Me vete kam gjithnjë nje Eve, Skender Rusi
  • Me vete kam gjithnjë nje Eve, Skender Rusi

Me vete kam gjithnjë një Evë, Skënder Rusi

Onufri

Nëse poezia është një akt hyjnor, keni lexuar librin e një shenjtori: Shën Skënderi i Korçës. Në altarin e perëndive të artit për dashurinë Ai është patjetër përçori, shenjti kryesor, ikonës së të cilit i janë drejtuar e do t'i drejtohen të dashuruarit dhe gjithë ata që banojnë në trevën e ndjenjave.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Me vete kam gjithnjë një Evë (kopertina e trashë)
Origjinali: Me vete kam gjithnjë një Evë
Gjinia: Poezi
Autori: Skënder Rusi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2015
Fq. 248
Pesha: 0.424 kg.
ISBN: 978-9928-186-78-2

Koment nga Shpend Sollaku Noé

Pse duhet blerë antologjia e çmuar "Me vete kam gjithnjë një Evë"? pse duhet pasur në bibliotekën personale? Pse duhet lexuar vazhdimisht? Çfarë mund të bëjë ky poet për ju? Shumë, shumë. Mundet edhe t'ju ndryshojë jetën.

Nëse poezia është një akt hyjnor, keni lexuar librin e një shenjtori: Shën Skënderi i Korçës. Në altarin e perëndive të artit për dashurinë Ai është patjetër përçori, shenjti kryesor, ikonës së të cilit i janë drejtuar e do t'i drejtohen të dashuruarit dhe gjithë ata që banojnë në trevën e ndjenjave.

Gjeni gjithçka në këto fletë, që nga tiparet fillestare të një vegimi të brishtë në rrëzë të Moravës, deri tek shkrirja e plotë më të përhershmen, ku vetëm disa vargje vlejnë sa dhjetë "atynë"!

Vargu i tij është serum për shpirtra në agoni, ku edhe ai vetë është kryq dhe i kryqëzuar, ku ti si lexues je pjesë e asaj lëngate, ku të duket se ato fjalë i ke shkruar ti, ku je edhe qielli, edhe toka, edhe loti, edhe e qeshura e shpërthyer prej syve të këtij fëmije të marrëzisë.

Brenda të njëjtës poezi Shën Rusi është edhe klithmë e mprehtë dhe përqafim i heshtur. Tek ai dashuria është totale, mbitokësore dhe e nëndheshme: ajo është dashuri për jetën dhe vdekjen; është hingëllima e një kali që krijon ylberët, është fjetja në një shtrat me motrën e diellit, atje ku tradhtonin si të ishin Eseninë, ku të vdekurit shkojnë me natën për të fjetur, duke e lënë jashtë porte, si për t'i thënë që u duhet si uji i të gjallëve. Për t'u kthyer sa më shpejt atje, në botën – Korçë të lindur nga puthjet.

Pse duhet lexuar patjetër ky libër? Sepse pa të, të gjithë ju do të jeni më të varfër në ndjenja, më të paaftë për të dashuruar. Sepse këto janë vargje të shkruara edhe për ata që nuk kanë studiuar kurrë teknika e truke të artit të fjalës.

Sepse janë të kapshme, me dukje të thjeshta; por është një thjeshtësi e kërkuar, e studiuar dhe njëkohësisht spontane; një thjeshtësi që i jep peshë magjike edhe fjalës më të rëndomtë, asnjëherë banale dhe e përsëritur, që kthehet në shkollë të artit të poetimit.

Sepse tek ky shenjt i poezisë dashurore e rëndësishme është jo vetëm ajo që do të thotë, por edhe si do ta shprehë, që të mos e lodhë lexuesin, të mos e detyrojë t'i flakë vargjet në një qoshe. Aq e punuar, e peshuar dhe e ekuilibruar është kjo kapshmëri e poezisë, saqë çdo fjalë duket sikur ekziston vetëm brenda vargut të tij. Një varg i kristaltë, ku, nëse heq edhe një rrokje të vetme, gjithçka copëtohet në mijëra thërrmija.

