• Banner

Klime frike, Wole Soyinka
  • Klime frike, Wole Soyinka

Klime frike, Wole Soyinka

Romancier, dramaturg, poet dhe kritik, afrikani i parë me ngjyrë që u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1986. Soyinka është burgosur disa herë për kritikat e ashpra ndaj qeverisë.  Shumë nga veprat e komedisë dhe satirës politike të Soyinkas luhen në teatrot absurde më të rëndësishme të botës. 

600 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Klimë frike
Gjinia: Publicistikë
Autori: Wole Soyinka
Shqipëroi: Mira Tuçi
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2011
Fq. 176
Pesha: 0.22 kg
ISBN: 978-9928-06-016-7

Mbi autorin

Romancier, dramaturg, poet dhe kritik, afrikani i parë me ngjyrë që u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1986. Soyinka është burgosur disa herë për kritikat e ashpra ndaj qeverisë. Që nga viti 1970 ai ka jetuar në mërgim. Shumë nga veprat e komedisë dhe satirës politike të Soyinkas luhen në teatrot absurde më të rëndësishme të botës.

Ai ka kombinuar me mjeshtëri traditat perëndimore me mitin e Afrikës, legjendat, folklorin, teknikat e të kënduarit tradicional me ritmet e kohës. Wole Soyinka ka lindur në vitin 1934 në Abeokuta, në jugperëndim të Nigerisë, dikur koloni britanike. I ati ishte drejtor i një shkolle fillore. E ëma ishte figurë e respektuar politike. Si shume shkrimtarë të rëndësishëm nigerianë edhe Soyinka u arsimua në Kolegjin Universitar të Ibadas.

Në vitin 1954 shkoi në Angli dhe studioi letërsi angleze në Universitetin e Leeds. Në vitin 1998 ishte dënuar me vdekje nga regjimi diktatorial i Abacha Sani. Wole Soyinka është një nga personalitetet e rëndësishme në mbrojtje të të drejtave të njeriut, veprimtar për vendosjen e demokracisë në Afrikë dhe mbrojtës i idesë se: "Perëndimi duhet të paguajë dëmshpërblime për krimet e kryera kundër popullit të Afrikës".

Fragmente nga libri

Realiteti i sotëm është gjithnjë edhe më afër me fantashkencën ose mund të themi se po përsëritet një fenomen që duket se është klonuar nga letërsia. I referohem atij motivi të përhershëm të megalomanisë, asaj teme letare që lind nga joshja për obsesionin e një individi të vetëm për të dominuar botën (thjesht të zotërojë, gjë që është e ndryshme nga administrimi apo qeverisja), ato mbeturina të fantashkencës që bëhen realitet si në tmerrin historik të një Adolf Hitleri.

Është e mjaftueshme të nënvizohet që në këtë botë të polarizuar plotësisht, reagimet përballë çdo kërcënimi ndaj sigurisë dhe akoma më shumë ndaj mbijetesës së shoqërisë njerëzore, nuk mund të jenë veçse të ndryshme, disa të përcaktuara nga histori të padrejta aleancash globale, disa të tjera nga veprime militante ideologjike, fetare, racore e kështu me radhë.

Çfarëdo veprimi ose moveprimi që inkurajon pandëshkueshmërinë, implikon nënshtrimin e tërë botës ndaj një regjimi frike. Ky pohim bën të mundur mbështetjen në kuadër të një veprimi kolektiv... e që mund t'i mbajmë ende të gjalla shpresat për mbijetesën e njerëzimit.

Komente mbi librin

"Ky libër është një sagë e denjë politike dhe korrekte mbi "klimën e frikës", këtë sëmundje politike të kohës, të cilën Wole Soyinka e ka zbërthyer me detaje dhe na jep argumente të qarta nëpërmjet prozës së tij të thjeshtë dhe emocionale."

Alex Heminsley, Observer

"Hulumtues i kujdesshëm, shembuj bindës, forcë retorike dhe si pasojë, dëmi që shkakton politika. Rekomandimi i tij përfundimtar është dialogu, duke respektuar gjithnjë dinjitetin dhe identitetin e komuniteteve sociale. Ky është një libër që na sjell të argumentuar klimën e frikës, që rrjedh nga "loja e fshehtë e politikës", që luhet në mbarë botën."

Deborah Moran, Book Review

"Klimë frike" është një nga librat më të mirë që kam lexuar mbi gjendjen e ankthit sot në botë, mbi manipulimin dhe përdorimin që bën pushteti për të dominuar dhe kontrolluar jetët njerëzore."

