• Banner

  • Ka mbaruar

Histori e Skenderbeut, Naim Frasheri

Figura e Skënderbeut është e pashkëputur nga epoka e tij. Është e natyrshme që këtë epokë Naimi ta paraqitë të idealizuar, duke ia kundërvënë gjëndjes së Shqipërisë së robëruar e të prapambetur të kohës së vet. Koha e Skënderbeut përmblidhte gjithë "mirësitë" e "begatitë" atëherë mbretëronte urtësia, paqja, kamja,

300 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Histori e Skënderbeut
Gjinia: Poemë
Autori: Naim Frashëri
Viti: 2010
Fq. 160
Pesha: 0.161 kg

Mbi librin

Poema epike "Historia e Skënderbeut" u botua më 1898, dy vjet para vdekjes së Naimit. Kjo vepër e fundit që botoi ai, mbeti si testamenti i tij, sepse në të përmblodhi dhe shprehu me patos të fuqishëm idealet për lirinë e Shqipërisë dhe për futjen e saj në rrugën e përparimit. Vepra doli në një çast historik tepër të mprehtë: Perandoria Osmane po shkonte drejt fundit të saj dhe rreziku i copëtimit të vendit tonë nga shtetet shoviniste ishte shumë i madh.

Kërkohej më shumë se kurrë që ndërgjegjja kombëtare të forcohej dhe, veç kësaj, te shqiptarët të krijohej mendësia se ishte e drejta e tyre të jetonin të lirë si komb më vete në trojet e lashta stërgjyshore. Vepra e Naimit bënte thirrje dhe nxiste shqiptarët t'i dilnin zot vendit të tyre në këto kushte, duke kryer me nder detyrën atdhetare. Breza të tërë patriotësh kishin ëndërruar të kishin një vepër për heroin kombëtar, Skënderbeun.

Këtë dëshirë e realizoi Naimi me poemën e vet madhore, e cila lëshoi hapur e me forcë kushtrimin për të rrokur armët, për të shkundur zgjedhën turke e për ta mbrojtur atdheun nga çdo rrezik. Ajo tingëlloi si kushtrim i bashkimit të shqiptarëve rreth flamurit të Skënderbeut. Si është ndërtuar vepra?

"Historia e Skënderbeut" është një poemë epike e përbërë nga 22 këngë. Ngjarjet ndjekin rendin kohor: Fillojnë me dërgimin e djemve të Gjon Kastriotit peng të sulltanit dhe mbarojnë me vdekjen e Skënderbeut dhe pasojat e rënda që ndoqën. Në përgjithësi, vepra i përmbahet historisë, ndonëse ka personazhe të krijuara prej poetit.Në qendër të poemës është figura e Skënderbeut.

Këtë figurë Naimi e ka vizatuar në përputhje me idealin e tij romantik, në dritën e idealeve të humanizmit evropian e në frymën e Rilindjes. Pra e idealizon figurën e heroit tonë. Për Naimin Skënderbeu është personifikim i të gjitha vlerave: i trimërisë, i urtësisë, i bukurisë fizike e morale: Ishte mbret i bukurisë,si dielli epte dritë...,... kish të gjitha mirësitëdhe të tërë urtësinë,njerëzin' e dituritëdhe fuqin' e trimërinë.

Naimi e paraqet Skënderbeun me tiparet e një heroi legjendar, të luftëtarit kreshnik dhe të atdhetarit të flaktë, që mbi gjithçka vë atdheun, edhe mbi interesin e tij. Në poemë e gjejmë Skënderbeun një udhëheqës me aftësi të rralla, që diti të bashkonte të gjithë shqiptarët rreth idealit të madh të lirisë. Ai është organizator dhe strateg i madh në luftë, po aq sa është edhe luftëtar që bie "si rrufe" mbi armiqtë dhe i shpartallon.

Si prijës i urtë popullor ai është simbol i lirisë, i traditave heroike të popullit, i idealeve shoqërore e demokratike që i kishte vetë poeti. Skënderbeu paraqitet me një botë tepër humane. Është i dashur e i thjeshtë me njerëzit, ka një mall përvëlues për atdheun kur jeton larg tij, qan me lot të hidhur kur merr vesh vdekjen e njerëzve të afërt dhe të zezat që e gjetën Shqipërinë. Në çdo çast është njerëzor e fisnik.