Është e tepërt t'ju bëj një listë banale të botimeve të këtij poeti: Ai është ngjizur në shtratin e Muzave, në ditën e festës së tyre madhore. Është e kotë t'ju theksoj se ku ka lindur, atdheu i tij është zjarri i të puthurës. Veç është e domosdoshme t'ju kujtoj se, kur shumëkujt mund edhe t'i jetë zbehur boja e emrin në gjendjen civile, kur t'i jetë sheshuar varri prej erozionit të harresës, Ai – Shën Skënder Rusi i Korçës – do të jetë në limfën e jetëve të ardhshme, si një dehje e këndshme, soundtrack i dashurive të përditshme.

Fragment nga libri

Mbi kokë më rri edhe më ndrit, nënës sime

Gjithnjë po bëhesh më e kërrusur,
Sikur po i afrohesh tokës!
Unë jam atje, në sytë e rrudhur,
Ku është fillimi i gjithë botës!

Gjithnjë po bëhesh më e vockël,
Ku e ke futur gjithë atë shpirt!?
Si hënëz e ngrënë brenda dhomës,
Mbi kokë më rri edhe më ndrit!

Gjithnjë po bëhesh më e lehtë,
Mos ke ndërmend që të largohesh!?
Më bëj një shenjë e ngjitem vetë,
Qiellit t'i them që do vonohesh!

Mbi autorin

Skënder Rusi u lind më 1952 në Korçë dhe ka mbaruar studimet e larta për gjuhë – letërsi. Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro. Që prej vitit 1992 vazhdon të jetë drejtor i bibliotekës "Thimi Mitko", Korçë.

Ka botuar 8 libra me poezi dhe dy nga dramat e tij janë vënë në skenë nga trupa e teatrit "A. Z. Çajupi". Krijimet e tij janë përfshirë nëpër antologjitë e disa vendeve të Europës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi etj.

Prej 12 vjetësh është kryetar i Klubit të Shkrimtarëve "Bota e Re" në Korçë. Prej 7 vjetësh organizon dhe drejton aktivitetin më të madh kulturor në Korçë "Nëtët korçare të poezisë" me poetë të ftuar nga Kosova, Greqia, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Italia etj.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928186782
ean13
9789928186782
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001983

Botuesi: Vernon Publishing

Kenge te reja, Migena Ramaj

Migena Ramaj është një emër i ri në fushën e letrave në shqip me një përfshirje të konsiderueshme në prozë, e veçanërsisht në poezi. Është autore e "Melodia e dashurisë sime", botuar më 2005 dhe ribotuar më 2011; autore e vëllimeve me poezi: "Mesi i dhimbjes", "Midis ëndrrës".
500 Lekë
More

Referenca: 2356

Botuesi: Te tjere

Melodia e harpes, Lisandri Kola

Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.
200 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shqiptime të rralluara, Arben Dedja

Shkruar kryesisht midis Tiranës dhe Padovës, por edhe në qytete (apo fshatra) të tjera ku jeta e ka hedhur, këto tridhjetë e ca poezi që nuk u bënë dot kurrë dyzet, rrinë, drojtur e thukësisht, si në boshin e ekzistencave tona në kufijtë e bardhësisë së faqes, në pritje për t'u shkrirë e humbur në të dhe prapë idealiste, ëndërrimtare, kryeneçe, të gatshme...
500 Lekë
More

Referenca: SKU000690

Botuesi: Te tjere

Jusufi me Zelihane, Hafiz Ali Korca

Titulli: Jusufi me ZelihanëMë e bukura e ngjarjeve(Ahsen-Ul-Kasas)Shkruar në vitin 1215-1896Shtypur në vitin 1342-1923Autori: Hafiz Ali KorçaShtëpia botuese: A.C.D.O.S.Vendi dhe Viti: Tiranë, 2008f. 120Pesha: 0.15 kg. Mbi autor
500 Lekë
More

