Si te permiresojme shendetin emocional, Oliver James
  • Si te permiresojme shendetin emocional, Oliver James

Si të përmirësojmë shëndetin emocional, Oliver James

Pegi

Fjala "lumturi" merr kuptime të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Për disa, lumturi do të thotë kënaqësi, për disa të tjerë, lumturi janë disa çaste fluturake hareje.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Si të përmirësojmë shëndetin emocional
Origjinali: How to develop emotional health
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Oliver James
Shqipëroi: Granit Zela
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2016
Fq. 162
Pesha: 0.203 kg.
ISBN: 978-9928-228-26-0

Mbi librin

Fjala "lumturi" merr kuptime të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Për disa, lumturi do të thotë kënaqësi, për disa të tjerë, lumturi janë disa çaste fluturake hareje. Në vend që të mundohemi patjetër të jemi "të lumtur", autori Oliver James na inkurajon të kujdesemi për shëndetin tonë emocional, i cili përbëhet nga pesë elemente kryesore: aftësia për të kuptuar veten, përjetimi i së tashmes, marrëdhëniet tolerante dhe të ndërsjella, origjinaliteti në profesion dhe qasja argëtuese ndaj jetës.

Duke na udhëhequr me shembuj konkretë për secilin element, autori paraqet disa strategji për të përmirësuar secilin prej tyre. Po të kuptojmë ndikimet dhe pasojat që kanë mbi ndërveprimet tona të përditshme ngarkesat emocionale të lidhura me të shkuarën dhe fëmijërinë tonë, ne mund të zbulojmë se si t'i shmangim zakonet dhe veprimet negative dhe të bëhemi më të ndërgjegjshëm për to.

Fragment nga libri

Në situata të caktuara mund të kemi pyetur veten: Pse jemi të ndryshëm nga vëllezërit, motrat apo nga fëmijët tanë, në aspektin e shëndetit emocional?! Një nga të fshehtat e ruajtura më mirë nga shkenca moderne është fakti se kjo ka të bëjë pak ose aspak me gjenet...

Roli i gjeneve në shëndetin emocional është i papërfillshëm... shëndeti emocional lidhet me përvojën tonë jetësore. Janë katër përvoja të tilla kryesore të cilat, të marra veç e veç apo së bashku, përcaktojnë shëndetin emocional në moshë të rritur.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928228260
ean13
9789928228260
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Ideart

Ditari i një vajze anonime nga Viena

Me një rekomandim të denjë dhe vlerësues të Zigmund Frojdit vjen ky ditar i kësaj adoleshenteje që shkruan pjesë nga jeta e saj, por që është e ngjashme me jetën e gjithë bashkëmoshatareve të saj në të gjithë botën e siç duket në të gjitha kohërat, pasi në këtë tekst preket shpirti i vajzave në moshën që shkëputen nga lodrat për të hyrë në një botë të...
600 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Qiell, Mieko Kawakami

Këto portretizime të rralla e realiste të bullizimit barazpeshohen me teksturën e shfaqjes së debateve filozofike e fetare lidhur me shqetësimin e dhunës ndaj së cilës të dobëtit janë subjekt.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Ese mbi psikoanalizën, Zigmund Frojd

Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botart

Vetëvlerësimi i fëmijëve 0 – 6 vjeç, Danielle Laporte

Vetëvlerësimi është siguria e brendshme e vlerave që mbartim, ndërgjegjia e të qenit një qenie e pashoqe, një njeri me pika të forta e kufij. Vetëvlerësimi lidhet fort me perceptimin që kemi ndaj vetes. Që nga lindja e deri në moshën 6 vjeçare, fëmijët krijojnë një imazh rreth vetes, duke i vëzhguar e duke i dëgjuar prindërit.
400 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Arti i të dashuruarit, Erich Fromm

A është vërtet dashuria art? Në qoftë se po, atëherë ajo kërkon punë dhe dijeni. Nëse ajo nuk është gjë tjetër veçse një ndjesi e këndshme, përjetimi i së cilës është diçka e rastësishme, një gjendje që e provoni po t'ju ecë fati, atëherë puna ndryshon.
500 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Psikanaliza për fëmijë, Anna Freud

Në këtë libër janë shprehur pikëpamjet e Ana Frojdit për specifikën e psikanalizës për fëmijë dhe teknikën e saj, etapat e zhvillimit të fëmijës, tipet e psikopatologjisë fëminore, psikanaliza e fëmijërisë së hershme, problemet që lidhen me fantazitë fëminore dhe me agresionin, si dhe problemet e edukimit e të arsimimit.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2262

