Kategoritë e librave

Librat sipas botuesit

Autorë të përzgjedhur

PayPal

Njoftime me email

Lehte t'i duash, veshtire t'i disiplinosh, Beki Bejli Shihe të plotë

Lehte t'i duash, veshtire t'i disiplinosh, Beki Bejli

Mësoni si të hiqni dorë nga kontrolli mbi fëmijët, si të mos luteni dhe si të bëheni prindi që keni dashur të jeni. I doni fëmijët, po, nëse jeni si pjesa më e madhe e prindërve, jo gjithmonë i pëlqeni sjelljet e tyre. Si t'i udhëhiqni, atëherë, pa hequr dorë as ju vetë nga sjellja optimale?

Info shtesë

2261

Disponueshëria: Ne gjendje

$12.68

Me ulje çmimi!

-10%

$14.09

Titulli: Lehtë t'i duash, vështirë t'i disiplinosh
Origjinali: Easy to love, difficult to disipline
Gjinia: Psikologji
Autori: Beki A. Bejli
Shqipëroi: Ajsela Koka
Shtëpia botuese: Botimet Dritan
Viti: 2011
Fq. 296
Pesha: 0.338 kg.
ISBN: 978-99956-21-50-6

Mbi librin

Mësoni si të hiqni dorë nga kontrolli mbi fëmijët, si të mos luteni dhe si të bëheni prindi që keni dashur të jeni. I doni fëmijët, po, nëse jeni si pjesa më e madhe e prindërve, jo gjithmonë i pëlqeni sjelljet e tyre. Si t'i udhëhiqni, atëherë, pa hequr dorë as ju vetë nga sjellja optimale?

Qasja jashtëzakonisht e fuqishme e dr. Beki Bejlit ndaj prindërimit ka bërë mijëra e mijëra familje më të shëndetshme dhe të lumtura. Duke u fokusuar te vetëkontrolli dhe ndërtimi i vetëbesimit si për prindërit ashtu edhe për fëmijët, dr. Bejli na paraqet një sërë aftësish të lidhura me njëra – tjetrën, për t'i ndihmuar familjet të kapërcejnë nga zallmahia në qetësi.

7 fuqitë për vetëkontroll, për të ndihmuar të modelojnë sjelljen që kërkojnë prej fëmijëve të tyre. Këto çojnë në:7 aftësitë bazë për disiplinë, për të ndihmuar fëmijët të menaxhojnë rrethana të sikletshme në shtëpi dhe në shkollë, të cilat do t'i ndihmojnë këta të zhvillojnë:7 vlera për jetën, të tilla si integriteti, respekti, dhimbsuria, përgjegjshmëria e të tjera akoma.

Dr. Bejli i integron këto parime në një program shtatë javor, që i ndihmon fëmijët të nisen nga një start i mirë, duke ofruar plot shembuj nga jeta e përditshme që ilustrojnë metodat e saj në veprim. Me këtë libër frymëzues e praktik në dorë, ju do të gjeni mënyra të reja për të kuptuar dhe përmirësuar sjelljen e fëmijëve sikurse edhe tuajën.

Koment nga Karol Haoui

"Të gjithë prindërit, gjyshërit, profesionistët që merren më fëmijët duhet të vrapojnë, jo të ecin për te libraria më e afërt! I pasur me shembuj, metoda dhe porosi, ky libër ia ka dalë me sukses të jetë njëherësh i lehtë për t'u lexuar, i gëzueshëm dhe thellësisht i dobishëm."