• Banner

Poezi, Oskar Milosz
  • Poezi, Oskar Milosz

Poezi, Oskar Milosz

Kur të vijë ajo – do të bëhet gri apo e blertë në sytë e saj,
E blertë në lumë apo gri?
Ora në këtë të ardhme kaq të lashtë do të jetë lajm,
Lajm, por kaq pak i ri...

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Poezi
Gjinia: Poezi
Autori: Oskar Milosz
Shqipëroi: Zimo Krutaj
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2016
Fq. 175
Pesha: 0.173 kg.
ISBN: 978-9928-185-24-2

Fragment nga libri

Kur të vijë ajo...

Kur të vijë ajo – do të bëhet gri apo e blertë në sytë e saj,
E blertë në lumë apo gri?
Ora në këtë të ardhme kaq të lashtë do të jetë lajm,
Lajm, por kaq pak i ri...
Orë të vjetra ku çdo gjë u tha, çdo gjë u ëndërrua, çdo gjë u pa!
Nëse e dini hallin jua qaj...

Do të jenë të sotmet dhe zhurmat e qytetit
Krejt si sot e gjithnjë – prova të rrepta shumë! –
Dhe aromat – sipas stinës – të shtatorit a prillit
Dhe qiej të rremë dhe ca re nëpër lumë;

Dhe fjalët - sipas çastit - gazmore a me ngashëri
Nën qiej të gëzuar a që rigojnë shi,
Se ne do kemi jetuar e jemi shtirur, ah! kaq shumë,
Kur të vijë ajo me sytë e saj prej shiu mbi lumë.

Do të jetë (zëri i mërzisë, qeshje e dobësisë)
Çasti shterpë i tanishëm, i moçëm, i thatë,
Rrahje e një përjetësie motër e qetësisë;
Çasti i tanishëm, krejt si në këtë çast.

Dje, dhjetë vjet më parë, sot, për një muaj,
Fjalë të tmerrshme, mendime të vdekura, po ç'vlerë ka!
Pi, fli, vdis, - bëjmë mirë t'ia mbathim nga vetja,
Në një mënyrë a në një tjetër pra..

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2979

Botuesi: Te tjere

Poezi te zgjedhura, Les Murray

Një burrë që i ka njohur shkretëtirat di t'i çmojë puset. Ne duke u vënë puseta apo rubineta puseve, prej praktikës së të jetuarit, kemi harruar përmasën shenjtërore të ujit. Nëse poezia e Les Murray – it vrullon, atëherë bekuar qoftë vrulli jo i rrëkeve të naftës apo fjalëzimeve të kota, por i ndonjë gryke pusi që sapo hapet në zemër të shkretëtirës.

Çmimi 600 Lekë
More
In Stock
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2466

Botuesi: Aleph

Elegji Duine, Rainer Maria Rilke

E botuar më 1922 përkrah "Uliksit" të Xhojsit dhe "Tokës së shkretë" të Eliotit, udha e Elegjive Duine ka qenë e gjatë. Rilke e nisi punën me to në kështjellën Duino më 1912, ku shkroi dy elegjitë e para për t'i përfunduar të tjerat vetëm dhjetë vjet më vonë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Poeteka & Ideart

Poezi të zgjedhura, Tadeusz Rozewicz

Përveç poezive, të qëmtuara me kujdes dhe që përfaqësojnë faza të ndryshme të krijimtarisë së këtij autori, botimi "Tadeusz Rozewicz – Përmbledhje poezish" shoqërohet edhe nga dy tekste që vihen në ndihmë të lexuesit për të komunikuar më mirë me krijimtarinë dhe për të pasur në duar disa çelësa.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Përmasa e katërt, Janis Ricos

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2842

Botuesi: Te tjere

Tek era e kam shpetimin, A. R. Ammons

Është tmerri profetik i dritës radikale, kokëfortësia e tij për përsosurinë, që e prek edhe vetë profecinë, e prek edhe vetë atë aq sa ai nuk di se çfarë duhet të dijë, e cila është ajo gjë që nuk e bën atë si vetë ne.

Çmimi 600 Lekë
More
In Stock

Referenca: SKU000188

Botuesi: Ideart

Nuk di ne se deti, poezi, Claudio Pozzani

Claudio Pozzani është poet, prozator dhe muzikant i shquar për performancat dhe Teatrin e Poezisë, të cilat i ka paraqitur në festivalet më të njohur poetikë. Poezitë e tij janë përkthyer në mëse dhjetë gjuhë dhe janë përfshirë në antologjitë dhe revistat më dinjitoze bashkëkohore. Përmbledhja e tij e fundit me poezi është

Çmimi 500 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Ajan

Ai, ajo dhe dashuria, Mahmud Dervish, Nizar Kabani

Poezia arabe ka bartur ndër shekuj një mistikë të shprehur përmes përmallimit, rrugëtimit drejt së shkuarës dhe kthimit në shtëpinë e shpirtit. Edhe kur të dhënat biografike dhe historike për poetë e ngjarje të caktuara na flasin për autorë që ushqehen nga frymëzime tokësore e që s’bartin interesa hyjnore, sërish vargjet që rrjedhin në gjakun e poezisë së...

Çmimi 750 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Këngët e Maldororit, Isidore-Lucien Ducasse Lautreamont

Jeta e tij mbaron, ashtu si dhe vepra, mes një misteri të paanë. Ne dimë vetëm që u zhduk prej kësaj bote, ashtu si Maldororit, vëmë re se ky personazh legjendar e i çuditshëm erdhi midis nesh vetëm për të na thënë disa gjëra të caktuara, që veç ai mund t'i thoshte, dhe pastaj të sprapsej pa dashur të na japë llogari për ato çka tha.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)