Botuesi: Plejad

Drejt psikologjise se qenies, Abraham Maslow

Teoritë e Abraham Maslow - t të vetaktualizimit dhe hierarkisë së nevojave janë guri themeltar i psikologjisë humaniste moderne dhe asnjë libër nuk i mishëron kaq mirë këto ide sa libri i tij klasik: "Drejt psikologjisë së qenies".
800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

20 e ca, 20 e gjithçka, Christine Hassler

Po vuan nga zhdehja prej pritshmërive? A të mundon mendimi se nuk ke bërë sa duhet? Apo ke bërë gjithçka që mundesh dhe nuk e di se ç'vjen pas kësaj? Nëse ndonjëherë e ke pyetur veten se përse nuk po iu gëzohesh "viteve të mira të jetës" dhe përse ende je e çoroditur për zgjedhjet që ke bërë apo duhet të bësh, ky libër është për ty.
900 Lekë
More

Referenca: SKU000659

Botuesi: Elta BS

Psikologjia e suksesit, Dale Carnegie, vol. 3

Libri i tretë në mënyrë tematike e përmbledh problematikën me të cilën merret kjo trilogji dhe me udhëzimet e tij na drejton kah piedestalet e përsosmërisë individuale, deri te arritja e vetëbesimit dhe përfitimit të mjeshtërisë së oratorisë.
650 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Ti je ajo çfarë vesh, Jennifer Baumgartner

Nëse gardëroba juaj nuk ju pëlqen, mos shkoni të blini një veshje tjetër, por blini këtë libër! "Ti je ajo çfarë vesh" është një qasje e mprehtë, informuese dhe aktuale për mënyrën e të veshurit, kur nuk keni stilistin tuaj të famshëm.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Mjaft më, Alberto Pellai

Gjithmonë ekziston një zgjidhje për çdo moshë... kjo është arsyeja përse titulli i këtij libri vjen në formën e një pasthirrme drejtuar një adoleshenti në vështirësi dhe shpesh është e domosdoshme dhe i drejtohet të gjithë atyre që në këtë shoqëri i trajtojnë fëmijët tanë si klientë të tregut të tyre të shfrenuar, si individë që janë gjithnjë të gatshëm...
800 Lekë
More

Botuesi: Minerva

Sekreti i shpirtit binjak, Arielle Ford

Arielle Ford ofron, në terma frymëzues dhe inkurajues, përvojën e saj direkte se si të përgatiteni në vetëdije, zemër dhe shpirt për të tërhequr, njohur dhe për t'iu përgjigjur thirrjes së shpirtit, për një lidhje dashurore të vërtetë dhe të vetëdijshme.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001139

Botuesi: Ideart

Si t'i joshim gratë, F.T. Marinetti

Teksti ka formën e një traktati autobiografik mbi artin dashuror dhe lexohet me kënaqësi falë ironisë dhe frymës groteske me të cilën rrëfehen bëmat e këtij donzhuani futurist.
600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001634

Botuesi: OMBRA GVG

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla, Richard Carlson

Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.
600 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Më lehtë nga se mendoni, Richard Carlson

Të gjithë ne kërkojmë mënyra të ndryshme për të pasur nën kontroll jetën, në familje, punë, në shëndet, ose në planet që kemi për të ardhmen. Sfidat e përditshme shpesh na dërrmojnë, duke na e bërë jetën më të vështirë nga çfarë është në të vërtetë. Lajmi i mirë është se përgjigjet gjenden përpara nesh. Dhe ato janë "Më të lehta nga se e mendoni".
600 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Mjaft menduat, filloni të jetoni, Richard Carlson

Si mund të largoni mendimet negative dhe si mund ta bëni lumturinë një zakon? Richard Carlson, autori i librit të famshëm "Mos e vrisni mendjen për gjërat e vogla..." ju tregon çelësin si mund ta arrini këtë. Çlironi fuqinë e pozitivitetit dhe hapni dyert që të shijoni gëzimin në çdo ditë të jetës suaj.
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Si të përballemi me sprovat e jetës, Christopher Hamilton

Sado që të kemi pasuri e pushtet, herët a vonë, të gjithë ne do të përballemi me humbjen, dështimin apo zhgënjimin. Zakonisht, njerëzit reagojnë duke duruar me aq sa mundin, disa më mirë se ca të tjerë, dhe duke vazhduar jetën. Autori i këtij libri propozon një qasje tjetër ndaj sprovave të jetës.
700 Lekë
More