• Banner

  • Ka mbaruar
Legjenda e vetmise, Ridvan Dibra
  • Legjenda e vetmise, Ridvan Dibra

Legjenda e vetmise, Ridvan Dibra

Legjenda e vetmisë" është një rrëfim i rrallë që shkruhet vetëm për hir të rrëfimit, i zhveshur nga të gjitha funksionet e tjera, është një rrëfim i kulluar dhe i bukur që hap shtigjet e një "lartpurlartizmi", i cili fatkeqësisht i ka munguar letërsisë shqipe.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Legjenda e vetmisë
Origjinali: Legjenda e vetmisë
Gjinia: Roman
Autori: Ridvan Dibra
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 130
Pesha: 0.171 kg
ISBN: 978-99956-87-82-3

Koment mbi librin

"Legjenda e vetmisë" është një rrëfim i rrallë që shkruhet vetëm për hir të rrëfimit, i zhveshur nga të gjitha funksionet e tjera, është një rrëfim i kulluar dhe i bukur që hap shtigjet e një "lartpurlartizmi", i cili fatkeqësisht i ka munguar letërsisë shqipe. Gjatë leximit të duket sikur vetë "Legjenda e vetmisë" po rrëfehet në klinikën e Frojdit."

Ag Apolloni

Koment nga autori

Një libër që t'i shpërfillë qëllimshëm nihilizmin e dyshimin e tejkaluar modern, por edhe ironinë e lojnat e shumë – përsëritura postmoderne. Një libër, në dallim prej të tjerëve para tij, sa më "jashtë meje", sa më impersonal e objektiv. Një libër që, qëllimshëm, t'i lërë mënjanë "artificet kompozicionalë", duke respektuar deri në adhurim burimin e parë, domethënë legjendën.

Një libër që t'i kundërvihet postulatit të Xh. Kallerit se "epika rrëfen ngjarje, kurse lirika tenton të jetë vetë ngjarje", duke synuar një "epikë" që të rrëfejë ngjarje e, njëkohësisht, të jetë vetë ngjarje. Dhe në fund një libër që të mbështesë bindjen time estetike se "Arti nuk është i thjeshtë sepse dëshiron të jetë i thjeshtë, por sepse dëshron të jetë art", duke perifrazuar kësisoj e, njëkohësisht, duke kundërshtuar Donald Barthelmin (njërin prej etërve të tregimit post – modern amerikan).

Sepse unë vazhdoj t'i besoj Platonit kur thoshte: "Bukuria e stilit, harmonisë, madhështisë dhe e ritmit të mirë varet nga thjeshtësia." Një synim i tillë (ndoshta fort ambicioz) rreket të mbërrijë edhe ky tekst.

Mbi autorin

Ridvan Dibra, lindur në Shkodër më 1959, është autor i mbi njëzet librave në prozë, poezi, eseistikë dhe studime. Pjesë nga krijimtaria e tij janë botuar në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, rumanisht etj. është fitues i disa çmimeve kombëtare e ndërkombëtare. Vitin e kaluar, teksti "Në kërkim të fëmijës së humbur" u shpall si libri më i mirë i vitit për prozë të shkurtër.

Detajet e librit
2304
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Gjumi mbi borë, Ridvan Dibra

Tekstet e kësaj përzgjedhjeje, intermexo aktive në rrugën krijuese të një autori të konfirmuar, janë të shkurtër, nga një deri në tetë faqe. Të rrjedhshëm dhe të drejtpërdrejtë. Shumëtrajtësh: diku teksti merr formën e një aksiome morale, diku të një parabole të rrasët, tjetërkund të një dialogu absurdizues, e diku tjetër të një rrëfimi të dyfishtë...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dashuritë e virgjëreshës Madalenë, Ridvan Dibra

Parabolat e Ridvan Dibrës, për nga sintetizimi dhe vrullimi i imagjinatës, të kujtojnë parabolat e Kafkës apo skicat – enigma të Apdajkut. Dhe këtë ngjashmëri e përmendim me kuptimin e mirë që kanë paralelizmat në fushën e letrave, si ngjashmëri tipologjike, lidhur me një dukuri të re në letërsinë tonë.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Hija e mbretit, Viktor Canosinaj

Është një histori e veçantë e ndodhur shekuj më parë në Kinën e lashtë ku një perandor për të hapur një fazë të re djeg të gjitha librat. Personazhet dalin nga subkoshienca e shkrimtarit pa e kuptuar ai vetë dhe unë shpesh kam menduar se çdo të ndodhte me mua nëse do të merrej një vendim për asgjësimin e gjithë librave të mi. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ferma e dijes, Gjerak Karaiskaj

Hapësirat tekstologjike të këtij romani, të përveçëm si frymë dhe shprehësi, por mbi të gjitha unik për sendërtimin e realitetit letrar, bazuar në konkreten e përditshmërisë, që në këtë rast e tejkalon imagjinaren, ndërlidhen po kaq ngushtësisht edhe nga fati i vetë protagonistëve.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Poetët bëjnë dashuri ndryshe, Darien Levani

Me një stil krejt të ri e të palexuar në letërsinë shqiptare, vjen një libër mbi ëndrrat, dëshirat, dhuntitë dhe dëshpërimin e shqiptarëve të sapopjekur. Martin Ibrahimi, apo Marti siç e thërrasin miqtë, diplomuar në letërsi në Universitetin e Tiranës dhe shitës në një librari gjithmonë bosh, është lideri i grupit rock "Lufta e Ftohtë".

