• Banner

Demokratura shqiptare ne veshtrimin e nje te merguari, Eugjen Merlika
  • Demokratura shqiptare ne veshtrimin e nje te merguari, Eugjen Merlika

Demokratura shqiptare në vështrimin e një të mërguari, Eugjen Mërlika

Asnjë ish – funksionar i organeve të dhunës apo partisë, asnjë përfaqësues i krimit shtetëror komunist, edhe para faktesh të qarta si drita e diellit, edhe para dëshmish e dokumentesh të pakundërshtueshme, nuk është vënë në bankën e të akuzuarve për t'u përgjigjur për jetë njerëzish të marra padrejtësisht.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Demokratura shqiptare në vështrimin e një të mërguari
Gjinia: Publicistikë
Autori: Eugjen Merlika
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2017
Fq. 274
Pesha: 0.461 kg.
ISBN: 978-9928-236-32-6

Fragmente nga libri

Asnjë ish – funksionar i organeve të dhunës apo partisë, asnjë përfaqësues i krimit shtetëror komunist, edhe para faktesh të qarta si drita e diellit, edhe para dëshmish e dokumentesh të pakundërshtueshme, nuk është vënë në bankën e të akuzuarve për t'u përgjigjur për jetë njerëzish të marra padrejtësisht, për familje të shkatërruara, për dënime të padrejta apo internime dhjetëravjeçare të pafundme. Mbi çfarë kriteri të moralit njerëzor është bazuar një qëndrim i tillë?

***

Një klasë politike përgjegjëse dhe e vetëdijshme për rolin e saj, para çështjesh madhore, siç është ajo e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, ulet në tryezë dhe harton një strategji synimesh që mbeten si program veprimi për këdo që merr pushtetin.

Çështja kombëtare, që prej një shekulli ka kushtëzuar të gjithë jetën politike e kulturore të shqiptarëve pa gjetur zgjidhje, duhet të jetë edhe sot një gur prove për klasën politike shqiptare.

***

Një tjetër motiv i diskutueshëm është prirja mohuese e politikës shqiptare, për të hapur, realisht, procesin zgjedhor ndaj shqiptarëve të mërguar. Prej vitesh politika, në të dy krahët e saj, ka spekuluar mbi këtë argument pa e kanalizuar asnjëherë atë në hullinë e një vendimi zyrtar të Kuvendit, që do t'u jepte mundësinë qindra mijëra shqiptarëve të mërguar të thonë fjalën e tyre, në përcaktimin e baraspeshave të jetës politike të atdheut të largët.

***

Politikëbërësit në Tiranë e Prishtinë duhet të mbajnë parasysh faktin se, aq sa është e rëndësishme përmbajtja e strategjisë së tyre politike, po aq e dobishme apo e dëmshme ëshë edhe forma e luftës apo taktikave të përdorura për ta sendërtuar atë.

Ne, si komb, kemi nevojë të përhershme t'i paraqesim botës përfytyresën e një populli të qytetëruar, dhe politika duhet të jetë e para që ta plotësojë atë.

***

Kemi nevojë të nxjerrim në pah vlerat tona të vërteta, ato që u shpalosën madhërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, jo duke masakruar njerëz, duke vrarë robër, gra e fëmijë, por duke shpëtuar qindra hebrenj të strehuar në shtetin tonë të bashkuar.

Kemi nevojë të shohim përpara, jo duke ringjallur idhujt e rremë të historisë sonë, por duke i braktisur ata, duke ia dorëzuar gjyqit të historisë së vërtetë e duke pohuar me të madhe vullnetin tonë për të dënuar krimin, nga çdo anë që të vijë e çfarëdo ligjërimi të ketë.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928236326
ean13
9789928236326
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Sundimi i ligjit, Tom Bingham

Sundimi i ligjit është një term shumë i përdorur, pak i shqyrtuar. Ideja e sundimit të ligjit si themel i shteteve dhe qytetërimeve moderne, së fundmi është bërë edhe më magjike se sa ajo e demokracisë. Por nga se përbëhet ajo?