Referenca: SKU000770

Botuesi: Onufri

Pike e zeze ne blu, Ali Podrimja

Poezia e Ali Podrimjes është ndër të rrallat në poezinë shqipe që mund të cilësohet moderne bashkëkohore në kuptimin europian. Ajo është, herë e afërt dhe herë e ngjashme me poezinë europiane të shekullit XX, jo aq në botëvështrimin dhe botëpërjetimin, në lëndën dhe në mendimin e saj, se sa në konceptet dhe konceptimet p
500 Lekë
More

Botuesi: Bard

Mbrojtja e Hekubës, Lindita Ahmeti

Poezia e Lindita Ahmetit karakterizohet nga niveli i lartë i figurshmërisë, nivel i cili shtrihet dhe formësohet brenda një rrjeti të gjerë referencash.
700 Lekë
More

Botuesi: Bard

Vjeshta është grua, Ilire Zajmi

Në poezinë e Ilire e Zajmit vërejmë një zhvendosje të kuptimeve të para të fjalëve, zhvendosje kjo e determinuar nga reagimi që shpërthen kundër robërisë, traditës, padrejtësisë etj.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Mbi kuaj ëndrrash, Fatmir R. Gjata

E menduar mirë dhe e krijuar mbi bazën e një sistemi të përpunuar me shumë përkushtim, poezia e Fatmir R. Gjatës shquhet duke filluar nga njësitë më të vogla të strukturës gjuhësore poetike, për të vazhduar te poezia si njësi tërësore, pastaj te përmbledhja si unitet shprehjeje e stili poetik si formë e shqiptimit të botës subjektive të krijuesit.
600 Lekë
More

Referenca: SKU002072

Botuesi: Onufri

Palimpsest, Martin Camaj

Rreziku i vëzhgimit të cekët, asnjë milimetër i thellë, në shpirtin e veprës është brenga më e madhe e Camajt përballë veprës së tij të kryer. E kryer, e përfunduar në formën e saj gjuhësore kombëtare, çdo gur i ngrehinës së tij poetike mbart erën e shekujve të traditës klasike që e kanë ushqyer.
500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Qiellit përkundrejt, Ilir Levonja

Ajo pret me faqen në dorë, me hundën shtypurTek xhami: Shikon kopshtin e lulëzuarQë në diell avullon kurmin,Qoshkun e rrugës përtej,Ku tumon një furrë pjekje.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2627

Botuesi: Onufri

Kohe per askund, Arben Shehi

Duke hedhur këto shënime kam menduar se nëse shprehja e njohur "poezia sidoqoftë është një pasqyrë e vogël e vetë poetit" ka pjesë të së vërtetës, kjo është padyshim e vërtetë edhe për Arben Shehin. Një poezi thellësisht lirike e plot kontraste, një pasqyrim i plotë i lirisë, si dimensioni i tij më i qenësishëm.
700 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Pothuajse dje, Luljeta Lleshanaku

Ajo është një krijuese e talentuar e krahasimit... Ky mjet shfaqet shumë unik tek Lleshanaku. Është me rëndësi të theksojmë që ekziston rreziku, që ky mjet, mund të kthehet në zakon, por në përgjithësi krahasimet e Lleshanakut veprojnë më tepër si një akt skicimi, duke përcaktuar koordinata të saktë në një territor, që për në, për fat, mbetet i panjohur...
700 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Album i brengës më të thellë, Edmond Tupja

Në përgjithësi, familja, si edhe farefisi i një fëmije me autizëm, kur është e mirinformuar për këtë sindromë dhe pasojat e saj të rënda, nuk e kursen dashurinë për atë. Kështu, edhe ne, Xhilda e unë, gjyshet e gjyshërit e Gesit, të afërmit e tjerë deri edhe fqinjët, kurrë nuk kemi reshtur së faluri dashuri Gesit.
600 Lekë
More