• Ka mbaruar
Ditari i Aranites, Njazi Bahiti
  • Ditari i Aranites, Njazi Bahiti

Ditari i Aranitës, Njazi Bahiti

SKU001361
Te tjere

"Ditari i Aranitës" është më tepër një tentativë e autorit për të trajtuar një temë shumë aktuale e cila ka të bëjë me të ashtëquajturat reforma dhe presione mbi administratën publike, fenomen i cili tek ne bëhet evident sa herë ndërrohen pushtetet.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Ditari i Aranitës
Origjinali: Ditari i Aranitës
Gjinia: Roman
Autori: Njazi Bahiti
Shtëpia botuese: Dorena Publishing
Viti: 2010
Fq. 146
Pesha: 0.20 kg
ISBN: 978-99956-14-65-2

Mbi librin

"Ditari i Aranitës" është më tepër një tentativë e autorit për të trajtuar një temë shumë aktuale e cila ka të bëjë me të ashtëquajturat reforma dhe presione mbi administratën publike, fenomen i cili tek ne bëhet evident sa herë ndërrohen pushtetet. Për të qenë sa më i besueshëm autori ka "vendosur kamerën" në një ambjent pune kryesisht me gra, specialiste në një administratë tatimore dhe i rrëfen ngjarjet nëpërmjet ditarit të Aranitës.

Zgjedhja e një ambienti të tillë është bërë për arsyen e thjeshtë se sa herë ndërrohen pushtetet kjo pjesë e administratës publike çoroditet që kur fillojnë fushatat zgjedhore dhe shkatërrohet thuajse totalisht në emër të reformave duke larguar njerëzit e kualifikuar e zëvendësimin e tyre me militantë.

Kjo zgjidhje kështu nga autori ka të bëjë dhe me arsyetimin se në një ambient pune me gra, marrja informacionit, përpunimi, deformimi dhe transmetimi gojë më gojë, funksionojnë shumë e shumë më mirë se sa në një ambient tjetër pune.

Duke qenë edhe specialist i fushës autori njeh mirë gjuhën profesionale dhe për këtë arsye artistikisht është munduar të përcjellë dhe raportet ndërmjet administratës tatimore dhe tatimpaguesve,raporte të cilat për fat të keq përbëjnë modelin më të deformuar të mardhënjeneve ndërmjet partnerëve.

Shpesh problematika del nga limontia e zyrave dhe vendoset në jetën e përditshme aty ku njerëzit ndeshen me problemet e jetës në familje,në shkollë, në biznes e kudo, duke krijuar një tablo më të plote të një realiteti jo fort të këndshëm, por që është evident dhe duhet pranuar.

Fragment nga libri

Moza donte të dinte në se kishte vende bosh në sektorin tonë dhe për këtë kërkonte që unë të ndërhyja tek shefi im.
- Pse moj Mozë, nuk je mirë aty? - e pyeta.
- Të kam si motër dhe e di që ti nuk merresh me llafe. Aty nuk e shtyj dot më. Kam tre muaj që nuk dërgoj asnjë lek në shtëpi, përveçse kam marrë dhe një vërejtje për pushim nga puna.
-Si kështu? - e pyeta - nuk po të kuptoj. Mirë vërejtjen se e shlyen po rrogën pse?
- Nuk më kalojnë aktet e kontrollit. Ata nuk kalojnë asnjë akt kontrolli pa zbulime edhe atëhere kur tatimpaguesi është korrekt.
- Kush ata? - e pyeta.

Moza vazhdoi pa më thënë se kush.
-Që të kalohet akti i kontrollit duhen bërë ca shpenzime këtu brenda për brenda. Jam detyruar t'i paguaj nga rroga se nga kontrollet nuk jam e zonja të siguroj ndonjë lek. U bë kaq kohë që gënjej burrin. Po bëj gati pajën e vajzës i them. Dale moj ta fejojmë njëherë më thotë burri, por unë i tregoj ca copëra të paprera që kam sjellë me pajën time kur u martova. Se mos i mban mend ai. Po mora dhe një vërejtje më fluturuan nga puna. Kam mallkuar një milion herë veten pse erdha në këtë punë. Isha për mrekulli ekonomiste në postë.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001361

Referencat specifike

isbn
9789995614652
ean13
9789995614652
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Faqja e fundit, Gazmend M. Kapllani

Në shtëpinë atërore, rrethuar nga orendi që i duken si fantazma të heshtura, Melsi nis të rrëmojë në kujtimet e fëmijërisë. Papritur, mes tyre ai gjen një fetore shënimesh, që e çon në një zbulim tronditës për të atin dhe familjen e tij.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Duke shpresuar për një ditë të mirë, Arion Hysenbegas