Figura e Skënderbeut është e pashkëputur nga epoka e tij. Është e natyrshme që këtë epokë Naimi ta paraqitë të idealizuar, duke ia kundërvënë gjëndjes së Shqipërisë së robëruar e të prapambetur të kohës së vet. Koha e Skënderbeut përmblidhte gjithë "mirësitë" e "begatitë" atëherë mbretëronte urtësia, paqja, kamja, nderi, shpresa. Paraqitja e idealizuar e së kaluarës kishte një funksion të caktuar.

Duke ballafaquar dy epokat, Naimi thekson se pushteti osman e ndërpreu procesin e zhvillimit e të qytetërimit të Shqipërisë, e hodhi këtë në errësirë. Pra, pushtimi osman duhej shporrur sa më parë dhe epoka e lavdishme e Skënderbeut duhej përtërirë. Naimi evokon shpirtin heroik e liridashës të shqiptarëve, traditat e tyre të bashkimit, evokon epokën dhe Skënderbeun vetëm e vetëm që T'i ap dritë ShqipërisëNga shpirt' i ndritshëm i tija, pra, duke na i paraqitur ato si një model të përsosur, ti frymëzonte bashkatdhetarët për ta çliruar e qytetëruar atdheun e tyre si dikur.

Si demokrat, Naimi e paraqet popullin si një forcë të gjallë që i udhëhequr nga një hero si Skënderbeu, korr fitore dhe tregon heroizëm e patriotizëm të pashoq. Një ide e rëndësishme e poemës, tepër aktuale në fund të shekullit XIX, ishte ajo se liria fitohet vetëm me anë të luftës së armatosur.

Gjithë poema e sintetizon këtë ide, por me një patos të veçantë spikat ajo në fjalët e Kamanit: Kurrë s'trembet Shqipëria,nukë vdiq, po është e gjallëtjetër përgjigjje Turqianukë do, përveç me pallë. Fjala e Kamanit në kuvendin e burrave të mbledhur nga Gjon Kastrioti, është himn për trimërinë dhe lirinë, ajo tingëllonte si thirrje për të rrokur armët: Trimëria, trimëriamban lirin' e mëmëdhenë! Kamani nuk është person historik, por figurë e krijuar nga poeti me shumë dashuri e mjeshtëri.

Ai tipizon shqiptarin trim, të vendosur për të mbrojtur lirinë dhe nderin e atdheut, të gatshëm të japë edhe jetën. Në poemë ka dhe shumë personazhe të tjera, portrete të njerëzve të afërt dhe të bashkëluftëtarëve të Skënderbeut, si dhe të armiqve osmanë. Këta të fundit, sidomos sulltanët, jepen me tipare krejt të kundërta me ato të Skënderbeut dhe të shqiptarëve.

"Historia e Skënderbeut" u bë një nga veprat më të dashura gjatë Rilindjes, se u përgjigjej aspiratave liridashëse që vlonin në popull. Ajo themeloi në letërsinë tonë traditën e poezisë epike.Poema ka shumë vlera artistike të qëndrueshme. Ajo të rrëmben me gjerësinë e rrëfimit, me gjallërinë e vizatimit të shumë skenave. Të tilla janë ato të kuvendeve, të veprimtarisë së gjithanshme të Skënderbeut, të betejave, ndonëse, ndonjëherë, bie në përsëritje situatash.

Herë-herë gjejmë tabllo me dramacitet të theksuar. E tillë është ajo në këngën e V, që fillon me vargjet: Krujë, o qytet i bekuar,prite, prite Skënderbenë!... Në poemë hasim herë-herë, portretizime të goditura të personazheve, siç është sidomos ai i Kamanit një pasuri figurash stilistike, si epitete, krahasime, similituda etj. Gjuha e veprës është afër gjuhës së popullit, me mjete të shumta shprehëse, e pastruar nga fjalët e huaja dhe me mjaft fjalë të krijuara nga vetë poeti.

Shprehjet frazeologjike, me mjaft ngarkesë emocionale, gjenden dendur në poemë. "Historia e Skënderbeut" mbetet një nga veprat më të rëndësishme të Naimit. Me të u mëkuan dhe u rritën breza të tërë atdhetarësh e luftëtarësh.

Mbi autorin

Figura qendrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, si poet i madh i kombit, është Naim Frashëri, bilbili i gjuhës shqipe. Naimi lindi më 25 maj 1846 në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh. Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht e turqisht. Që i vogël nisi të vjershëronte. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur "Zosimea".

Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua së tepërmi, njohu letërsinë, kulturën dhe filozofinë klasike greke e romake, ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke përvetësuar disa gjuhë, si: greqishten e vjetër e të renë, latinishten, frëngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetëm që mori bazat e botëkuptimit të vet, por njohu edhe poezinë e Evropës e të Lindjes.

Të gjitha këto tradita poetike ndikuan në formimin e tij si poet. Më 1870, pas mbarimit të shkollës, shkoi për të punuar në Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye në Shqipëri në klimë më të shëndetshme. Gjatë viteve 1872 – 1877, Naimi punoi në Berat e në Sarandë si nëpunës.

Kjo periudhë pati rëndësi të veçantë në formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu më mirë jetën e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhën e bukur e shpirtin poetik të njerëzve të thjeshtë, krijimtarinë popullore, bukurinë e natyrës shqiptare. Ndërkohë vendi ishte përfshirë në ngjarjet e mëdha të lëvizjes çlirimtare, që do të sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878, udhëheqës i së cilës ishte Abdyli, vëllai më i madh i Naimit.

Naimi dha ndihmesën e vet për krijimin e degëve të lidhjes në Jugun e Shqipërisë, përkrahu dhe përhapi programin e saj. Më 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte në kulm, ai shkroi vjershën e gjatë "Shqipëria", në të cilën shpalli idetë kryesore të Rilindjes. Me këtë krijim Naimi niste rrugën e poetit kombëtar.

Më 1881 Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll, ku u bë shpirti i Shoqërisë së Shkronjave dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë. Gjithë forcat dhe talentin ia kushtoi çështjes kombëtare, punoi për ngritjen e shkollës shqipe dhe hartoi libra për të, shkroi vjersha, përktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë sonë, për botim edhe të shumë veprave të autorëve të tjerë.

Lëvizja kombëtare, idealet e çlirimit të Shqipërisë, të përparimit e të qytetërimit të saj, u bënë faktori themelor që ndikoi në formimin e Naimit si poet e atdhetar. Krijimtaria e gjerë letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap një periudhë të shkurtër prej 13 vjetësh (1886-1899). Vetëm në vitin 1886 ai botoi veprat "Bagëti e Bujqësia", "Vjersha për mësonjëtoret e para", "Histori e përgjithshme" dhe poemën greqisht "Dëshira e vërtetë e shqiptarëve".

Më 1885 botoi përmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (Ëndërrimet) më 1888 botoi "Dituritë", më 1890 "Lulet e verës", më 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", më 1898 "Historia e Skënderbeut" dhe "Qerbelanë" dhe më 1889 "Historia e Shqipërisë". Sëmundja dhe lodhja e madhe ia keqësuan shëndetin poetit, zemra e të cilit pushoi së rrahuri më 20 tetor 1900, në moshën 54 vjeçare, i zhuritur nga malli për atdheun dhe me brengën që s'e pa dot të lirë.

Detajet e librit
Te tjere
2849
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001972

Botuesi: Naimi

Enderrime, Naim Frasheri

Kishte gati plot një shekull që përmbledhja poetike "Tehajjulat", një nga perlat e lirikës naimiane, për shkak të barrierës gjuhësore, kishte mbetur e panjohur, thuajse e humbur për lexuesin shqiptar. Studiuesit e Naimit nuk kishin mundur të thoshin asgjë më tepër, veç të pohonin si fakt ekzistencën e saj.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Qerbelaja, Naim Frashëri

Naim Frashëri lindi në vitin 1846 në Frashër të Përmetit. Në vendlindje ai mori edhe mësimet e para. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea”.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2164

Botuesi: Argeta LMG

Kenget e Serafina Topise, Jeronim de Rada

Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Vepra, Thimi Mitko

Me rastin e 100 vjetorit të botimit të monumentit më të rëndësishëm folklorik të së kaluarës, "Bletës shqiptare", po jepet, bashkë me një ribotim të zgjeruar të kësaj vepre, edhe një përmbledhje e shkrimeve të autorit të saj, rilindësit tonë të shquar, Thimi Mitko.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Këngë të Milosaos, Jeronim de Rada

Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën – Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij.

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000993

Botuesi: Dituria

Juvenilia dhe vjersha te tjera, Ndre Mjeda

Në këtë poemë shoqërore – psikologjike me elemente të poemës filozofike, që u shfaq si dukuri e veçantë në letërsinë shqiptare të kohës, janë sintetizuar tiparet më karakteristike të artit të Mjedës, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti.

Çmimi 380 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)