• Ka mbaruar
Banoret e shpelles, Sulejman Mato
  • Banoret e shpelles, Sulejman Mato

Banoret e shpelles, Sulejman Mato

2990
Te tjere

Sulejman Mato na befason; shkruan një roman, jo aq për vetveten se sa për të tjerët. I është dashur një jetë e tërë për këtë gjë, është një ëndërr e bërë realitet më në fund, me një vetëdije dhe kërkesa estetike, një sukses!

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Banorët e shpellës
Origjinali: Banorët e shpellës
Gjinia: Roman
Autori: Sulejman Mato
Shtëpia botuese: IHPVKA
Viti: 2011
Fq. 208
Pesha: 0.251 kg
ISBN: 978-9928-111-01-2

Koment nga Moikom Zeqo

Sulejman Mato na befason; shkruan një roman, jo aq për vetveten se sa për të tjerët. I është dashur një jetë e tërë për këtë gjë, është një ëndërr e bërë realitet më në fund, me një vetëdije dhe kërkesa estetike, një sukses! Romani "Banorët e shpellës" i Sulejman Matos është një subjekt mozaikor në një liri të brendshme krijimi.

Autori rikthehet drejt ftillëzimit ekzistencial, ribën ose rilind vetveten në fëmijërinë e largët, por ky shtegtim mbrapsht në kosh nuk është truk alkimisti, por një jetë e gjallë dhe ndjeshmëri e dyfishtë. Në katrahurën marramendëse të Luftës së Dytë Botërore, vendlindja e tij Ftera, intimizohet dhe bëhet optika e përsiatjeve, banorët e saj kanë një arketip mbijetues: shpellën.

Me dashuri, me një humor të qetë e të ndritshëm, romani i Matos është i vërtetë në substancë, padyshim libri i tij më i spikatur, më përfaqësuesi dhe më artistiku, ndër veprat më të arrira të kohëve të fundit.

Mbi autorin

Sulejman Mato lindi në Fterrë, ku kreu dhe filloren. Shtatëvjeçaren e mbaroi në Gjirokastër, ndërsa të mesmen e ndërtimit në Tiranë. Më pas u diplomua për gjuhë – letërsi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori – Filologji. Në vitet 1965 – 1967 punon si mësues në Berat, nga 1967 deri më 1973 si redaktor në revistën "Nëntori", 1973 – 1976 dhe 1985 – 1991 libretist në Teatrin e Operës dhe Teatrin Popullor.

Nga viti 1993 deri në vitin 2001 ka punuar drejtor i Agjencisë Qendrore të Tregtimit të Librit dhe si kryeredaktor i gazetës "Tirana bashkiake". Ka botuar 10 libra me poezi, ndër të cilat përmendim: Shtegu i blertë , Nën diellin e jugut , Mbi glob fryjnë erëra , Në stinën e poezisë, Fjalët, Dallga e Jonit etj.

Ka botuar dhe vënë në skenë dramat: Ankthi, Një natë e gjatë, Bukë në shkëmb, Familja Zhavora etj. Janë vënë në skenë libretet: Legjenda e lules Honinë (balet), Vajzat e qytetetit të gurtë (balet), Paja (operetë). Ka botuar librat me tregime: Drita e syve, Banorët e vilës ,Vizitor në Parajsë. Ka botuar librat studimorë: Labirinte dhe enigma, Ëndrrat profetike, Arti i të shkruarit. Ka botuar edhe disa libra për fëmijë. Vazhdon të merret me letërsi dhe të shkruajë në shtypin e kohës.

