Missing, Bashkim Hoxha
  • Missing, Bashkim Hoxha

Missing, Bashkim Hoxha

Toena

Rrëfimi nis me humbjen e Lorës, sepse sikurse thotë edhe vetë autori Hoxha, ky roman, nuk do të ishte shkruar i tillë, nëse Lora (qeni husky i autorit, i humbur para 4 vitesh) nuk do të kishte humbur. Humbja e Lorës e më tej mungesa e saj, e bëjnë autorin Bashkim Hoxha dhe personazhin e tij Grozi, të flasin, të rrëfejnë, të ndërtojnë një roman.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Missing
Origjinali: Missing
Gjinia: Roman
Autori: Bashkim Hoxha
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2013
Fq. 192
Pesha: 0.233 kg
ISBN: 978-99943-1-925-1

Mbi librin

Grozi, mund të jem unë, mund të jesh ti, mund të jemi të gjithë, sepse ashtu si ai, të gjithë flasim me vete, të gjithë flasim me kafshën e parë që na del përpara, jemi përpjekur, të paktën një herë të vetme, ta mendojmë veten si një kafshë mes shumë të tjerash në pyllin e së përditshmes tonë. Libri i ri i Bashkim Hoxhës mban titullin "Missing" (Botimet Toena), por më shumë se mungesën e dikujt, është një roman që duke shfletuar 190 faqet e tij, na kujton veten. Na kujton edhe autorin.

Ata të cilët e njohin autorin Bashkim Hoxha, do ta konsideronin këtë, një roman pothuajse autobiografik. Me gjithë elementët e ngjashëm me jetën e autorit, ky, më shumë se sa një autobiografi, është një roman për njeriun modern, njeriu që në pretendimin se ka humbur një gjë të çmuar për të, kupton thellë-thellë se ka humbur veten. Personazhi që rrëfen historinë, është një djalosh i ri, Grozi. Është një javë nga jeta e tij, tetë ditë, secila me një motiv të ndryshëm, që barazon ditën me këngën.

Rrëfimi nis me humbjen e Lorës, sepse sikurse thotë edhe vetë autori Hoxha, ky roman, nuk do të ishte shkruar i tillë, nëse Lora (qeni husky i autorit, i humbur para 4 vitesh) nuk do të kishte humbur. Humbja e Lorës e më tej mungesa e saj, e bëjnë autorin Bashkim Hoxha dhe personazhin e tij Grozi, të flasin, të rrëfejnë, të ndërtojnë një roman.

Janë disa linja paralele mbi të cilat rrjedhin ngjarjet. Niset me të tashmen, ku personazhi kryesor gjendet i vetëm përballë një kafshe, ariut, të cilin e ka rrëmbyer nga duart e atij që e shfrytëzonte dhe nis e i rrëfen kështu historinë e tij nga humbja e Lorës, në përpjekjet për ta gjetur, përjetimet, jetët e personazheve të tjerë. Përmes retrospektivës së ngjarjeve, kalohen kështu me radhë, histori të ndryshme. Ka humbur njeriu kafshën, kafsha njeriun, apo njeriu veten?

A jemi më socialë, nëse zvogëlojmë largësitë mes njëri-tjetrit dhe shumëfishojmë e zgjerojmë kanalet tona të komunikimit? Nëse konsumojmë fast-food, a bëjmë edhe fast-love? A bëhemi më individualë, në përpjekje për t'u globalizuar? Janë disa nga pyetjet që autori i ka shtruar gjatë shtjellimit të romanit e që përgjigjen mund t'ua jepni vetëm kur ta lexoni deri në fjalën e fundit.

Vetë autori, për shkak se marrëdhënia njeri kafshë (pa dashur të jap unë një përcaktim se cili ishte njeriu dhe cili kafsha, sepse Lora përcillet edhe si kafshë, edhe si njeri), e ka vendosur këtë si linjën kryesore të ndërtimit të romanit. Titulli i librit është menduar jo pak herë të ishte "Njerëz dhe Kafshë", mirëpo u vendos të ishte "Missing", sepse në fund, romani i Bashkim Hoxhës, mund të përmblidhet në tri fjali: "Njëri ka humbur qenin; Tjetri ka humbur gruan; Një rrugëtim ku zbulohet se ka njerëz, që kanë humbur veten".

Është një libër që zbërthen marrëdhëniet bashkëkohore edhe mes njeriut dhe parasë, njeriut dhe të shkuarën e tij që nuk e ndryshon dot, ndonëse blen emrin, veshjet, shtëpitë dhe të dashurat, një libër që e vë përballë njeriun me pasqyrën ku e sheh veten si forma origjinale e supozuar, kafshë.