Don Cauble

Detajet e librit
2154
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001750

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Vala e trete, Samuel P. Huntington

Një tipar mjaft i rëndësishëm i kësaj vepre është se ajo argumenton në mënyrë bindëse e me thellësi dhe është e shkruar në atë mënyrë që të jetë e kapshme nga çdo lexues i mençur. Për më tepër jep për demokratët që duan të kenë sukses një thesar këshillash praktike në formën e udhëzimeve të qarta për reformatorët.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Zahiretë, Vladimir Myrtezai

"Zahiretë" janë një udhëtim vetjak ku bota përsërit ciklin e vet me ngjyrime të pangjashme, duke marrë shkas më shumë drejt aktit të çkodimit të njeriut sesa përfytyrimit të tij për të kapur të ardhmen, që do na dukej aq e papritur, si në një stepje për të kaluar diku.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000751

Botuesi: Onufri

Tri biseda me Kadarenë, Eric Faye

Intervista e shkrimtarit dhe kritikut të njohur francez, Éric Faye, me Ismail Kadarenë, që botohet në këtë libër, është unikale në llojin e vet, ngaqë është kryer në tri kohë, krejtësisht të ndryshme. Pjesa e parë e saj është regjistruar në Tiranë, në prill të vitit 1990...

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000919

Botuesi: Papirus

Ne Mirdite & Rreth e Rrotull, Fatos Baxhaku

Përmes gjinisë së reportazhit, autori i këtij vëllimi, Fatos Baxhaku sjell për lexuesin një rrëfim për rrethin e Mirditës. Ai vetë ka prekur nga afër çdo vend për të cilin tregon. Dhe e bën këtë përmes një thjeshtësie narrative, sa të duket sikur ti vetë ke shkelur aty.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000846

Botuesi: Onufri

Keshtu foli At Zef Pllumi me gazetaret

Përmban intervista të përzjedhura me gazetarët: Ilir Yzeiru, Bardhyl Matraxhiu, Iliriana Stringa, Ilirian Agolli, Dom David Gjugja, Gjergj Meta, Belina Budini, Estela Ziu, Blendi Fevziu, Elsa Demo, Alqi Kociko, Dhurata Shehri, Milena Selimi, Persida Asllani dhe Ben Andoni.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2864

Botuesi: Plejad

Elita shqiptare, Mid'hat Frasheri, vol. 1

Kemi nevojë që të zgjojmë te nxënësit një ambicion kombtar, një lithkë solidariteti për çdo send që i takon kombit, racës, vendit të Shqipërisë. Këtë ndjenjë mund ta ngjallim duke e bindur nxënësin se vetëm duke u nderuar kombi, duke u lëvduar Shqipërija, duke qenë me famë dhe me zë të mirë çdo send që i përket Arbërisë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001443

Botuesi: UET Press

33, Sokol Balla

Sokol Balla ka lindur në Tiranë, më 7 maj 1973. Për pesë vjet kryen studimet e larta, me rezultate të shkëlqyera, në Universitetin e Tiranës, një vit në filozofi dhe katër vjet në gazetari, si brezi i parë i laureuar, nqë nga rihapja e tij në 1992, njëyet vjet pasi u mbyll nga regjimi komunist, në vitin 1972.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 9789994368362

Botuesi: Skanderbeg Books

Bujtina me potkua, A. den Doolaard

Rreth shtatëdhjetë vjet më parë shkimtari holandez A. den Doolaard merr udhën nga Selaniku për në Sarajevë, duke përshkuar edhe Shqipërinë. I befasuar, në dejet e tij prej udhëtari jo të zakonshëm, fi llon të lindë një libër, që për dhjetëvjeçarë do të lexohet dhe rilexohej nga breza lexuesish të vendit të tij.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Perspektiva liberale, 12 ide përtej 2013, Grida Duma

Një libër i rrallë i letrave tona të fushës së politologjisë, një skaner i panjohur deri më sot i mundësive dhe perspektivës liberale europianiste të Shqipërisë kështu siç është e siç mund të jetë, një esse në rangun e manifestit të liberalizmit shqiptar, shkruar me kompetencë të lartë nga një grua që ka zgjedhur të artikulojë midis kërkimit dhe...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000880

Botuesi: Onufri

Eskili, ky humbës i madh, Ismail Kadare

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Kosova mon amour, Klara Buda

Në qershor 1998, Klara Buda, së bashku me gazetaren Marie – Françoise Allain, do të ideojë dhe redaktojë në Paris peticionin: "The fate of Kosovo common declaration on basic principles" (Fati i Kosovës deklaratë e përbashkët mbi parimet themelore), i cili i drejtohej opinionit publik, qeverisë franceze dhe institucioneve ndërkombëtare.

Çmimi 720 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Larg dhe afër, saga e një familjeje, Ismet Toto

Brenda një jete të shkurtër, por tepër intensive, me një natyrë liridashëse e të revoltuar, me zigzage, por edhe me iluzione utopike, ai do të përpiqej e do të guxonte, përmes fjalës së mençur e të guximshme, të sillte kontributin e tij për emancipimin e shoqërisë së prapambetur shqiptare.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)