• Banner

Endrra si re, Marg Shilipa
  • Endrra si re, Marg Shilipa

Ëndrra si re, Marg Shilipa

Marga qëndis si nikoqire e mirë një oqean të thellë ritmesh e ndjenjash, duke ia dhuruar lexuesit me forcën dhe delikatesën e gruas. Ajo end ngadalë, vargje pa bujë, shpesh herë e mbyllur brenda guaskës intime, ashtu si zogjtë thurin me art majë pemëve të larta foletë e tyre, për të qenë më pranë yjeve dhe qiellit.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ëndrra si re
Origjinali: Ëndrra si re
Gjinia: Poezi
Autori: Marg Shilipa
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2015
Fq. 140
Pesha: 0.208 kg.
ISBN: 978-9928-06-108-9

Komente mbi librin

"Marga qëndis si nikoqire e mirë një oqean të thellë ritmesh e ndjenjash, duke ia dhuruar lexuesit me forcën dhe delikatesën e gruas. Ajo end ngadalë, vargje pa bujë, shpesh herë e mbyllur brenda guaskës intime, ashtu si zogjtë thurin me art majë pemëve të larta foletë e tyre, për të qenë më pranë yjeve dhe qiellit.

Ky është mikrokozmosi i Marg Shilipas, duke mos rreshtur së kujtuari se është edhe Penelopë, në pritje ankthi, përjetësisht e dashuruar. Ajo e përpunon fjalën si një mjeshtër filigranën dhe që si bazament të tekstit ka vetveten. Ajo arrin të vizatojë poetikisht, gjithçka të bukur që natyra fal, duke i "përkthyer" me vargje emocionuese udhën e përjetimit.

Si grua e ndjeshme ajo e vendos gishtin mbi plagët e malcuara të shoqërisë, e bindur se nëse secila prej nesh do ta bënte me zell detyrën e saj e do të ishte në kohën dhe vendin e duhur, padyshim që kjo botë që e jetojmë do të ishte edhe me e bukur, sepse do të ishte e përkëdhelur nga duar femre."

Vasilika Tafa

"Ndryshe nga tendencat feministe të poezisë së grave veçanërisht gjatë dekadave të fundit në kërkim të një individualitetit gjinor, nganjëherë me forcë dhe imponues, poezia e Marg Shilipas përkundrazi, afron më tepër me post – feminizmin, me pranimin e faktit që një grua e bën të plotë dashuria e burrit.

Por, hollë – hollë, ky këndvështrim mendoj se reflekton filozofinë e ambientit ku është rritur, traditën arbëreshe, familjen arbëreshe... Marg Shilipa shkruan me një diksion të thjeshtë, gati minimalist, që do të ishte një zgjedhje e rrezikshme për çdo poet.

Por, poezitë e saj nuk bëhen kurrë të mërzitshme; përkundrazi ajo arrin të ndërtojë një marrëdhënie intime me lexuesin, falë kryesisht një sintakse të zhdërvjelltë dhe bindëse, kapërcimeve nga shprehja emocionale tek përshkrimi, për të arritur pastaj më të mirën e vet, në poezitë narrative, ku gjejmë një ndërhyrje me elementë të dramaturgjisë... në stil, situatë dhe karaktere.

Dhe pas leximit të parë literal, pas kësaj gjuhe të thjeshtë, një lexim i dytë, zbulon gradualisht nënshtresa të tjera kuptimore; pas një imazhi apo subjekti të thjeshtë, një mesazh metafizik."

Luljeta Lleshanaku

Fragmente nga libri

Akuilonet

Fëmijët rrijnë te bari
akuilonet e tyre të lehtë e me ngjyra
rrinë pezull lart.
Ndër të gjelbrit e të kaltërtit
rrinë pezull.
Fëmijët rrinë anë bregut
akuilonet e tyre lart fluturojnë
ndër ar e të kaltër
fluturojnë.

Unë vëreja femijët e gëzuar
e vëreja akuilonet
të lartësoheshin të hirshëm e të lehtë.
Ndër mijëra lëvizje rrëzëlluese
me sy të hutuar
ndjekja fluturimet e tyre.

Deja t'isha unë një akuilon
ndër të gjelbrit e të kaltërtit të fluturoja
ndër të artit e të kaltërtit të fluturoja!

Një dritare e rrumbullakët

Në vëren mirë tek u
si nga një dritare e rrumbullakët
mbi zëmrën time
mund të shohësh të lundrojën me vela
ëndërrat time të bukura
ato që kam realizuar,
ato fantastike
të cilavet nuk di më t'i jap emrin,
ato që kërkoja të zëja
e që u zborën,
ato që besoja se i kisha zënë
e pran thyheshin.
Në vëren mirë nga ajo dritare e rrumbullakët
mund të shohësh të shkojën
ëndërrat time të bukura
e të njohësh ndëvonë
shpirtin tim!