Pas tre vitesh, autori Hoxha më në fund, arriti të "shtrydhë" një masë të madhe idesh, ndjesish dhe të finalizojë një produkt, i cili vërtet "gllabërohet" si fast-information, por me shumë mundësi, është libri që përfaqëson një target të caktuar lexuesish. Mund të të përfaqësojë edhe ty! "Missing", për vetminë, ekzistencializmin, humbjen e ndjesive dhe ... gjithçka!

Bashkim Hoxha ka shkruar një roman për njeriun e ditëve të sotme. Personazhi i tij komunikon në shumë forma dhe mënyra, por mbetet vetëm në fund të ditës dhe sërish gjendet i vetëm, duke nisur një ditë të re. Nëse do të orientoheshim me "gjuhën" që autori ka përdorur në roman, për ta njohur më mirë, do të duhet të përdorim fjalët kyçe vetmia, njeriu, njeriu-kafsha, pylli, ekzistencializmi, koherenca, konsumizmi, ndjesia.

Janë pikërisht këto fjalët kyçe, zbërthimi i të cilave na çon drejt zbërthimit të "Missing", ose gjetjes së "Missing". E gjithë historia është e rrëfyer nga një njeri i vetëm, një njeri i vetmuar, një njeri i cili jeton brenda vetmisë së tij, i shoqërizuar në njëmijë e një mënyra me të tjerë rreth e qark, por që mbetet thellësisht vetëm.

Fjalitë e tij janë të shkurtra, koncize, i gjithë shkrimi është pa ujëra. Diku hiqet një paralele me ekzistencializmin, diku një tjetër, me absurdin. Ka pak "Metamorfoza" e Kafkës, pak "I huaji" i Kamysë dhe pak nga "Komedia Hyjnore" e Dante Aligerit, atëherë kur ndihen notat e pyllit alegorik. Pastaj i rikthehet autorësisë së njeriut të ditëve tona, njeriut që dhuron lule virtuale në "Facebook", që poston gjendjen shpirtërore po në "Facebook", por ndërkohë, ka harruar se ç'pamje ka shiu dhe ç'ndjesi të krijon era.

Bashkim Hoxha është kundër letërsisë, e cila mbetet prapa në kohë. Ky roman, është dëshmia se vetë autori ka dalë përtej kornizave të asaj letërsie, duke ndjekur rrugën e lexuesit, duke kuptuar atë ç'ka do lexuesi, atë që e tërheq, e mban atë të mbërthyer. Nuk mund t'i fliste lexuesit, veç se me gjuhën, me të cilën vetë ky lexues komunikon në të përditshmen e tij. Kjo nuk e bën librin aspak të humbasë vlerat e tij si medium, sikurse është konsideruar ngaherë, përkundrazi.

Emrat e personazheve janë emra të rinjsh, të cilët i ndeshim në ditët e sotme, vendngjarjet janë bashkëkohore, "Facebook" konsiderohet si vendngjarje, termat e përdorur janë terma me të cilat i flasim njëri-tjetrit sot, komunikojmë në Chat, apo në të tjera mënyra virtuale të shkëmbimit të informacionit. "Missing" është një roman i shkëputur nga vitet tona të fundit, i update-uar me të rejat nga fusha e komunikimit, të vëna në funksion për të na komunikuar dilemat universale të njeriut, të cilat janë të pakoha.

Ndaj, duket sikur në një moment, lexuesi i flet vetes, gjen veten dhe projektohet pa shumë vështirësi, brenda personazhit të Grozit, mjafton vetëm të ketë pasur, njëherë të vetme, afeksion për një kafshë. Ndonëse, gjatë leximit, lexuesit do të kuptojnë se autori është i mirinformuar mbi zhvillimet e fundit në fushën e komunikimit, kryesisht atë virtual, vetë Bashkim Hoxha e ka këtë, si revoltë të tijën karshi ngurtësimit të mënyrave të të shprehurit, gjë e imponuar nga komunikimi i shpejtë virtual. "Missing" është padyshim një prej romaneve më përfaqësues të letërsisë bashkëkohore.

