• Banner

Dëshmitar në kohë historike, vol. 1, Rexhep Qosja

Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë.

1 500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dëshmitar në kohë historike, vëllimi i parë
Origjinali: Dëshmitar në kohë historike, vëllimi i parë
Gjinia: Autobiografi, ditar
Autori: Rexhep Qosja
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2014
Fq. 576
Pesha: 0.814 kg.
ISBN: 978-99943-19-59-6

Mbi librin

Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë.

Vitet historike 1968 e 1981, formimi i partive, politika e tyre, formimi i UÇK-së, marrëdhëniet me Shqipërinë dhe qëndrimet e ndryshme politike e intelektuale ndaj Shqipërisë janë ngjarje me trajtim të posaçëm në këtë ditar.

Nga ky ditar zbulohet laboratori krijues i prof. Rexhep Qosjes, gjen analiza e vlerësime për ngjarje të njohura e panjohura deri më sot, për personalitete të njohur e më pak të njohur, për krijues letrarë e artistikë, për studiues të fushave të ndryshme shkencore, për kuadro të universitetit, për politikanë e shtetarë me të cilët ishte takuar gjatë jetës së tij, për gazetarë e publicistë. Galeria e personaliteteve për të cilët flet është jashtëzakonisht e pasur.

Ditari i prof. Rexhep Qosjes, me një pjesë të madhe të tij, është historia e ngjarjeve, veprimeve, politikave, sjelljeve e qëndrimeve për të cilat deri sot nuk është ditur apo është shtrembëruar e vërteta: është historia e vërtetë e përpjekjeve shumëvjeçare për ndryshimin e fatit të mëparshëm historik të popullit shqiptar - për krijimin e shtetit të Kosovës, në të vërtetë për bashkimin kombëtar.

Ditari i prof. Rexhep Qosjes është një histori e Kosovës në radhë të parë, por edhe e Shqipërisë, në të vërtetë një histori e brendshme e jetës kombëtare, kulturore e politike të popullit shqiptar.

Për nga gjerësia e materialit që trajtohet dhe e përmbajtjes së tij, çështjeve, ideve, politikave dhe personazheve të trajtuara, Ditari i prof. Rexhep Qosjes ka karakter enciklopedik dhe mund të konsiderohet si histori e shqiptarëve e pesëdhjetë vjetëve të fundit.

Ai do të jetë një vepër monumentale për nga vëllimi, cilësia dhe rëndësia e trajtimit të ngjarjeve për gjysmë shekulli duke mbetur një dëshmitar referues i rëndësishëm në kohë të vrullshme e historike të botës shqiptare në tre dekadat e fundit të shekullit të kaluar dhe fillimin fatlum të shekullit të ri.

Mbi autorin

Rexhep Qosja lindi më 25.06.1936. Ka kryer studimet e larta në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Është specializuar në shkencën e letërsisë në Universitetin e Beogradit. Është doktoruar me temën "Asdreni, jeta dhe vepra e tij". Ka qenë profesor i estetikës dhe drejtues i studimeve të shkallës së tretë për filologji në Fakultetin Filologjik të Prishtinës.

Ka qenë kryeredaktor i revistës letrare "Jeta e re" dhe për 11 vjet drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Ka qenë kryetar i Lëvizjes së Bashkuar Demokratike të Kosovës, anëtar i delegacionit të Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje dhe anëtar i Kryesisë së këtij delegacioni. Ka qenë anëtar i Këshillit Administrativ dhe i Këshillit të Përgjithshëm të Kosovës, ndërkohë që kryeadministrator i Kosovës ishte Bernard Kushner.

Merret me prozë: tregime, romane, dramaturgji, histori të letërsisë, kritikë, eseistikë, publicistikë dhe polemikë. Veprat "Vdekja më vjen prej syve të tillë", "Sfinga e gjallë", "Beselam pse më flijojnë", "Bardha", "Çështja shqiptare, historia dhe politika" dhe "Populli i ndaluar" janë përkthyer në disa gjuhë të huaja.

