Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Goja e botes, Zija Cela
  • Goja e botes, Zija Cela

Goja e botës, Zija Cela

SKU001362
Toena

Ky roman i Zija Celës është vepra e fundit i atij triptikut, që filloi me "Las Varrezas" dhe vazhdoi me "SOS, një buzëqeshje". Një lexues i vëmendshëm do ta ndjente ekzistencën e tij që në leximin e dy të parëve, po ashtu siç e ndien një astrolog mungesën e një ylli të pazbuluar ende, thjesht nga tërheqja e forcës së gravitacionit përreth yjeve tashmë të zbuluar.

900 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Goja e botës
Origjinali: Goja e botës
Gjinia: Roman
Autori: Zija Çela
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2010
Fq. 448
Pesha: 0.50 kg
ISBN: 978-99943-1-622-9

Fragment nga libri

Ne ishim mësuar që të shihnim ëndrra të përbashkëta ose ëndrra që kalonin nga njëri te tjetri, ose ndonjë ëndërr që ishte fort e gjatë, si filmat serialë, dhe e shihnim me vijim natë pas nate. Aty ku jeton, njeriu i shkretë jepet pas ëndrrës së vet. Mirëpo njerëzimi një ëndërr të përbashkët sheh, veçse diku shihet më herët dhe diku më vonë. Prandaj ka versione.

Koment nga Rudolf Marku

Ky roman i Zija Celës është vepra e fundit i atij triptikut, që filloi me "Las Varrezas" dhe vazhdoi me "SOS, një buzëqeshje". Një lexues i vëmendshëm do ta ndjente ekzistencën e tij që në leximin e dy të parëve, po ashtu siç e ndien një astrolog mungesën e një ylli të pazbuluar ende, thjesht nga tërheqja e forcës së gravitacionit përreth yjeve tashmë të zbuluar.

Të tre romanet kanë pavarësinë si vepra më vete, por ato i ndërlidh atmosfera dhe magjia e njëjtë krijuese, vartësia e të shkruarit nga një autor kokëkrisur që, duke thyer konvencat letrare, ka guximin për t'i thënë gjërat deri në fund. Për të thënë mizerabilitetin e jetës sonë, për të shpartalluar iluzionet e rreme që ne vetë i krijojmë, për të shpallur kotësinë qesharake të ëndrrave e të miteve tona.

Në këtë kuptim, romani "Goja e Botës" sqaron më tej dy romanet e mëparshme, po aq sa ato këtë të fundit. Ajo që i bashkon nuk është as tema, as karakteret, as gjetjet e jashtëzakonshme: është unikaliteti i autorit të përbashkët.

Si të thuash, triptiku përbën "Komedinë Hyjnore" të autorit, veçse "Goja e Botës" përmbys rendin: "Ferri" është lënë për t'u shkruar në fund! Koment nga Mehmet Kraja Lexuesi shqiptar, i cili tani mund të lexojë Markesin, Sabaton, Kunderën, Buzatin, Kalvinon, Grasin, njësoj si Xhojsin, Prustin, Sartrin, Kamynë, mund të lexojë më me ëndje edhe Zija Çelën, sepse, nga njëra anë, ai sublimon arritjet e mëdha të prozës së shekullit XX në ndërtimin e fakturës tekstore dhe të prosedeut, ndërsa, nga ana tjetër, me tematikën e veprave të tij qëndron afër preokupimeve të botës shqiptare, duke u bërë jehonë pësimeve dhe dilemave të saj.

Romanin e ri "Goja e Botës" është një vepër e shkëlqyer. Është një gjetje e jashtëzakonshme dhe unë jam mrekulluar jo vetëm me gjetjen, por edhe me mënyrën se si autori e ka trajtuar e shtjelluar. Vendi dhe ambienti metaforik-simbolik funksionon për mrekulli.

Tashmë Zija Çela dëshmohet një mjeshtër i pashoq në ndërtimin e konfiguracioneve të këtilla metaforike. Fifara është projeksion i një Shqipërie, i një Kosove, i shumë qyteteve të ngjashme në botë. Për më tepër, ky ambient ka interferenca edhe me situatat dramaturgjike të "Hamletit", ca marrëdhënie shpesh intertekstuale, por që funksionojnë vetishëm.

Njësoj si heroi i Shekspirit, me bëmat dhe pasionin e tij Juli Jusi e çon situatën drejt përfundimit të pashmangshëm, veçse një përfundim ku tragjikja dhe grotesku, përdorur me aq elegancë nga autori, fuqizojnë njëra-tjetrën e shkrihen së bashku.

Është një tekst që nuk mund të preket në asnjë detaj të tij, sepse kështu ndodh në fazën e lartë të mjeshtërisë së prozës. Në të vërtetë, sado që secili nga romanet qëndron më vete, "Las Varrezas", "SOS, një buzëqeshje" dhe "Goja e Botës" përbëjnë një trilogji. Janë tre romane të mëdha të letërsisë shqipe.