Marrë nga Lajmonline

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994319251
ean13
9789994319251
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Skanderbeg Books

69 gra, Arber Ahmetaj

Mësuar (!) me bjondet lëkurëzbehta të Veriut të Europes, por edhe me esmerkat e Mesdheut, desha të ta shkoja dorën nëpër flokë. Ato refuzuan. Ajo masë e dendur, si një re e ngarkuar me shtrëngatë, ishte më e vështirë për ta depërtuar se pyjet e atdheut tënd.
800 Lekë
More

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Curvid19, Pandi Laço

I shkruar në periudhën e karantinës në muajt e parë të vitit, “Curvid19” është një kronikë e jetës së personazhit kryesor, Nikut, në ato pak javë të shpërthimit të pandemisë, kur ende askush nuk e dinte se me çfarë kishte të bënte.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Vrasje në kryeministri, Diana Culi

Në zyrat e kryeministrisë gjendet i vdekur një punonjës i rëndësishëm. Është një vdekje e natyrshme apo një vrasje me shumë pikëpyetje nga pas. Kush është fajtori? Këtë enigmë duhet ta zgjidhë Beti Duka këshilltarja e re për kulturën e ngarkuar me misionin e dyfishtë për të hetuar mbi këto dyshime.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001180

Botuesi: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Martesë e dytë, Harbin Veseli

Martesë e dytë është një roman që të përfshin në një rrjedhë ngjarjesh e situatash të larmishme, ku mentaliteti dhe paragjykimet shënjojnë thellë jetët e personazheve. Edita, e gjendur fare e vetme përballë një martese të dështuar dhe faktit që nuk do të bëhet kurrë nëënë, përpiqet të mbledhë forcat për të ecur përpara, drejt një jete të re.
800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Ngjizja e papërlyeme, Agron Tufa

Romani tetralogjik i Agron Tufës "Ngjizja e papërlyeme" është një sagë rrëqethëse e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve '60, fill pas prishjes me BRSS-në, që nis me zhburrnimin e bashkëshortëve shqiptarë, të cilët Partia i detyroi të ndajnë gratë e tyre ruse dhe të prishnin familjet e krijuara me to. Nis kështu izolimi, lufta e klasave dhe projekti i...
1 800 Lekë
More

Referenca: 2480

Botuesi: Te tjere

Ne kufijte e mundimit, Violeta Gjoka

Violeta Gjoka ka lindur në Tiranë. Për shumë vite ka qenë gazetare dhe spikere e lajmeve në Radio Tirana dhe më pas spikere e edicioneve të lajmeve dhe gazetare e moderatore e emisionit të mëngjesit në TVSH të titulluar "Mëngjesi informativ".
600 Lekë
More

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i Ёndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.
900 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Më duaj, por jo vonë, Mimoza Ahmeti, Mimoza Kuchly

Duke lexuar librin, na duket sikur hyjmë në një “dhomë magjike” të zhveshur e me shpirtin në dorë. Ndiejmë që kjo “dhomëz e magjishme” na ka bërë ta duam më shumë veten  dhe jemi gati të përqafojmë aventurat që jeta na ofron me zemërgjerësinë e saj.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Gjaku i Dallëndyshes, Zija Çela

Në fund të viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur shumica e shkrimtarëve shqiptarë përfshihen nga dilemat e kthesës së madhe, Zija Çelën e gjejmë ta ketë shpallur tashmë programin e tij letrar. Atë nuk e huton tranzicioni i rrëmujshëm. I çliruar nga shtrëngesat e realizmit socialist, ai do të realizojë ciklin e parë të romaneve të...
2 000 Lekë
More

Referenca: SKU001305

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shpirtin tim bën ftohtë, Brunilda Zllami

Një trishtim i madh ndihet brenda faqeve të këtij libri. Trishtim që buron nga jetë të paplotësuara, ëndrra të copëtuara, rini të këputur...Dhe nëse mund të ceket një ekuilibër i cekët? – kjo është një nga pyetjet që parashtron për zgjidhje shkrimtarja Brunilda Zllami.
900 Lekë
More

Referenca: 2761

Botuesi: Plejad

Nevruzi, Mehdi Frasheri

Ca grekomanë tradhëtorë, që mohonin gjakun e tyre, gjuhën e tyre, besën shqiptare dhe zakonet fisnike, kto këngë i përkthenin në shqip kundra atdhetarëve të tyre.
700 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Gjithçka që ke, Enkelejd Lamaj

Ai nuk lë rehat as të vdekurit. Firma e tij: një flutur e zezë e fiksuar në gozhdë, mu në qafën e viktimës. Dhe, teksa frika dhe terrori ulen këmbëkryq mbi kryeqytet, një seri zbulimesh, hap pas hapi, do të ngrenë dyshimin se vrasësi mund të jetë KUSHDO. Dhe mund të jetë shumë më pranë nga sa mund ta mendosh. 
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe