëdhënësin, vrava mendjen të gjeja se kujt i drejtohej ai; përfaqësuesve të nderuar të...
900 Lekë
More

Referenca: SKU001362

Botuesi: Toena

Goja e botës, Zija Cela

Ky roman i Zija Celës është vepra e fundit i atij triptikut, që filloi me "Las Varrezas" dhe vazhdoi me "SOS, një buzëqeshje". Një lexues i vëmendshëm do ta ndjente ekzistencën e tij që në leximin e dy të parëve, po ashtu siç e ndien një astrolog mungesën e një ylli të pazbuluar ende, thjesht nga tërheqja e forcës së gravitacionit përreth yjeve tashmë të...
900 Lekë
More

Referenca: SKU001777

Botuesi: UET Press

Shqiperia, Ben Blushi

"Të jetosh në ishull", "Otello, Arapi i Vlorës" dhe romani i ri "Shqipëria" janë një triptik i kompletuar i një talenti të ri të letërsisë shqipe dhe gjithaq një fenomen kulturor që meriton të kapërcejë kufinjtë e hapësirës shqiptare në dekadën që vjen, duke prodhuar një shkrimtar tjetër ndërkombëtar nga gjuha shqipe.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Kthimi, Albatros Rexhaj

"Kthimi" është titulli i një libri që jetësohet në dy drejtime të njëkohshme, plotësuese ndaj njëra tjetrës e në të njëjtën kohë të pavarura. "Kthimi" dhe "Outboxi i ndjenjave të mia" formësojnë librin që keni sot në duar.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000670

Botuesi: Onufri

Requiem per nje grua, Vath Koreshi

Përveç asaj që shkrimtari duhet të jetë një njeri i lirë dhe dëshmitar i kohës së tij, për asgjë tjetër nuk e quan veten pjestar të ndonjë brezi, mbasi kjo fjalë është mjaft e largët me çështjen e shpirtit...
500 Lekë
More

Referenca: SKU001749

Botuesi: Toena

Si-do-re-la, Fatos Kongoli

Protagonisti i këtij romani, Ardi, rreth të tridhjetave, nëpunës në drejtorinë e financave të një ministrie, një ditë e sheh veten të pushuar nga puna. Ai është natyrë e mbyllur, më një alergji të çuditshme ndaj mjeteve moderne të komunikimit si interneti.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Tenxherja, Agron Tufa

Romani, në thelb, është një sagë e trishtë familjare. Nga njëra anë kemi përpjekjet e personazhit qendror, djaloshit të ri, Filipi B, për ta projektuar shpirtërisht veten te puna e rëndë, leximi dhe shkollimi - një arrati e dyfishtë nga realiteti dhe, nga ana tjetër - mekanizmi i vrazhdë e përjashtues i luftës së klasave.
600 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Nuk jam engjëll, Brunilda Zllami

Jetë grash të zakonshme, nga ato që hasim çdo ditë. Në karrierë apo shtëpiake, në metropol apo në zona rurale, të pavarura apo të dërrmuara nga pesha e zakoneve mesjetare, ato janë në kërkim të lumturisë, të asaj lumturie që ka formën e vet tejet personale.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Loja e vjetër, Besart Kadia

Krimi është prezent në jetën tonë në forma të ndryshme e të gjitha zbulohen në "Lojën e Vjetër". Shqiptarët e të gjitha klasave shoqërore janë detyruar të luajnë, si gjatë komunizmit ashtu dhe në periudhën kaotike të tranzicionit. Loja mbetet e njëjtë: "Loja e Vjetër" për pushtet.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Bishti i dhelprës, Balil Gjini

Krahët e tyre ishin  bërë për qiellin, ama trupi, eh, trupi ishte bërë krejtësisht për tokën, u ngjante krimbave që zvarriteshin ngado në tokë. Kërkova dashuri të tjera. Midis tyre dhe letërsinë. 
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Të gjallë dhe të vdekur, Nasi Lera

Romani më i fundit i shkrimtarit Nasi Lera, "Të gjallë dhe të vdekur", përmban gjithçka që duhet të ketë një roman, po të kemi parasysh kriteret për romanet e autorëve më të shquar: të vërtetën, të bukurën, tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë të asaj që kritika anglosaksone e quan natural storyteller.
1 000 Lekë
More