Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
koha e riberjes, ismet hajrullahu
  • koha e riberjes, ismet hajrullahu

Koha e riberjes, Ismet Hajrullahu

SKU002059
Te tjere

Marrëveshja e Kongresit të Berlinit e vitit 1878 e detyronte Serbinë që t'i kthente në trojet e veta të gjithë shqiptarët e përzënë dhunshëm nga Sanxhaku i Nishit dhe nga rajoni i Toplicës, por ajo për 130 vjet nuk është respektuar kurrë nga Serbia.

700 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Koha e ribërjes
Origjinali: Koha e ribërjes
Gjinia: Publicistikë
Autori: Ismet Hajrullahu
Shtëpia botuese: Andena
Viti: 2011
Fq. 240
Pesha: 0.271 kg
ISBN: 978-9951-468-08-4

Fragment nga libri

Marrëveshja e Kongresit të Berlinit e vitit 1878 e detyronte Serbinë që t'i kthente në trojet e veta të gjithë shqiptarët e përzënë dhunshëm nga Sanxhaku i Nishit dhe nga rajoni i Toplicës, por ajo për 130 vjet nuk është respektuar kurrë nga Serbia.

Nëse marrëveshja, sot për dikë, duket e pamundur të zbatohet, për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar, edhe pse sipas mendimit tim nuk qëndron, së paku sot do të duhej të negociohej me palën serbe që shqiptarëve t'u rikthehen ose t'u kompensohen pasuritë e grabitura nga shteti dhe nga kolonizatorët serbë.

Komente mbi librin

"Në shkrimet e kësaj përmbledhjeje ngrenë krye papajtueshmëria me të arriturat tepër të vogla, porosia si të dilet nga kjo gjendje dhe përbuzja kundër atyre që janë të gatshëm t'i rrahin një mijë shtigje, që nuk çojnë askund, po jo njërin që të çon aty ku duhet..."

Ali Aliu - Kelmendi

"Së fundi, të gjithë e dimë, ashtu siç e dinin edhe të parët tanë , që nga epoka e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit se, pa bashkim të kombit nuk ka të ardhme të ndritur, të sigurtë dhe aq më pak mund të ketë faktorizim të kombit shqiptar në rajon. Madje, pa alternativën e vetme të kombit shqiptar, bashkimin kombëtar nuk do të mund të themi se, e kemi siguruar ekzistencën thelbësore, demografike, ekonomike të kombit dhe aq më pak mund t'i zotërojmë territoret tona etnike. Këto pikëpamje, këto pikëvështrime janë të shtruara në librin e publicistit dhe studiuesit, Ismet Hajrullahu."

Prof. Dr. Agim Zogaj

"Libri i Ismet Hajrullahut, "Koha e ribërjes", mund të shërbejë si një kodeks i mësimeve politike e diplomatike dhe dëshmi e kërkesave të idealistëve shqiptarë për tapinë e shqiptarisë së Kosovës, udhërrëfyes kujdestar për jetën dhe ardhmërinë e Shqipërisë Natyrale."

Mr. Demir Reshiti

"Libri përçon mesazhe lirie, zhvillimi demokratik dhe emancipimi kombëtar. I tëri përshkohet nga një fill i kuq: e drejta e patjetërsueshme e shqiptarëve për ta pasur shtetin e tyre kombëtar në kufij të natyrshëm etnikë."

Sherif Konjufca

Detajet e librit
Te tjere
SKU002059
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMSCA-1

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 4

Sa për mkate politike qi padrejtësisht të janë ngarkue, mos u ban aspak marak. Koha e mshirme, mâ e mëshirshme se njerëzit e kalamendun të tashem, ka për të dijtë me qitë në dritë patriotizmin tande. Njerëzit, qi nuk shofin veçse deri sa t'u mrrijë maja e hundës, mâ vonë, edhe ata, kanë me e justifikue veprimin tand politik.
1 200 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Dashuri dhe pushtet, Bruno Vespa

Një libër i cili rrëfen historinë italiane të 100 viteve të fundit, personazhet më të pushtetshëm të politikës: presidentë, kryeministra, kryetarë partish zbulohen nëpërmjet rrëfimeve mbresëlënëse të grave që kanë dashuruar, bashkëshorteve, të dashurave, grave që kanë qëndruar në prapaskenë e i kanë shoqëruar në rrugëtimin e tyre politik.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Plejad

Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957, Ndriçim Kulla, vol. 1

Përse shërben historia? Kjo është pyetja që shtron çdo njeri, por edhe pyetja më e vështirë dhe më e debatueshme, sepse kjo pyetje ka të bëjë jo vetëm me njohjen e ngjarjeve historike, por edhe me reflektimin ndaj mendimit historik si dhe me vlerësimin e ngjarjeve, se cila ngjarje ka qenë e mirë apo e keqe.
1 800 Lekë
More

Referenca: SKU001748

Botuesi: Te tjere

Crazy Republic, Kastriot Frasheri

Artikujt dhe studimet të cilat janë shkruar në rrjedhën e 20 vjetëve, Kastriot Frashëri, drejtues i Institutit të Çështjeve Kombëtare, i ka përmbledhur në një libër që titullohet "Crazy Republic" (Republika e çmendur).
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botart