Tek ajo natë

Tek ajo natë
embrioni i vogël
nga djeba e barkut tim
u këput
me një dridhje të lehtë:
nga gjella iku e nga imja.
Vetëm më la
ndërsa unë pa dijtur
adhà e dashuroja.
Ende ë në veten time kujtimi i tij,
i gjallë.

Mbi autoren

Marg Shilipa (Margarita Shilipa) lindi në Palermo nga prindër të Horës së Arbëreshëvet. U diplomua në Institutin Pedagogjik e mësoi për disa vjet në krahinën e Torinos e të Hora e Arbëreshëvet. Poezi të saj janë botuar në revistat arbëreshe me pseudonimin Mitja o Marg.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061089
ean13
9789928061089
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2775

Botuesi: OMBRA GVG

Postimpresion, Lindita Komani

E rivendosur këtu, në qytetin e madh me lumin që nuk u bë dot lum, malin që me vështirësi duket ndërmjet ndërtesave që reflektojnë më së miri qenien tragjike të shqiptarëve "kokë më vete", me liqenin që duket se për çdo ditë humbet jetë, me rritjen e pamasë dhe humbjen e identitetit si qytet më vete.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Pothuajse dje, Luljeta Lleshanaku

Ajo është një krijuese e talentuar e krahasimit... Ky mjet shfaqet shumë unik tek Lleshanaku. Është me rëndësi të theksojmë që ekziston rreziku, që ky mjet, mund të kthehet në zakon, por në përgjithësi krahasimet e Lleshanakut veprojnë më tepër si një akt skicimi, duke përcaktuar koordinata të saktë në një territor, që për në, për fat, mbetet i panjohur...

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Bota ime, Afroviti Ilo Miçalliu

Afroviti Ilo Miçalliu ka lindur në Durrës në vitin 1982. Ka mbaruar arsimin elartë dega Stomatologji në Universitetin e Mjeksisë në vitin 2007. Ka botuar poezi në gazetën “Muzgu”, bën pjesë në antologjinë poetike “Muzgu” në numrat 9,10,11 dhe 12.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Lum Lumi, Ali Podrimja

Shkaku i një fjale, figure a strofe, autorët shpesh u kthehen teksteve. Edhe në Letrat shqipe ka shembuj. Poezia konsiderohet diçka hyjnore, ngërthen në vete dhe misterin. Vlerën nuk e përcakton sasia. Mbahen mend poetë edhe për një poezi. Ajo që nuk vdes, të vë në veprim vazhdimisht. Lumi nuk simbolizon vetëm fatin e tij tragjik.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Irisoft Education

Romancë Divjakase, Miço Mone

Ashtu si më bënë mua të më lindë ky monolog, mbas çdo takimi nga largë me këto tre shtojzavalle dhe hedhja me një frymë në telajo, që konkretizuan një nga ekspozitat më të bukura për mua. Këto tre elementë, poezia, monologu im në prozë dhe pikturat e kësaj stine të lirisë, do tju bëjnë të ri jetoni këtë perlë lirie, që ishte në shpërthimin e saj dhe që...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2976

Botuesi: Aleph

Lëng argjendi, Rudi Erebara

U puqën dy skajet e materies,u ndez një dritë e fortë si dyshim,dhe ne vendosëm të ndahemi,dy lëvozhga që rrojnë,mbi ujë të qetë pasdite.Asgjë nuk u mat me humbjen tonë,asgjë nuk u rrit.

Çmimi 600 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Onufri

Kalorësit e shiut, Sadik Bejko

"Nuk është e vështirë të dallosh vargjet e ngrohta, plot mendime, që kanë gjithmonë një rrjedhë të vetvetishme, të Sadik Bejkos... Dhe jam i bindur se nuk e ekzagjeroj aspak po të përmend se shumë vjersha të Sadik Bejkos (...) janë në nivelin e mirë të poezisë sonë në plan nacional". Ismail Kadare

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Pasojat e dashurisë, Albana Shala

E shkruar me kulturë, imagjinatë, ritem dhe rrjedhshmëri poezia e Albana Shalës vjen natyrshëm si një rrëfim intim, personal, e që në të njëjtën kohë është po aq universal, sepse i përket secilit prej nesh.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2331

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezise bashkekohore arbereshe

Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve arbëreshë: Dushko Vetmo, Lluka Perone, Vorea Ujko, Karmell Kandreva, Pietro Napolitano, Xhuzepe Skiro di Modika, Xhuzepe Skiro di Maxho, Vinçens Belmonte, Kate Xukaro, Françesko Altimari, Xhuezepe del Gaudio, Matilda Ferraro dhe Enca Skutari.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Anima Mundi, Moikom Zeqo

Hapja e këtillë e librit është palimpsest i palimpsesteve, ose kryepalimpsest, si një pohim të cilin do ta dëshmojë me shembujt e shumtë që do t'i ofrojë në krijimet e tij. S'do mend, pas gjithë ecurisë konkretizuese me anë të rishkrimit të kësaj bote, në fund ai e mbyll me palimpsestin e mikut të tij virtual, Makabe Zaharisë, për ta ripohuar rishtazi...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)