• Banner

Kuvend letrash me miqte, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 3
  • Kuvend letrash me miqte, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 3

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 3

Na ndajnë shumë gjëra e, njëkohësisht të gjitha na bashkojnë. Na ndan temperamenti e na bashkon ideali; na ndajnë, ndofta, pikëpamje politike e kulturore, e na bashkon dashurija për fatin e atdheut, për mirqënien e popullit, për tokën e për malet tona.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kuvend letrash me miqtë, vëllimi i tretë
Origjinali: Kuvend letrash me miqtë, vëllimi i tretë
Gjinia: Letërkëmbim
Autori: Mustafa Merlika – Kruja
Shtëpia botuese: Omsca – 1
Viti: 2013
Fq. 504
Pesha: 0.557 kg.
ISBN: 978-9928-132-32-1

Mbi librin

Në këtë vëllim janë paraqitur të gjitha letërkëmbimet e Mustafa Merlika – Krujës me familjen mbreërore të Ahmet Zogut, Eqrem Bej Vlorën, Dhimitër Beratin, Baba Rexhepin, Abaz Kupin, Tahir Kolgjinin, Tahir Zajmin, Fan Nolin, Kolë Bibë Mirakajn, Ago Agajn dhe Ismail Goranin.

Fragment nga libri

"Shkëlqesi, morëm vesh se keni festue 70 vjetorin e lindjes suej. Mbrei dhe unë ju dërgojnë urimet ma të mira për shëndet të plotë që të mund të vazhdoni të punoni ma së miri për Atdheun. Asht e randë kur festohen ditlindjet tue i ba ballë nji realiteti t'ashpër të gjatësisë së mërgimit tonë e të ndamjes së pafund prej të dashurve tonë qi nuk i shohim. Por, faleminderit Zotit, Zoti i Madh na jep gjithmonë mbështetjen e moralit e të shpirtit njerëzor: Shpresën! Mbreti mbetet gjithmonë optimist, Zoti plotësoftë dëshirat! Me mendimet tona më të mira dhe urimet tona më të ngrohta."

Geraldine (25 nëndor 1957)

"Me gjith këtë, besomni, nuk kalon ditë pa ju përmendur; jo vetëm për kujtimet e përbashkët që na lidhin, por edhe për çmimin e lart që u japim."

Ekrem Bej Vlora (9 korrik 1953)

"Na ndajnë shumë gjëra e, njëkohësisht të gjitha na bashkojnë. Na ndan temperamenti e na bashkon ideali; na ndajnë, ndofta, pikëpamje politike e kulturore, e na bashkon dashurija për fatin e atdheut, për mirqënien e popullit, për tokën e për malet tona. 28 Nëndorin je i vetmi që e përfaqëson në Botën e re, për sa di unë. E përfaqësosfsh me faqe të bardhë, e për shumë vjet gëzuar, por sa më parë n'atdhe, se vetëm atje ndjehet gëzimi i 28 Nëndorit."

Dhimitër Berati (18 nëndor 1956)

"Mbas dekës të të pashoqit Luigj Gurakuqi, të kam pasë cilsue depozitarin e idealeve të tija, e si të tillë të kam ndjekë. Fataliteti i historisë, që rrethanat ndërkombëtare suellën, nuk të lanë mundësinë, me bâ aq sa e di qi zemra të ka dishrue për të mirën e Kombit..."

Kolë Bib Mirakaj (30 mars 1958)

"Prandaj un q'i njof mjaft për s'afërmi njerëzit dhe ngjarjet e ktyne tridhet vjetve të fundit do të dishrojshem shum me ditë se kush asht aj burrë shqiptar, ndër të gjallët, që mundet m'u mratë me juve në vuajtje, në përpjekje dhe në sakrifica për atë copë tokë të shkretë që na e quejmë atdhe."

Tahir Zajmi (7 mars 1952)

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928132321
ean13
9789928132321
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001097

Botuesi: Cabej

Fjaluer kritik i shqipes, Mustafa Kruja

Selitja e qytetëruar e mendimit shqiptar, pa e larguar këtë mendim nga rrënjet e etnosit e të historisë së vet, besojmë të ketë qenë sfida që Mustafa Kruja, e gjithë të ngjashmit me të, morën përsipër që prej agut të Rizgjimit Kombëtar.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001098

Botuesi: Cabej

Nji studim analitik, Mustafa Kruja

Për Mustafa Krujën objekti dhe metoda e punës u diktuan drejpërdrejt nga gjendja konkrete e gjuhës shqipe dhe nga kultura e saj shkrimore. Për shqipen kish rëndësi jetike të rindërtohej zinxhiri i saj evolutiv.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001852

Botuesi: OMSCA-1

Shkrime historike, Mustafa Merlika Kruja

Ky libër përfshin punimet më të rëndësishme të Mustafa Krujës si: "Historia e faraonëve - Egjypti i Vjetër", "Pellazgët, ilirët, shqiptarët", "Jeta e burrave të shquem - Pirro i Epirit" (përkthim nga vepra e Plutarkut), "Historij e Skënderbeut", "Ali Tepelena" etj.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 1

Aty ku Mustafa, mandej, arrin në përsosje letrare âsht stili epistolar. Ata qi patën fatin me pasë letra prej tij duhet t'i ruejnë me kujdes sepse në to âsht derdhun nji visar i paçim i shqipes. Mjerisht kohnat e turbullta, në të cilat nuk pranë të përshkohen Shqipnija dhe Mustafa, shkaktuen humbjen e shumicës së letërkëmbimeve të tija të ndryshme: letrat...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000693

Botuesi: Te tjere

Rrefenja nga Amerika, Pellumb Kulla

Autori nuk na rrëfen krejt Amerikën. Atij i kanë interesuar vetëm ato copëra Amerikë, ajri i të cilave rrethon kolonët shqiptarë të atjeshëm, personazhe të vërtetë që i ka zili çdo letërsi, të cilët si miu kungullin, kanë tërhequr e ndryrë nëpër kontinentin e largët të djeshmen e përbashkët me mëhallat e fshatrat e tyre ballkanomesdhetarë, kulinarinë,...

