Si shpend i ngujuem, Havzi Nela
  • Si shpend i ngujuem, Havzi Nela

Si shpend i ngujuem, Havzi Nela

OMBRA GVG

Të gjitha këto që kam shkruar deri këtu, me vjet të tana kanë qëndrue në tru dhe duke i përsëritë me vetveten, me kokë nën jorgan, ose në vende ku isha ma i vetmuem, kam mundë me i ruejtë në kujtesë.

600 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Si shpend i ngujuem
Origjinali: Si shpend i ngujuem
Gjinia: Poezi
Autori: Havzi Nela
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2015
Fq. 112
Pesha: 0.181 kg.
ISBN: 978-999-06-123-2

Koment nga Agim Spahiu

Në fillimgushtin e vitit 1988, banorët e këtij qyteti të largët, larg botës dhe njerëzimit, mbledhur në këtë ishull fatkeq, panë me sytë e tyre kërcënimin komunist në fundshekullin e njëzetë. Ishte një ditë e nxehtë, një ditë përvëluese dhe njerëzit kalonin vazhdimisht nga Agjensia e Automjeteve për të parë të varurin e ekspozuar.

I varur se mendonte ndryshe, i varur se guxoi t'i mbante lart bindjet e tij, i varur për disidencën e shpallur, i varur pse shihte mundësinë e çlirimit të shpirtit njerëzor. Ashtu, me kokën mënjanë, në gojën e litarit, i paprishur, i papërçudnuar, falë karakterit të tij të fuqishëm, trupi i tij i ftohtë tronditi gjer në mosekzistencë themelet e sistemit të kalbur.

Mungonin vetëm gozhdët që ai të largohej si Krishti me mëkatet e njerëzimit në shpinë. Por, çmëkate po merrte ai? Nëse quhet mëkat kundërshtimi, nëse quhet mëkat mos'heshtja, disidenca e shpallur nëse quhet mëkat?

Nëse quhet zgjimi i shpirtit njerëzor mëkat, le të ishin këto mëkatet e tij dhe mëkatet tona! Shpirti i tij ishte fole e guximit...

Koment nga autori

Të gjitha këto që kam shkruar deri këtu, me vjet të tana kanë qëndrue në tru dhe duke i përsëritë me vetveten, me kokë nën jorgan, ose në vende ku isha ma i vetmuem, kam mundë me i ruejtë në kujtesë.

Gati gjysma janë krijue me mend, pa përdorë laps dhe janë rimue me anë të gishtave. Këto janë sidomos ato që janë krijue në biruca të Rrëshenit, kur u arrestesh për së dyti dhe disa të tjera në Burrel.

Kuptohet vetiu se këto që janë krijue pa laps e pa fletore, çalojnë dhe nga ana metrike, lanie anën tjetër artistike. Në këto ditë që mora guximin t'i hedh në letër, sigurisht jam nxitue dhe për ma tepër duke hedhë sytë sa majtas – djathtas se mos kam tërheqë vëmendjen e shokëve që kam fare pranë.

Fragment nga libri

Kështjella feudale tundet e lëkundet
Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;
Tirani mizor me detin sot po mundet
Thellë, gjithnji ma thellë n'mes dallgëve po futet.

Fryma e Helsinkit u derdh porsi era
Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera.
Këtu, në votrat tona futi gaz e shpresë
Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta nuk do vdesë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978999061232
ean13
978999061232
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2347

Botuesi: Botimet Dudaj

Kurore a kryqezim, Ledi Kacani Myshketa

Ledi Kacani Myshketa, autore e romanit "Muri" dhe e librit me tregime "E përsosur për të vdekur" në krijimtarinë e saj rrëfen thjesht, të tërheq me sinqeritetin, lirshmërinë, gjen ngjarje që bëjnë të njohësh më mirë veten dhe tjetrin, i futet zbërthimit të kontradiktave të shumta, paraprirë nga ndjenjat, i pëlqen përsiatja, m
500 Lekë
More

Referenca: 2131

Botuesi: OMBRA GVG

Cigania, Migena Gjoka

Fatet në pëllëmbën e dorës i mbajmë.Fatet në pëllëmbë të dorës s'na mbajnë.Lojë të çuditshme luajnë me neNa hedhin, na presin,Na flakin, na shkelin,Parajsën kërkojmë e ferrin ndeshim.
550 Lekë
More

Bota ime, Afroviti Ilo Miçalliu

Afroviti Ilo Miçalliu ka lindur në Durrës në vitin 1982. Ka mbaruar arsimin elartë dega Stomatologji në Universitetin e Mjeksisë në vitin 2007. Ka botuar poezi në gazetën “Muzgu”, bën pjesë në antologjinë poetike “Muzgu” në numrat 9,10,11 dhe 12.
500 Lekë
More

Botuesi: Toena

Oksimoron, Maklena F. Nika

Do të dalloja tregimin hyrës “Blu” mbi vetminë, ku ajo përshkruan disa variacione vetmish (vetminë e mërzisë, vetminë e trishtimit, vetminë e nostalgjisë, vetminë e ekzistencës, vetminë e vdekjes) brenda vetmisë së saj, të cilat janë aq të ndryshme, deri të kundërta. Pluraliteti i subjektit të saj të mahnit, dhe kjo shfaqet si atribut i objektit të saj...
700 Lekë
More

Referenca: SKU000008

Botuesi: Skanderbeg Books

Kryqi i harresës, Flutura Açka

Për shkak të një fluturimi ajror të mbyllur, një shkrimtare e re gjendet në mes të një historie tronditëse që ngjet mes Shqipërisë dhe Hollandës.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe