Kategoritë

Botuesit

Autorët

Premtimi i Prushit, Philippe Jaccottet Shihe të plotë

Premtimi i Prushit, Philippe Jaccottet

Kur u qasesh këtyre poezive, të zgjohet një mirëbesim. Vështrimi ynë, duke kaluar prej njërës fjalë te tjetra, vëren të shpalohet një ligjërim i dëlirë, që e banon ndijimin, ashtu sikundër zëri i saktë banon melodinë.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$11.27

Me ulje çmimi!

-20%

$14.09

Titulli: Premtimi i Prushit
Gjinia: Poezi
Autori: Philippe Jaccottet
Shqipëroi: Romeo Çollaku
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2018
Fq. 152
Pesha: 0.267 kg.
ISBN: 978-9928-4395-6-7

Komente nga Jean Starobinski

Kur u qasesh këtyre poezive, të zgjohet një mirëbesim. Vështrimi ynë, duke kaluar prej njërës fjalë te tjetra, vëren të shpalohet një ligjërim i dëlirë, që e banon ndijimin, ashtu sikundër zëri i saktë banon melodinë.

Kurrfarë shtirjeje, kurrfarë teprie, kurrfarë maske. Këtë ligjërim, që na jepet pa dredha, mund ta rrokim pa patur nevojë të tregohemi finokë. Një magjepsje, një mirënjohje na rrëmben: theksi poetik, shprehja poetike (porse e çliruar nga çdo sajesë retorike), na qenkan gjëra të mundshme, përherë të mundshme!

Ndaj pra, duke vëzhguar pjesën më të madhe të prurjeve të sotme, ngjante sikur lypsej të dëshpëroheshin, teksa nuk ndeshnim tjetër veçse kujtimin e thyer të asaj ç'pat qenë Poezia...