Romani "Duke shpresuar për një ditë të mirë" tregon çiltërsisht, me thjeshtësinë e të vërtetës jetën e një të riu të ndershëm, me botë të pasur shpirtërore dhe përgatitje të lartë, i cili kërkon të bëhet dikush (dhe, me të drejtë, meriton të lihet, madje të mbështetet për të ndjekur rrugën drejt synimit të vet), por e Keqja rreket ta pengojë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Melusina, Balil Gjini

Në rreth dyqind faqe, me një stil të ngjeshur e lakonik, është mëtuar të rrëfehet se letërsia s'është vetëm rrëfim i një historie, por edhe histori e një rrëfimi. Melusina dhe e motra e saj Jehona kanë mbërritur në një qytet të paemër dhe nga një kohë e paemër.
500 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Stina e stinëve, Kasëm Trebeshina

Duke tematizuar pa kurrfarë kufizimi çdo gjë dhe çdo problem me një qëndrim autentik e autonom, që shpërthen herë në një kritikë sublime e herë në një ironi olimpike, autori edhe në punë të procedimit e të strukturimit të fjalës artistike i shkel të gjitha normat, skemat e tabutë e estetikës dhe të etikës zyrtare.
700 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Testamenti i mitomanit, Leka Bungo

Po gjatë këtyre pesëdhjetë viteve Leka ka shkruar dhjetëra drama, radiodrama, i ka vënë në skenë, i ka regjistruar në radio... Tradicionale. Po këtë radhë ka bërë diçka të jashtëzakonshme.
1 000 Lekë
More

Triologjia e Shkodrës, Gazmend Krasniqi

Ç’është ky roman shqiptar postmodernist? A ka lidhje me tipologjinë romanore, apo është larguar dhunshëm nga forma e tij? A duhen parë këto “shmangie” si pasurim që kjo strukturë e thyer e narracionit postmodernist i sjell romanit tonë?
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001777

Botuesi: UET Press

Shqiperia, Ben Blushi

"Të jetosh në ishull", "Otello, Arapi i Vlorës" dhe romani i ri "Shqipëria" janë një triptik i kompletuar i një talenti të ri të letërsisë shqipe dhe gjithaq një fenomen kulturor që meriton të kapërcejë kufinjtë e hapësirës shqiptare në dekadën që vjen, duke prodhuar një shkrimtar tjetër ndërkombëtar nga gjuha shqipe.
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Ora me rërë, Vera Bekteshi

Të lindur në diktaturë, me fate diametralisht të kundërt janë ende histori të asaj njolle biografike që kanë mbetur si memorie e pathënë plotësisht. Vera Bekteshi  rrëfen këto  ngjarje në një distancë kohe, por e përfshirë në përgjegjësinë për ta dëshmuar kohën e saj nën diktaturë. 
900 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Pushteti, Blendi Fevziu

Blendi Fevziu është gazetari më i famshëm shqiptar i tranzicionit dhe autori më i shitur shqiptar me biografinë e Enver Hoxhës. Si i tillë, autori është mjaft i pushtetshëm, pra ai e njeh mjaft mirë enigmën e pushtetit, por pa qenë i detyruar si ata që i kanë thënë "Po" pushtetit, - ai nuk ka qenë i detyruar të pësojë deformimet e pushtetit.
950 Lekë
More

Botuesi: Toena

Vajzat e mjegullës, Namik Dokle

"Vajzat e mjegullës" është romani i një dashurie të madhe, ku vërshojnë ndjesitë e dashurive ekzistenciale: dashurisë për jetën, për vendlindjen, për njerëzit, për gjuhën, për zakonet identifikuese, për mitet dhe legjendat ende të gjalla; është një roman i dashurisë për të bukurën në një realitet herë-herë të shëmtuar.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Viti i elefantit, Brajan Sukaj

Zërat e njerëzve në panik po bëheshin gjithnjë e më të vagullta, derisa u kthyen në jehona zërash të shformuar që vinin nga një burim i papërcaktuar. U ul në rërë, më pas u shtri. 
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001668

Botuesi: Toena

Jonila, Njazi Bahiti

Një sistem i ngritur mbi dogma dhe i mbajtur në këmbë nga dogmatikët, i urdhëron të rinjtë të ikin nga ndjenja më e bukur në botë, dashuria, të ikin nga arkitipi i jetës, vazhdimësisë dhe përjetësisë së brezave.
600 Lekë
More