Dramat e tij janë shfaqur në teatrot e Kosovës, të Shqipërisë, në disa qendra të ish – Jugosllavisë dhe në Europë. Shkrimet e tij publicistike të botuara në shtypin kroat e slloven kundër politikës serbe ndaj shqiptarëve, duke filluar nga viti 1981, shënojnë fillimin e dejugosllavizimit të mendimit politik shqiptar në Kosovë.

Është anëtar i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës prej themelimit të saj dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Është shpallur "Qytetar Nderi" i qyteteve Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë. Në vitin 2012, Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi serinë e veprave të tij në 29 vëllime.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994319596
ean13
9789994319596
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Shqipëria dhe Kosova, Rexhep Qosja

Në këtë vepër do të lexoni rreth:• Shteti, uzurpuesi dhe shpërdoruesi i tij.• 100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë dhe bashkimi kombëtar.• Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, keqpërdoruesit dhe komprometuesit e saj.• Krijimtaria letrare e shkencore dhe krijuesit e saj.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000919

Botuesi: Papirus

Ne Mirdite & Rreth e Rrotull, Fatos Baxhaku

Përmes gjinisë së reportazhit, autori i këtij vëllimi, Fatos Baxhaku sjell për lexuesin një rrëfim për rrethin e Mirditës. Ai vetë ka prekur nga afër çdo vend për të cilin tregon. Dhe e bën këtë përmes një thjeshtësie narrative, sa të duket sikur ti vetë ke shkelur aty.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 1

Aty ku Mustafa, mandej, arrin në përsosje letrare âsht stili epistolar. Ata qi patën fatin me pasë letra prej tij duhet t'i ruejnë me kujdes sepse në to âsht derdhun nji visar i paçim i shqipes. Mjerisht kohnat e turbullta, në të cilat nuk pranë të përshkohen Shqipnija dhe Mustafa, shkaktuen humbjen e shumicës së letërkëmbimeve të tija të ndryshme: letrat...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000475

Botuesi: Botimet Dudaj

Frasheri ne Historine e Shqiperise, Alfred e Neki Frasheri

Alfred Frashëri u lind në Korçë në vitin 1935. U diplomua Inxhinier Gjeolog i specializuar në gjeofizikë, në Universitetin e Tiranës (1961). Një ndër specialistët e parë të gjeofizikës, që ka kontribuar në ngritjen, organizimin dhe zhvillimin e Gjeofizikës Shqiptare, në veçanti të përgatitjes së specialistëve gjeofizikë dhe

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001443

Botuesi: UET Press

33, Sokol Balla

Sokol Balla ka lindur në Tiranë, më 7 maj 1973. Për pesë vjet kryen studimet e larta, me rezultate të shkëlqyera, në Universitetin e Tiranës, një vit në filozofi dhe katër vjet në gazetari, si brezi i parë i laureuar, nqë nga rihapja e tij në 1992, njëyet vjet pasi u mbyll nga regjimi komunist, në vitin 1972.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Dashuri dhe pushtet, Bruno Vespa

Një libër i cili rrëfen historinë italiane të 100 viteve të fundit, personazhet më të pushtetshëm të politikës: presidentë, kryeministra, kryetarë partish zbulohen nëpërmjet rrëfimeve mbresëlënëse të grave që kanë dashuruar, bashkëshorteve, të dashurave, grave që kanë qëndruar në prapaskenë e i kanë shoqëruar në rrugëtimin e tyre politik.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001700

Botuesi: Te tjere

Albanopoli, Alban Guri

Ky botim, është një mozaik mendimesh, vargjesh dhe pikëpamjesh estetike, me peshë, domethënëse, në formë e në përmbajtje, gati i përkryer në stil. Ai rri si një zbukurim i kushtueshëm modern, si një gjerdan i mbushur me gurë antikë e perla të çmuara të thellësive. Madje është më shumë se kaq...! Këtu brenda ka zgjidhje!

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2154

Botuesi: OMBRA GVG

Klime frike, Wole Soyinka

Romancier, dramaturg, poet dhe kritik, afrikani i parë me ngjyrë që u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1986. Soyinka është burgosur disa herë për kritikat e ashpra ndaj qeverisë.  Shumë nga veprat e komedisë dhe satirës politike të Soyinkas luhen në teatrot absurde më të rëndësishme të botës. 

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)