• Ka mbaruar

Hylli i Drites Numri 1, 2007

SKU000842

E përkohshmja françeskane Hylli i Dritës asht themelue në Shkodër në vitin 1913 prej At Gjergj Fishtës. Numri i parë i revistës mban datën 1 tetor 1913 dhe asht shtypë në shtypshkronjën «Nikaj».

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 494 Lekë Up to 1 481 Lekë
500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Hylli i DritësNumri 1Votër kulture ShqiptareRevistë kulturore e themeluar më 1913 nga At Gjergj FishtaShtëpia botuese: Provinca Franceskane ShqiptareDrejtor Përgjegjës: At Zef PllumiVendi dhe Viti: Shkodër, 2007f. 167Pesha: 0.3 kg Historiku i «Hyllit të Dritës» E përkohshmja françeskane Hylli i Dritës asht themelue në Shkodër në vitin 1913 prej At Gjergj Fishtës. Numri i parë i revistës mban datën 1 tetor 1913 dhe asht shtypë në shtypshkronjën «Nikaj». Kjo ndërmarrje kulturore gjeti mbështetjen e pakursyeme të sivllazënve françeskanë të Poetit tonë. Në numrin e parë të së përkohshmes, përposë lajmit të themelimit dhe fjalëve të Drejtimit rreth përlimit (detyrës) të revistës, gjejmë nji shkrim të At Pashko Bardhit me titull Feja, themeli i gjytetniës s'vertetë, nji artikull të Faik Konicës: Problemi i madh, pjesë të Kanunit të Lekë Dukagjinit mbledhë prej At Shtjefën Gjeçovit, nji poezi të At Vinçens Prennushit me titull Hyllit t'Dritës, e cila i kushtohet Shën Françeskut të Asizit, nji shkrim me kujtime të At Gjergj Fishtës rreth kryengritjes së viteve 1910-'12. Mandej kemi lajme «rrokull Shqypniës» e «rrokull botës» dhe nji reçension të Kângë popullore gegnishte, botue në Sarajevë në vitin 1911. Gjatë vitit 1913 dolën edhe dy numra të tjerë, njeni në nandor e tjetri në dhjetor. Po prej kah e merr emnin Hylli i Dritës e përkohshmja jonë? Titulli i saj latinisht, siç shihet edhe tek letra përgëzuese që i Pari i gjithë Urdhnit Françeskan i dërgonte me 2 shtator 1913 At Facin-in, të parit të fretënve në Shqipni, asht Stella Matutina. Kështu asht quejt shën Françesku i Asizit prej agjiografëve, mbasi gjithë jeta e tij iu përkushtue rilindjes së idealeve shpirtnore të Ungjillit. Hylli i Dritës asht ma i pari që lajmëron agun, diellin që mbas pak do të shndrisin. Nji vit mbas shpalljes së Pamvarsisë së Shqipnisë Fretnit françeskan pagzuen të përkohshmen e tyne zâmadhe me ketë emën, mbasi shihnin dritë e bekueme që do të shndriste ma në fund edhe mbi Shqipninë e lirë. Shpirti dhe liria janë binomi i pandashëm i nji ekzistence të denjë me u quejt njerzore. Atje ku asht Shpirti i Zotit atje asht liria (2 Kor. 3, 17), e ku asht liria atje asht e vërteta, e mira, e bukura -vlera këto që shihen si të domosdoshme për me ecë krahas kombeve të qytetnueme. Revista doli deri në korrik të vitit 1914 e mandej u ndërpre për shkak të Luftës së Parë Botnore dhe të gjendjes së krijueme në vend. Periudha e dytë e ka zanafillen në vitin 1921, kur me datë 1 maj del rishtas numri i parë i atij viti pranë shtypshkronjës Françeskane e mbyllet me numrin e dhjetorit të vitit 1924, i cili përkon me thyemjen e qeverisë së Fan Nolit dhe me kthimin e Zogut në Tiranë. Periudha e tretë e Hylli të Dritës nis prej janarit të vitit 1930 e shkon deri në korrik të vitit 1944. Kjo asht periudha ma e pasun, ma e shndritshme e kësaj reviste, e cila u shugurue kështu si nji ndër ma të mirat e të gjitha kohnave. Marrja e pushtetit prej regjimit komunist solli me vete mbylljen e gjithë organeve të shtypit dhe konfiskimin e mjeteve. Françeskanët ishin ndër të parët që pësuen terrorin komunist, tue i shtue aradhës së martirëve emna të ri që diftuen qindresë burrnore e përkushtim fetar. Mbas dekadash martirizim dhe heshtje Hylli i Dritës nisi me shndritë rishtas në fillimin e viteve '90. Tue ndjekë andrrën e At Gjergj Fishtës dhe të françeskanëve të mëdhaj, në vitin 1993 At Zef Pllumi nisi punën për botimin e së përkohshmes, numri i parë i së cilës doli në mars të atij viti dhe numri i fundit në dhjetor të vitit 1997. Mbas nji heshtje gati dhjetëvjeçare, përsëri At Zef Pllumi, i papërkulun dhe i vendosun me e mbajt gjallë frymën e kulturës shqiptare nëpërmjet kësaj të përkohshme, filloi botimin e saj e qysh atëherë revista del rregullisht me katër numra në vit. I dashtun Lexues, siç e sheh vetë, Hyllin e Dritës gjatë gati nji shekulli jetë, shumë herë e kanë mbulue retë e terri i kohnave të pabesa. Të gjitha periudhat kur Hylli s'ka mbërrijtë me dalë e me ndriçue përkojnë me çaste të randa për atdheun tonë e për shqiptarët që e duen dritën e lirisë. Por Hylli i Dritës, falë përkushtimit të Françeskanëve shqiptarë, të bashkëpuntorëve shqiptarë e të huej, ka rilind dhe rishtas asht mundue e mundohet me ndriçue ndërgjegjet e njerzve me dritën e shpirtit të lirisë, me dritën e dijes e të kulturës.

