Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Mjaft me, Alberto Pellai
  • Mjaft me, Alberto Pellai

Mjaft më, Alberto Pellai

OMBRA GVG

Gjithmonë ekziston një zgjidhje për çdo moshë... kjo është arsyeja përse titulli i këtij libri vjen në formën e një pasthirrme drejtuar një adoleshenti në vështirësi dhe shpesh është e domosdoshme dhe i drejtohet të gjithë atyre që në këtë shoqëri i trajtojnë fëmijët tanë si klientë të tregut të tyre të shfrenuar, si individë që janë gjithnjë të gatshëm të paguajnë për t'u argëtuar... 

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mjaft më!: këshilla dhe rregulla për të përballuar sfidat dhe rreziqet e periudhës së adoleshencës
Origjinali: E Ora Basta!
Gjinia: Psikologji
Autori: Alberto Pellai
Shqipëroi: Oriola Pampuri
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2013
Fq. 248
Pesha: 0.311 kg.
ISBN: 978-9928-06-065-5

Mbi librin

Gjithmonë ekziston një zgjidhje për çdo moshë... kjo është arsyeja përse titulli i këtij libri vjen në formën e një pasthirrme drejtuar një adoleshenti në vështirësi dhe shpesh është e domosdoshme dhe i drejtohet të gjithë atyre që në këtë shoqëri i trajtojnë fëmijët tanë si klientë të tregut të tyre të shfrenuar, si individë që janë gjithnjë të gatshëm të paguajnë për t'u argëtuar... ku mjafton të paguash e të vendosësh xhetonin në një pajisje dhe fillon argëtimi. Mjaft më: dy fjalë jo vetëm për adoleshentët...

***

Mjaft më nuk është një libër në formën e një recete që kërkon zbatim të menjëhershëm, por ofron mundësi për të reflektuar, për të fituar pikëpamje të reja dhe për të menduar më thellë se si mund t'i ndihmojmë adoleshentët, duke filluar nga ata që kemi në shtëpi... Sfidat me të cilat do të përballeni kanë të bëjnë me varësinë dhe konsumin e substancave psikotrope... një temë që në ditët e sotme i përket të gjithë prindërve.

***

"Mjaft më" është një fjali domethënëse për atë që po rritet dhe po përgatitet të përballet dhe të mësohet me ndjenjën e "kufirit" e të nevojës për të vendosur rregulla të caktuara kundrejt dëshirave të pafundme për të eksploruar, gjë që e karakterizon moshën e tyre.

Ndërkohë mjedisi, shoqëria, koha i shtyn fëmijët tanë të mendojnë se gjithçka është e mundur, madje edhe lumturia mund të blihet. Por ne të rriturit e dimë që rruga drejt realizimit të dëshirave është rezultat i një përshkimi të gjatë, duke u përballur me vështirësi të ndryshme, lodhje, punë, shpesh dhe mërzitje, e të gjitha mbështeten fort në ndjenjën e kufirit, përbërës të cilët janë shndërruar në tabu në kulturën në të cilën fëmijët tanë janë përfshirë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928060655
ean13
9789928060655
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Ese mbi psikoanalizën, Zigmund Frojd

Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2686

Botuesi: Skanderbeg Books

Xhelozia, fytyra tjeter e dashurise, Willy Pasini

Xhelozia, ndryshe nga çfarë besojmë, nuk lind nga një sjellje e dyshimtë e njeriut të dashur dhe as nga tradhtia e hapur e tij, por është një ndjenjë e secilit prej nesh e provuar qysh nga fëmijëria, kur dashuria për nënën është shoqëruar gjithnjë me frikën e humbjes së saj.
700 Lekë
More
Në gjendje

Fuck Kritika, Dr. Denisa Hoxha

Së fundi, ky libër është një ftesë për të hyrë në një marrëdhënie më të thellë dhe më të dashur me veten tuaj. Ashtu si një ditë kur shikoni në pasqyrë dhe ndiheni të mahnitur nga reflektimi juaj, ky libër do t’ju ndihmojë të ndiheni të mahnitur dhe të lumtur me veten tuaj - jo vetëm për një moment, sepse fuqia e vetëreflektimit do lërë gjurmë të thella...
1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Totemi dhe tabuja, Zigmund Frojd

