Kategoritë

Botuesit

Autorët

Kryqi i harreses, Flutura Acka Shihe të plotë

Kryqi i harreses, Flutura Acka

Për shkak të një fluturimi ajror të mbyllur, një shkrimtare e re gjendet në mes të një historie tronditëse që ngjet mes Shqipërisë dhe Hollandës.

Info shtesë

SKU000008

Disponueshëria: Nuk e kemi më këtë libër në depo


Më njoftoni kur ta rimerni

$5.63

Me ulje çmimi!

-20%

$7.04

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

  • Gruaja e gjeneralit, Joseph O Connor

    Gruaja e...


    Një nga kapitujt më dramatikë dhe pjellorë të...

  • Nderi i humbur i Katerina Blumit, Hajnrih Bel

    Nderi i...


    Titulli: Nderi i humbur i Katerina...

  • Dhelpra dhe fiqte, Ferit Lamaj

    Dhelpra dhe...


    Është privilegj për letërsinë e sotme shqiptare...

Titulli: Kryqi i harresës
Roman
Autori: Flutura Açka
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2004
f. 200
Pesha: 0.22 Kg.

Mbi librin
Flutura Açka, Hollandë, 2003 Për shkak të një fluturimi ajror të mbyllur, një shkrimtare e re gjendet në mes të një historie tronditëse që ngjet mes Shqipërisë dhe Hollandës. Rikthimi i një gjaku gjashtëdhjetë vjeçar, një fëmijë dëshmitar dhe peng i tij, një djalë i ri me dilemat e emigrimit, një dashuri e fuqishme por e dyzuar, një tjetër burrë fatkeq nën hije paranojash, një e huaj në udhëkryqet shqiptare, një famijle, një qytet e më gjerë në "grackën" e Kanunit të Lekë Dukagjinit, si njerëz me fatin e varur te befasia, - plazmojnë bashkë jetën në një libër të vetëm. Fatalitet, rikthim përmbysës i së shkuarës, kërcënimi nga barbaria, shpresë diabolike, marrëzi dashurore, seks, udhëtime të prera, besë, mosbesim, gjak që përzin personazhe të tërë, dy botë që përplasen herë pa u pajtuar herë duke u tretur në një. Ky roman i ri nga Flutura Açka sjell një kryq harrese, me qëllim për të trokitur dhe zgjuar kujtesën kolektive shqiptare.   Rreth Autores Flutura Açka ka lindur më 4-6-1966 në qytetin e Elbasanit. Ka kryer studimet e larta për Ekonomi, dega Statistikë në Universitetin e Tiranës në vitin 1988 dhe Gjuhë e Letërsi Shqipe në vitin 2001 në Universitetin "A. Xhuvani" Elbasan. Pasi punoi tre vjet në profesion, vazhdoi si gazetare në gazetën e rrethit të Elbasanit "Fjala e lirë" dhe më pas në gazetën e pavarur "Ku vemi?". Qysh prej themelimit, në vitin 1992, deri në vitin 2000 ka punuar si administratore dhe më pas redaktore e botimeve në Shtëpinë Botuese "Onufri". Në vitin 2001 themeloi Albanian Literary Agency dhe aktualisht drejton edhe botimet e Skanderbeg books Tiranë.Eshtë fituese e Çmimit Ndërkombëtar "Lira e Strugës" në "Netët Poetike të Strugës" të vitit 1997.Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë në moshën 35-vjeçare në konkurimin e Çmimit të Madh Tivoli-Europa në Itali.Ajo është përfshirë në antologjitë e poezisë shqipe të botuara në gjuhë të ndryshme dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në Francë, Itali, Greqi, Rumani, Gjermani, SHBA, Maqedoni. Burimi: www.albliterature.com

  • Autori Flutura Açka