Detajet e librit
SKU000842
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Infiniti Blu, Mimoza Hafizi

Romani u jep përgjigje pyetjeve rreth pafundësisë dhe përjetësisë. A është e pafundme Bota? Apo është thjesht një strukturë gjigante që diku përfundon? E si mbaron? Sa larg kemi mundur ta shohim me instrumentet tona?
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000470

Revista Mehr Licht nr. 29, nentor 2006

Përmbajtja nr. 29, nëntor 2006LËNDA Ajo që nuk ndodh dhe ndodh - Javier Marias     5 Traditë    Nga Enelda, Libri VI - Publius Vergilius Maro     12 Somte - Francesco Petrarca     17 Ke'nkëze' pjerre'
500 Lekë
More

Referenca: SKU000469

Revista Mehr Licht, numri special 30

Përmbajtja e Mehr Licht, numri special 30 maj 2007LëndaMoshë rezistence - Mehr Licht-i mbushi 1- vjet- Mira Meksi....5...10Bibliografi e zgjedhur e revistës Mehr LichtTekste të zgjedhura nga:....30I.Kadare, .Stevens, L.Lleshanaku, J.L.Borges, A. Rimbaud, f.Reshpja, M.Meksi, C.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000128

Botuesi: Ideart

Poeteka 4

Titulli: Poeteka 4revistë e poezisë dhe e kulturës poetike - viti i parë i botimit - numri 4 - janar, 2006Kryeredaktor: Arian Lekaf. 80Pesha: 0.25 Revista POETEKA Revista botohet në version shumëgjuhësh: shqip për au
300 Lekë
More

Referenca: SKU000777

Botuesi: Ideart

Poeteka 12

Titulli: Poeteka 12 - Revistë e poezisë dhe e kulturës poetikeViti i pestë i botimit numri 12 - vjeshtë, 2008Numër specialPërgatitur nga: Silvana Leka - Botim dygjuhësh në Shqip dhe Anglisht
500 Lekë
More

Referenca: SKU000132

Botuesi: Ideart

Poeteka 8

Titulli: Poeteka 8Revistë e poezisë dhe e kulturës poetike - viti i katërt i botimit - numri 8 - pranverë 2007Kryeredaktor: Arian Lekaf. 96Pesha: 0.27 Kg. Revista POETEKA Revista botohet në version shumëgjuhësh: shqi
300 Lekë
More

Referenca: 2619

Botuesi: Te tjere

Perpjeka nr. 28 dhe 29, Skenderbeu i kerkimit shkencor

Në këtë numër janë paraqitur artikuj nga Fatos Lubonja, Michael Schmidt – Neke, Artan Puto, Enis Sulstarova, Ervin Hatibi, Doan Dani, Nikola Nikson, Halil Inalcýk, Feridun M. Emecan, Oliver Jeans Schmitt, Bülent Bilmez, Titos P. Jochalas, Pandeli Pani dhe Elio Miracco.
800 Lekë
More