"Një ditë vëllezërit e dëbuar u bashkuan, vranë dhe hëngrën të atin, gjë që i dha fund ekzistencës së hordhisë atërore". Kështu e përmbledh Frojdi "mitin e madh shkencor", me anën e të cilit ai kërkon të shpjegojë lindjen e njerëzimit.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Të bëjmë përpara, Sheryl Sandberg

Në librin "Të bëjmë përpara", Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t'i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Gjuha e harruar, Erich Fromm

Të gjithë ne shohim ëndrra, por nuk i kuptojmë ato. Gjuha simbolike është një gjuhë, në të cilën përvojat, ndjenjat dhe mendimet intime shprehen sikur të ishin përvoja apo ngjarje të të tjerëve. Kjo gjuhë mbështetet në një logjikë, ku kategori themelore nuk janë hapësira dhe koha, por intensiteti dhe asosiacioni.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mjaft menduat, filloni të jetoni, Richard Carlson

Si mund të largoni mendimet negative dhe si mund ta bëni lumturinë një zakon? Richard Carlson, autori i librit të famshëm "Mos e vrisni mendjen për gjërat e vogla..." ju tregon çelësin si mund ta arrini këtë. Çlironi fuqinë e pozitivitetit dhe hapni dyert që të shijoni gëzimin në çdo ditë të jetës suaj.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Arti i të dashuruarit, Erich Fromm

A është vërtet dashuria art? Në qoftë se po, atëherë ajo kërkon punë dhe dijeni. Nëse ajo nuk është gjë tjetër veçse një ndjesi e këndshme, përjetimi i së cilës është diçka e rastësishme, një gjendje që e provoni po t'ju ecë fati, atëherë puna ndryshon.
500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Si të përballemi me sprovat e jetës, Christopher Hamilton

Sado që të kemi pasuri e pushtet, herët a vonë, të gjithë ne do të përballemi me humbjen, dështimin apo zhgënjimin. Zakonisht, njerëzit reagojnë duke duruar me aq sa mundin, disa më mirë se ca të tjerë, dhe duke vazhduar jetën. Autori i këtij libri propozon një qasje tjetër ndaj sprovave të jetës.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Interpretimi i ëndrrave, Zigmund Frojd

Kur bëjmë studimin shkencor të ëndrrave, nisemi nga supozimi se ëndrra është fryt i veprimtarisë sonë shpirtërore, por sidoqoftë një ëndërr e gatshme na paraqitet si diçka e huaj, për krijimin e së cilës na duket se s'kemi gisht fare, gjë që e shprehim me anë të thënies: "Mu bë në ëndërr sikur...".
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Rritja e djemve, Steve Biddulph

Botimi i parë i këtij libri që keni në duar ka qenë libri më i shitur në botë mbi djemtë. Madje njerëzit e kanë preferuar shumë, e kanë mbajtur gjithnjë te koka e krevatit, përdorur dhe lexuar shumë.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Elementi, si ta gjesh pasionin për të ndryshuar gjithçka, Ken Robinson

Në këtë libër novator, eksperti i mirënjohur botëror Ken Robinson trajton fëmijët e mërzitur në klasë, punëtorët e zhgënjyer dhe të gjithë ne që ndihemi të frustruar, por s’e shpjegojmë dot pse – dhe na tregon se si të gjithë ne kemi nevojë ta gjejmë Elementin tonë.
1 200 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001634

Botuesi: OMBRA GVG

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla, Richard Carlson

Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.
600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2516

Botuesi: Pegi

Mjetet, Phil Stutz, Barry Michels

Një libër revolucionues mbi rritjen personale që paraqet pesë mjete të efektshme për të ndryshuar jetën tuaj. Mjetet i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre.
850 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Dekada përcaktuese, Meg Jay

Dekadën përcaktuese e rekomandoj posaçërisht për këdo që është në të njëzetat dhe po përpiqet të kuptojë ç'drejtim të marrë në jetë. Do të mësoni si të kërkoni në mënyrë të frytshme, si të mos jeni tolerantë dhe si t'i ktheni mundësitë e mira në të shkëlqyera.
900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Kjo shtëpi nuk është hotel, Alberto Pellai

Ky është një libër, i cili nuk ju ofron receta të tipit: "Bëni këtë apo atë gjë me fëmijët tuaj", në vend të tyre ju do të keni mundësi të lexoni tregime dhe eksperienca që do të jenë të ngjashme me historitë, përvojën apo eksperiencat tuaja si prindër.
800 Lekë
More
Ne gjendje