Napoleon Bonaparti, Pascale Fautrier

Bonaparti u bind shumë shpejt se kishte një fat: kjo biografi na tregon rastësitë e jetës së tij. Ai pak nga pak u sakrifikua për shtetin francez, derisa sakrifikoi njeriun privat brenda tij: Pascal Fautrier i rikthen atij humanizmin dhe shkruan romanin e Bonapartit.
1 300 Lekë
More

Referenca: 2154

Botuesi: OMBRA GVG

Klime frike, Wole Soyinka

Romancier, dramaturg, poet dhe kritik, afrikani i parë me ngjyrë që u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1986. Soyinka është burgosur disa herë për kritikat e ashpra ndaj qeverisë.  Shumë nga veprat e komedisë dhe satirës politike të Soyinkas luhen në teatrot absurde më të rëndësishme të botës. 
600 Lekë
More

Referenca: SKU000751

Botuesi: Onufri

Tri biseda me Kadarenë, Eric Faye

Intervista e shkrimtarit dhe kritikut të njohur francez, Éric Faye, me Ismail Kadarenë, që botohet në këtë libër, është unikale në llojin e vet, ngaqë është kryer në tri kohë, krejtësisht të ndryshme. Pjesa e parë e saj është regjistruar në Tiranë, në prill të vitit 1990...
500 Lekë
More

Referenca: 9789994368362

Botuesi: Skanderbeg Books

Bujtina me potkua, A. den Doolaard

Rreth shtatëdhjetë vjet më parë shkimtari holandez A. den Doolaard merr udhën nga Selaniku për në Sarajevë, duke përshkuar edhe Shqipërinë. I befasuar, në dejet e tij prej udhëtari jo të zakonshëm, fi llon të lindë një libër, që për dhjetëvjeçarë do të lexohet dhe rilexohej nga breza lexuesish të vendit të tij.
600 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Annuario, numri 1, 2011

Titulli: Annuario, numri 1, 2011Origjinali: Annuario, numri 1, 2011Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2011Fq. 160Pesha: 0.204 kgISBN: 977-2225-6210-01
600 Lekë
More

Referenca: SKU001719

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010, Spartak Ngjela

...koshienca njerëzore kishte krijuar qytete të lira, tregtinë e lirë, shtetin institucionale me anë të parlamentit. Ky proces kishte nisur dhe në dy shekuj e kishte përfunduar Revolucionin Industrial, në një kohë kur arti dhe letërsia kishin krijuar një moment të ri shpirtëror në jetën njerëzore.
1 600 Lekë
More

Botuesi: Toena

Dëshmitar në kohë historike, vol. 1, Rexhep Qosja

Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë.
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001742

Botuesi: UET Press

Fjala e lire, sfide europiane, Sokol Balla

Studimi i Sokol Ballës, i realizuar për llogari të studimeve të tij Master në Universitetin e Cardiff, na krijon një rast sistematik për të rimenduar debatin për lirinë e shtypit në Shqipëri. Ai është një debat i vjetër; i cili është një debat i bërë pafund këta 20 vjet në Shqipëri; i cili është një debat i bërë brenda nocionit të debatit të madh për lirinë.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001950

Botuesi: Buzuku

Flijimi per lirine, Jakup Krasniqi

Ky libër, që po botohet me rastin e 20 - vjetorit të sulmit serb të 30 dhejtorit 1991 në familjen e Adem Jasharit në Prekazin e Poshtëm dhe mbrojtjes së sukessshme të Formacionit të Armatosur të Adem Jasharit, është fryt i një pune më shumë se dhejetëvjeçare.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001951

Botuesi: Buzuku

Pranvera e lirise 81, Jakup Krasniqi

Është ngjarje e shënuar e kohës sonë, ngjarje që me guxim dhe vendosmëri është bërë nismëtare e një kthese të madhe, e cila pas një kohe, sëbashku me Solidarnostin polak, do të bëhen ngjarje udhërrëfyese në gjithë Evropën Lindore.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001952

Botuesi: Buzuku

Guxo ta duash lirine, Jakup Krasniqi

Baza e të gjitha vlerave të Kosovës së re qëndron në gjakun e derdhur për liri. Ky gjak përbën krenarinë tonë, sepse është themeli i Kosovës së lirë e të pavarur, ai përbën njëkohësiht një detyrim për ndëtimin dhe forcimin e atdheut ashtu siç e ëndërronin dëshmorët, ashtu siç na lanë amanetin e fundit.
800 Lekë
More

Referenca: 2969

Botuesi: Te tjere

Lufta e fundshekullit XX per Kosoven, Ismet Hajrullahu

Në rolin e një studiuesi, Ismet Hajrullahu synon të bëjë një analizë, ndër të parat analiza, të periudhës "hyrëse" të luftës për Kosovën, që është edhe ajo më e vështira, atë të viteve 1989 – 1998... Autori ka zgjedhur si yll polar të analizës së tij pikërisht faktorin më të ri, UÇK, lindjen dhe afirmimin e saj.
1 000 Lekë
More