• Banner

Tek era e kam shpetimin, A. R. Ammons

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 592 Lekë Up to 1 777 Lekë

Është tmerri profetik i dritës radikale, kokëfortësia e tij për përsosurinë, që e prek edhe vetë profecinë, e prek edhe vetë atë aq sa ai nuk di se çfarë duhet të dijë, e cila është ajo gjë që nuk e bën atë si vetë ne.

600 Lekë
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Tek era e kam shpëtimin
Gjinia: Poezi
Autori: A. R. Ammons
Shqipëroi: Rudi Erebara
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2012
Fq. 182
Pesha: 0.25 kg
ISBN: 978-9928-4115-2-2

Koment nga Harold Bloom
Është tmerri profetik i dritës radikale, kokëfortësia e tij për përsosurinë, që e prek edhe vetë profecinë, e prek edhe vetë atë aq sa ai nuk di se çfarë duhet të dijë, e cila është ajo gjë që nuk e bën atë si vetë ne. Forca e poemës është aq sa edhe ne të jemi gjithashtu të prekur, por jo prej tmerrit, i cili nuk mund të jetë yni, por prej përsosurisë, ndjesinë sublime që dëshirojmë të ndajmë. Përvojë e jashtëzakonshme, por me asketizmin e lartë utilitarist të tipit Emerson shkëputur prej një mendje tepër skrupuloze ndaj një shprese të re, mbetet materia poetica e ndërmarrjes së Ammons. Mbi autorin Archibald R. Ammons ka shkruar se "ai u lind trupmadh dhe i shëmtuar më 18 shkurt 1926, në një fermë nja katër milje nga qyteti Whiteville, Karolina e Veriut dhe dy milje larg shkollës fillore dhe kishës". Ammons është lakonik, i pakënaqur me veten, përherë lokal dhe gjithmonë i saktë. Ai i përket një brezi poetësh amerikanë që "u bënë në shtëpi" sesa u përpoqën të ishin kozmopolitë apo të jepeshin pas kulturës evropiane. Poezitë e tij janë të tejmbushura me peizazhet e vendeve ku ai jetoi: North Carolina, bregu i South Jersey – it, rrethinat e Itakës, New York, Universiteti Cornell, atje ku Ammons punoi për afro 30 vjet si profesor i Letërsisë Amerikane. Për këto arritje A. R. Ammons është vlerësuar me të gjitha çmimet më të rëndësishme që jepen në SHBA, ku më të përmendura janë Çmimi Kombëtar i Librit, Çmimi i Rrethit të Kritikës, Çmimi Whitman që jepet për "arritjet të mëdha në artin e poezisë", Medaljen e Artë të Poezisë etj.  

Detajet e librit
Te tjere
2842
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Flakërime dashurie, Xhelal ed- Din Rumi

Poezitë janë kryesisht nga “Divani” e duke qenë së tema e dashurisë mbizotëron tërë krijimtarinë e Rumiut, ajo është dominante edhe në këtë përmbledhje. Aty perfshihen dhjetëra poezi të Rumit, që prekin edhe tema nga metafizika, teologjia, kozmologjia e psikologjia.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Kostas Karjotaqis, Poezi të zgjedhura

Në këtë vëllim gjendet edhe "Letra e lamtumirës së poetit", shkruar pak çaste përpara të shtënës me precizion të lartë mbi vete, letër e cila përmbyllet me një post–scriptum që, pa e ndryshuar atë ton vetironizimi dhe sarkazme mortore që përshkon gjithë veprën e vet, fundon me premtimin e një vijimi shkrimi post-mortem.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000182

Botuesi: Ideart

Lekures rrjedh shikimi, Olga Sedakova

Në poezinë e Olga Sedakovës ndjehet ndikimi i filozofisë dhe muzikës bashkëkohore. Shqisa e hollë muzikore e saj dallohet në parimet e rrepta të rimave origjinale e të parregullta, kurse ritmi rezonon me semantikën e përgjithshme të idesë së poezisë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001588

Botuesi: Dija-Poradeci

Puthja sipas mënyrës së Gustav Klimtit, Stelvio Mestrovich Wotninsky

Poezitë e Stelvio Mestrovich vijnë për herë të parë në gjuhën shqipe, përmes vëllimit poetik "Puthja sipas mënyrës së Gustav Klimtit" nën përkthimin e Shpend Sollaku Noe. Ndjenja e fuqishme e lirikës së dashurisë të deh dhe të prangon përmes figuracionit të zgjedhur në vargjet e tij. Dalmati Mestrovich mbetet një zë i përveçuar në Letërsinë Ballkanike.

Çmimi 300 Lekë
More
Në gjendje

Gjylistani dhe Bostani, Saadiu

Letrarët dhe studiuesit e letërsisë botërore e vërtetojnë këtë thënie dhe për më tepër kjo shprehet qartë te “Gjylistani dhe Bostani”. Vetëm nëpërmjet saj mund të krijosh një përfytyrim të drejtë për personalitetin e Saadiut.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Raport prej Qytetit të Rrethuar, Zbigniew Herbert

Ndonëse polak, Zbigniew Herbert nuk është romantik. Në poezitë e tij, ai argumenton jo duke e ngritur temperaturën, por përkundrazi, duke e ulur në atë pikë ku vargjet nis e djegin paragjykimet e uritura të lexuesit, si një gardh hekuri në dimër.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: ACFOS-Albania

Damasku, Nizar Kabbanin

Në fakt, kjo lëvizje ishte pjesë e një interesi më të gjerë në ish-Jugosllavi për letërsinë arabe si pjesë përbërëse e interesit të treguar ndaj letërsisë së “botës së tretë”. Ky interes i treguar erdhi me themelimin dhe rritjen e lëvizjes së vendeve të pa-inkuadruara. Në vitin 1977 u botua në Beograd antologjia e parë në serbisht e cila përmbledh poezi...

Çmimi 400 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Lulëkuqja dhe kujtimi, Paul Celan

Ndonjëherë nuk merr rëndësi për letërsinë vetëm dita e lindjes apo e vdekjes së një shkrimtari, por edhe dita e lindjes së veprës së tij. Botimi i këtij libri është, pa dyshim, rast për t'u festuar: ditëlindja në shqip e poetit Paul Celan, për herë të parë, përmes vëllimit poetik"Lulëkuqja dhe kujtimi", që e bëri atë të njohur në të gjithë hapësirën...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)