Kategoritë

Botuesit

Autorët

Puthja sipas menyres se Gustav Klimtit, Stelvio Mestrovich W Shihe të plotë

Puthja sipas menyres se Gustav Klimtit, Stelvio Mestrovich Wotninsky

Poezitë e Stelvio Mestrovich vijnë për herë të parë në gjuhën shqipe, përmes vëllimit poetik "Puthja sipas mënyrës së Gustav Klimtit" nën përkthimin e Shpend Sollaku Noe. Ndjenja e fuqishme e lirikës së dashurisë të deh dhe të prangon përmes figuracionit të zgjedhur në vargjet e tij. Dalmati Mestrovich mbetet një zë i përveçuar në Letërsinë Ballkanike.

Info shtesë

SKU001588

Disponueshëria: Në gjendje

$3.38

Me ulje çmimi!

-20%

$4.23

libërNga (sasia)Ulja
Puthja sipas menyres se Gustav Klimtit, Stelvio Mestrovich Wotninsky3 --$0.42

Titulli: Puthja sipas mënyrës së Gustav Klimtit
Gjinia: Poezi
Autori: Stelvio Mestrovich Wotninsky
Shqipëroi: Shpend Sollaku Noe
Shtëpia botuese: DIJA Poradeci
Viti: 2010
Fq. 80
Pesha: 0.097 kg.
ISBN: 978-99956-98-11-9

Mbi librin

Poezitë e Stelvio Mestrovich vijnë për herë të parë në gjuhën shqipe, përmes vëllimit poetik "Puthja sipas mënyrës së Gustav Klimtit" nën përkthimin e Shpend Sollaku Noe. Ndjenja e fuqishme e lirikës së dashurisë të deh dhe të prangon përmes figuracionit të zgjedhur në vargjet e tij. Dalmati Mestrovich mbetet një zë i përveçuar në Letërsinë Ballkanike.

Mbi autorin

Stelvio Mestrovich Wotnynski është një intelektual poliedrik: shkrimtar, muzikolog, poet e kritik letrar. Ka lindur në Zadar të ish-Jugosllavisë, sot Republika e Kroacisë, në qershor të vitit 1948. Jeton në Lucca (Itali).

Mestrovich është edhe një kritik i rëndësishëm muzikor i barokut të vonshëm, me interes të veçantë për Antonio Salieri-n, Anton Diabelli-n, Pietro Alessandro Guglielmi-n e Baldassare Galuppi-n. Vepra e Mestrovich është përkthyer në gjuhë të ndryshme. Ky shkrimtar është përfshirë në antologji italiane, gjermane, austriake, spanjolle, bullgare, etj. Romani i tij i parë "Suor Franziska" (1992) është fitues i çmimit të rëndësishëm "Viareggio/Farabolina".

Shumë nga lirikat e tij, të përkthyera në gjermanisht janë përmbledhur për shumë vite në revistën vieneze "LOG", patronazh i UNESCO-s. Poezi të Mestrovich janë përkthyer edhe në gjuhën e një vendi si Shqipëria, vend që ai e do dhe e respekton në mënyrë të veçantë. Stelvio Mestrovich Wotnynski është përfshirë në "Dizionoir", botuar nga Delos Book, shkruar nga Mauro Smocovich e Carlo Lucarelli. Për këtë personalitet kanë shkruar "La Stampa", "La Repubblica", "Il Tirreno", "La Nazione", "Die Wiener Zeitung", "L'Arena", " Il Basso Adige" dhe organe të tjera italiane e të huaja.