• Banner

Qyteti tjeter, Artur Balli
  • Qyteti tjeter, Artur Balli

Qyteti tjetër, Artur Balli

Prej fillimit dhe deri në botimin e këtij libri, kam ndjekur plot kureshtje dhe emocion, krijimtarinë poetike të Artur Ballit si dhe shqipërimet e tij të shkëlqyera të poezisë madhore të romantikëve anglezë dhe, pothuaj, në çdo rast jam befasuar me temperamentin dhe dhuntitë e tij të lakmueshme poetike.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Qyteti tjetër (kopertinë e trashë)
Gjinia: Poezi
Autori: Artur Balli
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2017
Fq. 224
Pesha: 0.474 kg.
ISBN: 978-9928-226-64-8

Koment nga Demir Gjergji

Prej fillimit dhe deri në botimin e këtij libri, kam ndjekur plot kureshtje dhe emocion, krijimtarinë poetike të Artur Ballit si dhe shqipërimet e tij të shkëlqyera të poezisë madhore të romantikëve anglezë dhe, pothuaj, në çdo rast jam befasuar me temperamentin dhe dhuntitë e tij të lakmueshme poetike.

Poezia e këtij autori, në pjesën më të mirë të saj, është një himn për botën njerëzore i kënduar aq bukur, sa të vjen ta lexosh e rilexosh, deri sa ta mësosh përmendësh. Një klasik modern si ai, mendoj, se rrallë gjendet, në mos mungon krejt, në poezinë e sotme shqipe.

Fragment nga libri

Ti s'humb asgjë po të më puthësh

Ti s'humb asgjë po të më puthësh
Vetëm për pak
t'i harrosh mbi mua, buzët
Se as deti me valë e shkumë
Kur bregun puth, nuk ka ç'të humbë.

Ti s'humb asgjë të rrish me mua
Vetëm për pak
të më tregosh hiret e tua
Se s'ka ç'të humbë një trëndafil
Kur shpleks petalet, gjithë nur, për
një bilbil.

Ti s'humb asgjë po të më prekësh
Vetëm për pak
mbi mua trupin ta mbështetësh
Se gjë nuk humb as re e bukur,
Në gjoks të malit kur rri strukur.

Ti s'humb asgjë sikur të duash
Vetëm për pak
pasionin tënd tek un' të shuash
Ashtu si një qiri, që s'humb asgjë
Kur ndez një qiri tjetër
dhe digjet bashkë me të.

Ti s'humb asgjë....

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226648
ean13
9789928226648
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Si shpend i ngujuem, Havzi Nela

Të gjitha këto që kam shkruar deri këtu, me vjet të tana kanë qëndrue në tru dhe duke i përsëritë me vetveten, me kokë nën jorgan, ose në vende ku isha ma i vetmuem, kam mundë me i ruejtë në kujtesë.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Qielli s'pranon arna, Anila Kruti

"Qielli s'pranon arna" titullohet përmbledhja e tretë me poezi e autores Anila Kruti. Si nëntitull shoqërues i librit vjen emërtesa 99 poezi lirike, ku disa prej tyre janë pa titull dhe, pjesa më e madhe emërtohet, i cili qysh në krye përthekon profilin e saj, si lëvruese zelltare e lirikës së larmisë.

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shqiptime të rralluara, Arben Dedja

Shkruar kryesisht midis Tiranës dhe Padovës, por edhe në qytete (apo fshatra) të tjera ku jeta e ka hedhur, këto tridhjetë e ca poezi që nuk u bënë dot kurrë dyzet, rrinë, drojtur e thukësisht, si në boshin e ekzistencave tona në kufijtë e bardhësisë së faqes, në pritje për t'u shkrirë e humbur në të dhe prapë idealiste, ëndërrimtare, kryeneçe, të gatshme...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Bota ime, Afroviti Ilo Miçalliu

Afroviti Ilo Miçalliu ka lindur në Durrës në vitin 1982. Ka mbaruar arsimin elartë dega Stomatologji në Universitetin e Mjeksisë në vitin 2007. Ka botuar poezi në gazetën “Muzgu”, bën pjesë në antologjinë poetike “Muzgu” në numrat 9,10,11 dhe 12.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)