Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Dragoi i Fildishte, Fatos Kongoli Shihe të plotë

Dragoi i Fildishte, Fatos Kongoli

Në fillim të viteve '90, Genci Skampa, reporter në një të përditshme, ftohet në një takim gazetarësh ballkanikë në Paris. Prej andej rrëfimi shpërngulet në kohë dhe hapësirë, vendoset në Pekin, në mjediset studentore të fillimit të viteve '60, ku protagonisti ka kryer studimet. 

Info shtesë

SKU000018

Disponueshëria: Ne gjendje

$5.41

Me ulje çmimi!

-36%

$8.45

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

  • Rruga e trendafilave, Brunilda Zllami

    Rruga e...


    Si engjëll! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora...

  • Ti je e nesermja, Brunilda Zllami

    Ti je e...


    "Ti je e nesërmja" është një libër për...

  • Nostalgjia, Milan Kundera

    Nostalgjia,...


    Irena e Jozefi, të njohur dikur në Pragë, pa...

Titulli: Dragoi i fildishtë
Origjinali: Dragoi i fildishtë
Gjinia: Roman
Autori: Fatos Kongoli
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2009
Fq. 330
Pesha: 0.36 kg
ISBN: 978-99943-1-073-9

Mbi librin

Në fillim të viteve '90, Genci Skampa, reporter në një të përditshme, ftohet në një takim gazetarësh ballkanikë në Paris. Prej andej rrëfimi shpërngulet në kohë dhe hapësirë, vendoset në Pekin, në mjediset studentore të fillimit të viteve '60, ku protagonisti ka kryer studimet. Por a mund të ketë të ardhme dashuria e një shqiptari me një kineze?

Në gjurmë të ca jetëve të rrënuara, në këtë roman, ndër më tërheqësit dhe më të veçantët e letrave shqipe të pesëmbëdhjetë viteve të fundit, Kongoli sjell mjeshtërisht ngjyrat e një epoke.

Në fillim të viteve '90, Genci Skampa, reporter në një të përditshme, ftohet në një takim gazetarësh ballkanikë në Paris. Prej andej rrëfimi shpërngulet në kohë dhe hapësirë, vendoset në Pekin, në mjediset studentore të fillimit të viteve '60, ku protagonisti ka kryer studimet. Por a mund të ketë të ardhme dashuria e një shqiptari me një kineze?

"Dragoi i fildishtë" është i treti në ciklin prej pesë romanesh: "Burgjet e kujtesës", ku përfshihen "I humburi", "Kufoma", "Ëndrra e Damokleut" dhe "Lëkura e qenit".

Mbi autorin

Fatos Kongoli ka lindur në Elbasan më 1944, ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese "Naim Frashëri".

Është autor i një vargu librash. Shquhen sidomos romanet e tij, të vlerësuar nga lexuesi shqiptar dhe i huaj. Librat e Kongolit janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Sllovaki e Bullgari, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha Europiane si Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, L'Express, Magazine Literaire, Der Tagesspiegel, etj. Është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit Velia (2000). Është fitues i çmimit ndërkombëtar "Balkanika" 2002. Është gjithashtu fitues i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri "Penda e Artë" (2004).

 

  • Autori Fatos Kongoli