• Banner

  • Ka mbaruar
Elegji Duine, Rainer Maria Rilke
  • Elegji Duine, Rainer Maria Rilke

Elegji Duine, Rainer Maria Rilke

E botuar më 1922 përkrah "Uliksit" të Xhojsit dhe "Tokës së shkretë" të Eliotit, udha e Elegjive Duine ka qenë e gjatë. Rilke e nisi punën me to në kështjellën Duino më 1912, ku shkroi dy elegjitë e para për t'i përfunduar të tjerat vetëm dhjetë vjet më vonë.

700 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Elegji Duine
Gjinia: Poezi
Autori: Rainer Maria Rilke
Shqipëroi: Jonila Godole
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2010
Fq. 104
Pesha: 0.19 kg
ISBN: 978-99956-819-7-5

Mbi librin
E botuar më 1922 përkrah "Uliksit" të Xhojsit dhe "Tokës së shkretë" të Eliotit, udha e Elegjive Duine ka qenë e gjatë. Rilke e nisi punën me to në kështjellën Duino më 1912, ku shkroi dy elegjitë e para për t'i përfunduar të tjerat vetëm dhjetë vjet më vonë, ku duket qartë një frymëzim dhe ndikim i ndryshëm te Rilke për shkak edhe të udhëtimeve të tij të asaj periudhe në Spanjë, Francë apo Egjipt. Në letrën që i dërgon asokohe mikeshës së tij princeshës von Thurn që e kishte mikpritur në kështjellën e saj në Duino më 1912, Rilke shkruan: "Gjithçka do përfundojë brenda pak ditësh, ishte një stuhi e paemër, një orkan shpirtëror (si dikur në Duino), gjithçka e kisha brenda vetes dhe u shpërbë, për ushqim as që bëhej ndonjëherë fjalë, një Zot e di kush më ka mbajtur gjallë". Komente mbi librin "Rilkes i njoh pak nga Elegjitë e tij. Më shumë as dua të njoh, nga frika se do të m'i trazonte mendimet, kaq ngjashmëri shoh me të." T. S. Eliot "Mendimtarët e vërtetë shenjohen me nishanin e njohjes; kurse këtu kemi të bëjmë me Njërin, për të cilin dhembja, vuajtja dhe pamjaftueshmëria janë gjithçka. Sepse përpara varrit pason vdekja, hap pas hapi, si hija pas trupit." Thomas Man "Nuk jam shumë i sigurtë nëse ajo që Rilke përshkruante ishte religjion, më shumë se kaq, ai shihte ndryshe, në një mënyrë të re, që vinte nga përbrenda dhe... dikur ai do të jetë vetëm një prijës i idealeve humaniste kulturore, por edhe një udhëheqës i madhe shpirtëror." Robert Musil "Rilke është një nga poetët më të mëdhenj të shekullit të XX – të... Inteligjenca e tij e pashembullt do vazhdojë të na habisë tani e përgjithmonë." Josif Brodskij  

Detajet e librit
2466
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Vepra e plotë poetike, Vasko Popa

Nuk dihet pse ka një cikël kaq të madh për lojën në poezinë e tij. Nuk dihet edhe se çfarë mendonte në angushti të e veta dhe as se çfarë e frikonte më shumë. Nuk dihet dhe çfarë synonte. Nuk dihet. Nuk dihet pra.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Premtimi i Prushit, Philippe Jaccottet

Kur u qasesh këtyre poezive, të zgjohet një mirëbesim. Vështrimi ynë, duke kaluar prej njërës fjalë te tjetra, vëren të shpalohet një ligjërim i dëlirë, që e banon ndijimin, ashtu sikundër zëri i saktë banon melodinë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, Paul Celan

Një ndër poetët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane të periudhës së pasluftës. Paul Celani (pseudonim i Paul Antschelit) u lind më 23 nëntor 1920 në një familje hebreje në Cernăuți (Czernowitz) të Bukovinës, asokohe në Mbretërinë e Rumanisë (sot Chernivtsy, në Ukrahinë).

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Qyteti pa emër, Czeslaw Milosz

Poet, prozator, eseist, historian i letërsisë dhe përkthyes brilant i letërsisë polake, angleze, lituane, hebraike, greke, japoneze etj. Ai është një personalitet i letërsisë botërore, që me gjuhën e fuqishme të ironisë dhe sarkazmës, farsës dhe groteskes, zbuloi përmes artit poetik bukuritë dhe shëmtitë e realitetit të shoqërisë njerëzore.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2843

Botuesi: Te tjere

Delfin, Robert Lowell

Lowell – i, në jetën e tij poetike, e kreu dy herë detyrën e dytë dhe ishte i vetëdijshëm se ç'bënte në të dyja herët, pas shumë përsiatjesh e me shumë ndjeshmëri. Kur them se dinte çfarë bënte, nuk kam parasysh një program të parapërgatitur se ç'duhej bërë e arritur.

Çmimi 600 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tristia, Osip Mandelshtam

Bashkëkohës i Ana Ahmetovës e Boris Pasternakut, pikë referimi për mjeshtra të mëvonshëm si Paul Celan apo Robert Lowell, Mandelshami ishte ndër nxitësit kryesorë të “revolucionit të fjalës” në fillimet e shekullit XX, në Shën Petërburg. Politikisht jokonformist, Mandelshtami fitoi shpejt armiqësinë e regjimit stalinist, duke i kaluar vitet e fundit të...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: ACFOS-Albania

Rubaijjati, Umer Khajjamit

Rubairat (Rubaijjati) e Umer Khajjamit, të përkthyera në gjuhën shqipe nga një dorë mjeshtërore si ajo e Hafiz Ali Korçës, është padyshim një nga kryeveprat botërore të sjella, për fatin tonë, edhe në tryezën tonë shqiptare, për të shijuar dhe për të përfituar sa më shumë prej fryteve të tyre.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Flakërime dashurie, Xhelal ed- Din Rumi

Poezitë janë kryesisht nga “Divani” e duke qenë së tema e dashurisë mbizotëron tërë krijimtarinë e Rumiut, ajo është dominante edhe në këtë përmbledhje. Aty perfshihen dhjetëra poezi të Rumit, që prekin edhe tema nga metafizika, teologjia, kozmologjia e psikologjia.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2775

Botuesi: OMBRA GVG

Postimpresion, Lindita Komani

E rivendosur këtu, në qytetin e madh me lumin që nuk u bë dot lum, malin që me vështirësi duket ndërmjet ndërtesave që reflektojnë më së miri qenien tragjike të shqiptarëve "kokë më vete", me liqenin që duket se për çdo ditë humbet jetë, me rritjen e pamasë dhe humbjen e identitetit si qytet më vete.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)