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000717

Botuesi: Onufri

Frosina e Janines, Mira Meksi

Zonjën Frosinë e mbyllën në një sëndyk venecian të larë në argjend dhe pak përpara se të zbardhte e hodhën në ujërat pis të liqenit. Pas saj, diku më larg, shprazën në liqen gjithë mllefin e Ali Pashait, vezirit të Janinës, duke mbytur, lidhur këmbë e duar edhe gjashtëmbëdhjetë gra të tjera që lebetiteshin duke thirrur zot e qiell.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Mëkati fillestar, Virgjil Muçi

Ernest K., shkrimtar dhe studiues i krijimtarisë popullore shqiptare, gjendet i përfshirë në një situatë të çuditshme të formimit dhe ngritjes së një kënge popullore. Shkrimtarin e kanë ftuar të shohë ngjizjen e një kënge, që një miku i vet malësor ia kushton gruas së të vëllait të vdekur, pikërisht se ajo ishte sjellë si heroinë duke vrarë një burrë që...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Tirana Times

Gropas 67, Teodor Laco

Shkrimtari Teodor Laço i është rikthyer vitit 1967 për të shkruar romanin e ri titulluar "Gropas '67". Ngjarjet në roman zhvendosen në një fshat të humbur, që autori e quan thjesht Gropas. Aty është kampi i të internuarve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Gotat e kristalit, Zharina Sinani

"Gotat e kristalit" është libri i parë i autores që sjell përmes imagjinatës së përndezur realitetin tronditës, fatin e njeriut, jetën e mërgimtarit dhe vrundujt e dashurisë, si ndjesia më sublime e qenies.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2091

Botuesi: Onufri

Karpa, Martin Camaj

Bota e trilluar e Karpës është ngritur mbi dy shtylla: nga njëra anë, mbi atë historiko – gjuhësore, që i lejon Camajt të çjerrë velin e pluhurosur të kujtesës e të depërtojë me fuqinë e fantazisë krijuese në skutat e një të shkuare të moçme të padëshmuar nga fiset e malsorëve shqiptarë; nga ana tjetër, mbi shtyllën a

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Im atë donte Adolfin, Mehmet Kraja

Në romanin "Im atë donte Adolfin", dhjetë vjetët e para pas Luftës së Dytë, pas kthesës së madhe historike shqiptare, kohë e fokusuar në rrëfimin romanor të Mehmet Krajës, artikulohen përmes një dioptrie të veçantë, ndryshe nga rrëfimi letrar i kësaj epoke në prozën tonë.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2249

Botuesi: Te tjere

Shqiptaret nuk e njohin grine, Vera Isaku

Vera Isaku lindi në mars te vitit 1955. Mbaroi Universitetin e Tiranës, dega Filologji 1979. Është ndër gazetarët themelues të gazetës "Rilindja Demokratike". Ka botuar me qindra artikuj në shtypin vendas dhe të huaj. Disa nga veprat e saj janë: "Fate tullace", "Qëllime të mira", "Asgjë përgjithmonë" etj.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001336

Botuesi: Ideart

Charlotte, Henrik S. G.

Nuk do mundja kurrë të them se Charlotte pati hyrë në jetën time. Kjo gjë nuk mund të bëhej e mundur. Tek unë hyhej lehtësisht, dera e dhomës sime pothuaj nuk kyçej ndonjëherë. Shumë rrallë mund të ndodhte. Çdokush kish hyrë me lehtësinë më të madhe. E gjithë kjo lehtësi nuk do mund të nënkuptonte hyrje në jetën e dikujt.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ditë e bardhë e fyer, Elvira Dones

Ilir Bejko është emigrant shqiptar që përpiqet deri në vetëmohim të jetë qytetar i denjë. Armikja e tij më e madhe është vetë origjina e tij. Gjatë përpjekjeve për të mbijetuar, njihet me Maks Baumanin, një zviceran i sërës së lartë, por i mbërthyer nga një ves që e largon nga gjithë bota.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Edith, Albatros Rexhaj

“Edith” është një prozë e thukët refleksive dhe poetike, kur rrëfimi ngërthehet me meditime filozofike për njohjen e vetes, të dashurisë dhe të botës përreth.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Një antologji e vogël e vdekjes, Stefan Çapaliku

Te antologjia e vdekjes do gjeni një preambul mbi vdekjen në pikpamje filozofike; një shqyrtim të shkurtër antropologjik mbi vdekjen në kulturën shqiptare; mbi varrezat si “qyteti ideal”, duke marrë si shembull “Varrezat e Ermajit” në Shkodër, si dëshmi e gjallë e qytetërimit përëndimor.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ora e Zooparkut, Zija Çela

Me këtë roman të Zija Çelës proza jonë arrin të bëhet prozë e gjithëpërfshirjes artistike, e transformimeve të mëdha narrative dhe e bashkëkohësimit subjektor, e qëndrueshmërisë artistike dhe depërtimeve të reja në fushën e ideve, në fushën e shprehjes artistike dhe të kultivimit të gjuhës.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)