Detajet e librit
SKU001362

Të dhënat

Autori
Zija Çela

Referencat specifike

isbn
9789994316229
ean13
9789994316229
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Stina e hijeve, Virion Graçi

Sa të dalë dielli bota do të mbushet sërish me hije: mijëra, miliona, miliarda hije. Mes miliona hijeve të mjera si unë, unë do të marr sërish rrugën e kthimit në kërkim të udhëtarëve të tjerë, si zakonisht për pesë pare, për bukën e përditshme.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000707

Botuesi: Onufri

Edhe te cmendurit fluturojne, Mehmet Kraja

Vepra e Mehmet Krajës, e përbërë nga dhjetëra vëllime me tregime, me publicistikë, eseistikë si dhe prej një sërë romanesh të suksesshëm është nga më cilësoret e prozës sonë...
700 Lekë
More

Referenca: SKU000146

Botuesi: Ideart

Gjarpri i Shtëpisë, Arian Leka

I suksesshëm është konsideruar nga kritika romani "Gjarpri i shtëpisë". Në shkrimet dhe artikujt e shumtë që janë botuar në shtyp dhe komentet në TV është theksuar se kjo vepër jo vetëm është një nga arritjet më të mira të autorit, por edhe të prozës shqipe në përgjithësi. Në të trajtohet tema e ditës në një thellësi dhe gjerësi të plotë.
500 Lekë
More

Botuesi: Toena

Gruaja me të Zeza, Vojsava Nelo

Romani "Gruaja me të Zeza" është një narracion artistik që tipologjikisht qëndron shumë afër me romanin magjik. Shkrimtarja e mirënjohur, Vojsava Nelo, ndërton një vepër në të cilën kohët, ngjarjet, personazhet dhe përjetimet vendosen në kufi të ekzistencës së tyre. Kjo mënyrë rrëfimi i jep narracionit dramacitet dhe tension, që e bëjnë lexuesin "t'i...
800 Lekë
More

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i Ёndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.
900 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Nomeja e largët, Faik Ballanca

Romani "Nomeja e largët" i Faik Ballancës më pëlqeu. Asnjë nga akuzat që i bën redaksia nuk qëndrojnë. Ky është romani i tij i parë dhe çuditem se si ka mundur të realizojë një strukturë kompozicionale të tillë, sa të vështirë aq edhe moderne.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Po shkoj të kap Enisin, Edmond Tupja

Ti, në këtë çast, po pyet veten kush jam unë ose ndoshta nga emri dhe mbiemri im po nxjerr si përfundim se unë quhem Enis, aq më tepër që, pa diskutim, kamerat e sigurisë te magazina qendrore e Idlir Metallës do të më kenë filmuar, vetëm se nga prapa, me xhupin që e kam firmato, ndonëse firma Enis nuk njihet në Thabore, kryeqytetin e ardhshëm të...
800 Lekë
More

Referenca: 2091

Botuesi: Onufri

Karpa, Martin Camaj

Bota e trilluar e Karpës është ngritur mbi dy shtylla: nga njëra anë, mbi atë historiko – gjuhësore, që i lejon Camajt të çjerrë velin e pluhurosur të kujtesës e të depërtojë me fuqinë e fantazisë krijuese në skutat e një të shkuare të moçme të padëshmuar nga fiset e malsorëve shqiptarë; nga ana tjetër, mbi shtyllën a
900 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Kontrabandisti, Vili Minarolli

Nga titulli dikush mund të mendojë se flitet për ditët tona, kur kontrabanda është një dukuri e zakonshme. Jo dhe jo. Bëhej edhe në kohë të socializmit kontrabandë. Për këtë flet Vili Minarolli në romanin e tij "Kontrabandisti", një copëz nga historia e Shqipërisë së viteve të regjimit komunist.
800 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Anjeza nuk u zgjua, Preç Zogaj

Ajo e kishte futur thellë gojën e saj në të tijën, e kishte puthur prapë gjatë, ishte lumturuar dhe ai ia kishte kthyer me pikë e me presje. Kjo kishte qenë puthja, që nuk mësohej, që dihej, që jepej e merrej, që fillonte gjithnjë nga fillimi, një herë e parë e përjetshme
1 050 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000122

Botuesi: Ideart

Gjaku im i erret, Zija Cela

Proza e shkurtër është thelb e tharm. Edhe në letërsinë botërore ka romane mjaft të njohura që, siç është pranuar tashmë, të kujtojnë ato karrocat e mbyllura, të cilat transportojnë një diamant të ambalazhuar: tregimin.
288 Lekë
More

Referenca: SKU000151

Botuesi: Ideart

Las Varrezas, Zija Cela

Historitë që tregon Zija Çela të befasojnë për nga gjetja e realizimi artistik, si dhe të vënë në mendime. Ai duket se kërkon një lloj të ri lexuesi, deviza e Andre Zhidit "Unë shqetësoj" i përshtatet më së miri prozës së tij.
600 Lekë
More