Detajet e librit
Te tjere
2990
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000499

Botuesi: OMSCA-1

Ferri i çarë, Burgologji, Visar Zhiti

“U gëzova për mençurinë tënde fisnike, u gëzova edhe më shumë për faktin që njeriu shqiptar është i aftë për një mençuri të tillë. Dhumë zymti vjen nga Shqipëria, shumë dëshpërim e disa herë shumë egërsi. Ndaj për oguret e mirë kemi të drejtë të gëzohemi.” Ismail Kadare
1 200 Lekë
More

Botuesi: Onufri

E hëna e parë e dhjetorit, Ledion Krisafi

Në këtë roman përshkruhet jo një ngjarje, sepse nuk ka një subjekt të veçantë, por një gjendje. Personazhet lëvizin në një përmasë paksa jashtë kohe dhe hapësire, ata lëvizin në një gjendje të caktuar, që janë diskutimet e tyre për vdekjen dhe ekzistencën. Ata janë të rinj por dhe të vjetër.
800 Lekë
More

Hoteli i drunjtë, Diana Çuli

Një njeri i famshëm humbet punën, nuk gjen dot gruan dhe rrezikon burgun në të njëjtën kohë. Një dedektive e re do të vihet në gjurmë të së zhdukurës dhe do të zbulojë plot të fshehta rrënqethëse e të habitshme, nëpër rrugët e Shqipërisë.
899 Lekë
More

Referenca: SKU000948

Botuesi: Botimet Dudaj

Kloroform, Klara Buda

I përpunuar me art, imagjinatë dhe ndjenjë, « Kloroform » është një roman që lexohet me një frymë dhe të mban pezull deri në rrjeshtin e fundit.
650 Lekë
More

Referenca: SKU000434

Botuesi: Koha Ditore

I humburi, Fatos Kongoli

Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi.
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Kthimi, Albatros Rexhaj

"Kthimi" është titulli i një libri që jetësohet në dy drejtime të njëkohshme, plotësuese ndaj njëra tjetrës e në të njëjtën kohë të pavarura. "Kthimi" dhe "Outboxi i ndjenjave të mia" formësojnë librin që keni sot në duar.
800 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

E katërta, Balil Gjini

Shenja e hatasë që do të pllakoste qytetin tonë ishte dhënë qysh më parë, ishte dhënë qysh kur një tufë korbash i lanë sprethet e shkëmbinjve e të honeve dhe filluan të vejevinin mbi akrepat e sahatit të qytetit tonë, duke kruar sqepat në ta, duke u cpërfëndur gjithë sevda zie me njëri – tjetrin dhe, ç'është më e keqja, duke i ngarkuar ata me glasa të...
600 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Gruaja që deshe, Ridvan Dibra

Kështu, të vjen keq, mbasi për ndoca orë, ndoshta edhe ditë, mespërmes një tisi të hollë prej qelqi rrezja dritnuese e këtij teksti ka kaluar krejt e qetë jo për të hyrë në sy, por në zemër e, njëkohshëm, edhe në mendje. Të gjitha elementet e tekstit qëndrojnë në balancë: një floknajë e lehtë dëbore të mbështillet si pelerinë e akullt, por, sapo fillon të...
800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Kadare, Vepra e plotë, vol. 4

Ky vëllim përbëhet nga dy romane: "Lëkura e daulles" dhe "Kronikë në gur". "Lëkura e daulles" u shkrua dhe u botua në vitin 1967 në revistën "Nëntori" për të dalë një vit më pas si libër më vete, me titullin "Dasma".
1 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Pusi, Kim Mehmeti

Kurrë nuk e mora vesh nëse lulet u vyshkën për shkak të sëmundjes së nënës apo nëna u sëmur për shkak të vyshkjevs së luleve, por një javë përpara së të shpërnguleshin te shtëpia e re pranë lumit nëna ra në shtrat, ndërkaq lulet u vyshkën sikur t'i kishte djegur bryma.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Tenxherja, Agron Tufa

Romani, në thelb, është një sagë e trishtë familjare. Nga njëra anë kemi përpjekjet e personazhit qendror, djaloshit të ri, Filipi B, për ta projektuar shpirtërisht veten te puna e rëndë, leximi dhe shkollimi - një arrati e dyfishtë nga realiteti dhe, nga ana tjetër - mekanizmi i vrazhdë e përjashtues i luftës së klasave.
600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2989

Botuesi: Te tjere

Kur hapeshin portat e qiellit, Sulejman Mato

Sulejman Mato lindi në Fterrë, ku kreu dhe filloren. Shtatëvjeçaren e mbaroi në Gjirokastër, ndërsa të mesmen e ndërtimit në Tiranë. Më pas u diplomua për gjuhë – letërsi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori – Filologji.
700 Lekë
More