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU002059

Botuesi: Te tjere

Koha e riberjes, Ismet Hajrullahu

Marrëveshja e Kongresit të Berlinit e vitit 1878 e detyronte Serbinë që t'i kthente në trojet e veta të gjithë shqiptarët e përzënë dhunshëm nga Sanxhaku i Nishit dhe nga rajoni i Toplicës, por ajo për 130 vjet nuk është respektuar kurrë nga Serbia.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000881

Botuesi: Onufri

Ballkani i Jugut, Ismail Kadare, Predrag Simic, Ljubomir Frckovski, Ylber Hysa

Kohët e fundit, Ballkani i Jugut është bërë pikë fokusi për interesin evropian dhe amerikan në mbarë rajonin e Ballkanit, me një konflikt të intensitetit të ulët në Serbinë Jugore, një situatë me siguri të paqëndrueshme në Kosovë dhe rrezik të madh që ka përballuar sovraniteti i FRYOM-it në krejt ekzistencën e saj të shkurtër.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Lirija (1908-1910), Midhat Frashëri

“Lirija” ishte gazeta politike, shoqërore, kulturore, letrare që nisi të botohej në Selanik më 1908. Ajo doli vetëm në 108 numra në shtypshkronjën “Mbrothësia” të Kristo Luarasit; nëntë numrat e parë dolën në Sofje dhe numrat e tjerë në Selanik ku u vendos shtypshkronja në fjalë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001443

Botuesi: UET Press

33, Sokol Balla

Sokol Balla ka lindur në Tiranë, më 7 maj 1973. Për pesë vjet kryen studimet e larta, me rezultate të shkëlqyera, në Universitetin e Tiranës, një vit në filozofi dhe katër vjet në gazetari, si brezi i parë i laureuar, nqë nga rihapja e tij në 1992, njëyet vjet pasi u mbyll nga regjimi komunist, në vitin 1972.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Arbën Xhaferi, vepra e plotë

Arbër Xhaferi është si një udhëkryq që i bashkon rrugët shqiptare për të rindarë drejtimet e të menduarit mbi të shkuarën, të sotmen e të ardhmen e shqiparizmës, dhe mbase është po ashtu, i vetmi mes të shquarve të gjindjes sonë, që as nuk është lëvduar ndonjëherë aq sa e meriton, po as nuk është gjuajtur ndonjëherë me gurë siç nuk e meriton.

Çmimi 7 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 4

Sa për mkate politike qi padrejtësisht të janë ngarkue, mos u ban aspak marak. Koha e mshirme, mâ e mëshirshme se njerëzit e kalamendun të tashem, ka për të dijtë me qitë në dritë patriotizmin tande. Njerëzit, qi nuk shofin veçse deri sa t'u mrrijë maja e hundës, mâ vonë, edhe ata, kanë me e justifikue veprimin tand politik.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000475

Botuesi: Botimet Dudaj

Frasheri ne Historine e Shqiperise, Alfred e Neki Frasheri

Alfred Frashëri u lind në Korçë në vitin 1935. U diplomua Inxhinier Gjeolog i specializuar në gjeofizikë, në Universitetin e Tiranës (1961). Një ndër specialistët e parë të gjeofizikës, që ka kontribuar në ngritjen, organizimin dhe zhvillimin e Gjeofizikës Shqiptare, në veçanti të përgatitjes së specialistëve gjeofizikë dhe

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001093

Botuesi: Onufri

Bisedë përmes hekurash, Ismail Kadare, Ukshin Hoti

Ky libër e ka zanafillën në përpjekjen për lirimin nga burgu të Ukshin Hotit. Pas dërgimit të një serie letrash institucioneve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe ministrave të punëve të jashtme të vendeve kryesore perëndimore (bëhej fjalë për një ish-kolegun e tyre të rënë në fatkeqësi), u mendua se një libër në trajtë dialogu, i botuar në...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)