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000751

Botuesi: Onufri

Tri biseda me Kadarenë, Eric Faye

Intervista e shkrimtarit dhe kritikut të njohur francez, Éric Faye, me Ismail Kadarenë, që botohet në këtë libër, është unikale në llojin e vet, ngaqë është kryer në tri kohë, krejtësisht të ndryshme. Pjesa e parë e saj është regjistruar në Tiranë, në prill të vitit 1990...

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Plejad

Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957, Ndriçim Kulla, vol. 3

Lumin e madh të mendimit të një kombi që derdhet në detin e ndërgjegjies dhe historisë së tij, e pasurojnë natyrshëm prurjet e mendimtarëve më të mëdhenj ose të lëvrimit të temave më të mëdha që një mendim i caktuar shton për t'iu përballur domosdoshmërisë historike dhe shpirtërore të një vendi.

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2863

Botuesi: Plejad

Vepra, Branko Merxhani

Për lexuesin shqiptar, Branko Merxhani ka mbetur një emër mes së njohurës e së panjohurës: i ndeshur dikur në një revistë të moçme, i ngatërruar ja me njëfarë "Histori e Perandorisë Osmane në Ballkan", ja me diç si përkthime mësimesh të Frojdit; emër i lidhur me një artikull të zhurmshëm titulluar "Pse nuk jam marksist?".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Plejad

Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957, Ndriçim Kulla, vol. 1

Përse shërben historia? Kjo është pyetja që shtron çdo njeri, por edhe pyetja më e vështirë dhe më e debatueshme, sepse kjo pyetje ka të bëjë jo vetëm me njohjen e ngjarjeve historike, por edhe me reflektimin ndaj mendimit historik si dhe me vlerësimin e ngjarjeve, se cila ngjarje ka qenë e mirë apo e keqe.

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Majat e Shalës, Rose Wilder Lane

Nuk do ta merrja këtë libër tepër seriozisht. Kjo nuk është një përpjekje për të zgjidhur një pe në nyjen ballkanike; nuk është studim mbi popujt primitiv; nuk ëshë kontribut për dijen njerëzore dhe shpresoj se asnjeri nuk do ta lexojë për ta përmirësuar trurin e vet.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000619

Botuesi: Plejad

Tajar Zavalani, Misioni i shekullit XX

Vizioni i tij për ndryshimin e Shqipërisë ishte gjithmonë perëndimor, pikërisht Europa, andej nga i kishin sytë ai dhe bashkëkohësit e tij të kulturuar, por që morali dhe predikimet e tyre të bëheshin të besueshme, ata i referoheshin edhe mentalitetit psikologjik që përjetonte asokohe shoqëria shqiptare.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001093

Botuesi: Onufri

Bisedë përmes hekurash, Ismail Kadare, Ukshin Hoti

Ky libër e ka zanafillën në përpjekjen për lirimin nga burgu të Ukshin Hotit. Pas dërgimit të një serie letrash institucioneve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe ministrave të punëve të jashtme të vendeve kryesore perëndimore (bëhej fjalë për një ish-kolegun e tyre të rënë në fatkeqësi), u mendua se një libër në trajtë dialogu, i botuar në...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2154

Botuesi: OMBRA GVG

Klime frike, Wole Soyinka

Romancier, dramaturg, poet dhe kritik, afrikani i parë me ngjyrë që u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1986. Soyinka është burgosur disa herë për kritikat e ashpra ndaj qeverisë.  Shumë nga veprat e komedisë dhe satirës politike të Soyinkas luhen në teatrot absurde më të rëndësishme të botës. 

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Bishti i kometës, Besnik Mustafaj

Lidhur me sa thuhej për Berishën, rrethanat e kishin sjellë që unë të isha dëshmitari i vetëm i fillimit. U desh një kohë e gjatë që në kokën time të zinte pak nga pak fill një dyshim, i cili nuk kishte kurrsesi të bënte me ndonjë gabim të kujtesës, por me diçka shumë më të rëndë: Mos vallë edhe unë vetë kam qenë i manipuluar?

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Identitete vrastare, Amin Maalouf

Identiteti i çdo personi përcaktohet nga një bashkësi elementesh që patjetër nuk kufizohen vetëm në ato që përcaktohen në regjistrat zyrtarë. Sigurisht, pjesa më e madhe e njerëzve i përkasin një tradite fetare, një kombësie, nganjëherë edhe dy kombësive; një grupi etnik apo gjuhësor.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqipëria, Oliver Jens Schmitt

Jam i bindur se në një vështrim retrospektiv pas disa dekadave, Ardian Klosi do të renditet krah emrash si Frashëri ose Faik Konica, si një prej zërave të paktë autentikë të Shqipërisë dhe njerëzve të saj në kapërcyell të shekullit XX.. Ardian, miqtë e tu nuk të harrojnë. Dhe le të jetë ky libër një shembull në këtë drejtim.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)